Sëmundja e Parkinson-it vjen nga çrregullimet e sistemit nervor qendror, incidenca e të cilës po rritet gradualisht. Shumë të moshuar lodhen nga kjo sëmundje kronike dhe tejet e vështirë. Në periudha të ndryshme të zhvillimit të kësaj sëmundjeje, simptomat dhe shkallët janë të ndryshme. Mënyrat kryesore të trajtimit janë përdorimi i ilaçeve dhe ndërhyrja kirurgjike. Në periudha të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes, cilat janë metodat më të përshtatshme për të frenuar përkeqësimin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës?
Sëmundja e Parkinson-it shkaktohet nga vdekja e qelizave të trurit
Brenda trurit të njeriut ekzistojnë shumë qarqe nervore që kontrollojnë lëvizjet. Të gjitha aktivitetet fizike dhe gjuhësore realizohen përmes sekretimit të substancave kimike në tru, që mund të ndryshojnë potencialet e veprimeve të qelizave të trurit, duke drejtuar lëvizjet e muskujve. Shkaku kryesor i sëmundjes së Parkinson-it vjen nga vdekja e qelizave të trurit, që përgjigjen për sekretimin e dopaminës. Pa dopaminë të mjaftueshme, pjesë të trurit bëhen tejmase aktive dhe i sëmuri humbet kontrollin dhe muskujt humbasin elesticitetin, e për pasojë i sëmuri ka lëkundje trupit, ngurtësim muskujsh, vështirësi në gëlltitje etk. Nëse shkoni në spital, mjekët mund të sugjerojnë furnizimin e dopamines dhe korrigjimin e gjendjes jonormale të potencialeve të rrjetit nervor.
Baza për shfaqjën e sindromës idiopatike të Parkinsonit është mungesa edopaminës, sidomos në substantia nigra, pra përfshinë rrugët dopaminergjikenë mes substantia nigra dhe striatumit. Histologjikisht vërehet një humbje eneuroneve nigrostriatale dopaminergjike. Biokimikisht vjen deri te një mosbalancim në mes të acetilkolinës (nucleus caudatus) dhe antagonistitdopaminës (substantia nigra), pra në mes sistemit kolinergjik dhe dopaminergjik. Deficiti i dopaminës është përgjegjës për simptomet minus si hipo- dheakinezia, çrregullimet e reflekseve posturale, ndërsa mbizotërimi kolinergjik për simptomet plus si tremori dhe rigori
Periudha e artë e trajtimit me ilaçe është 4-5 vjet
Ilaçi "Levodopa" që ndihmon për sekretimin e dopaminës dhe ilaçet e tjera pakësojnë dekompozimin e dopaminës dhe mund të lehtësojnë shumë shpejt simptomat e sëmundjes së Parkinson-it. Përdorimi i ilaçeve mund të kontrollojë simptomat dhe përmirëson cilësinë e jetës.
Ky ilaç u krijua rreth viteve 60. Në atë periudhë, të gjithë studiuesit shprehën qëndrim pozitiv për trajtimin me ilaçe dhe besojnë se kjo është metoda më e mirë për kontrollin e sëmundjes së Parkinson-it. Por, pas 4-5 vitesh, efekti i "Levodopa"-s bie dhe kështu duhet të shtohet vazhdimisht sasia e ilaçeve.
Efektet anësore të ilaçit përfshijnë lëvizjen jonormale të muskujve dhe fenomenet "on-off": "Off" është koha kur trupi s'mund të lëvizë, "On" është koha kur trupi mund të lëvizë normalisht. Por, kalimi mes fenomenit "off" dhe fenomenit "on" është shumë i shpejt dhe i paparashikuar. Pacienti do të provojë lehtësimin e papritur dhe përkeqësimin e papritur të sëmundjes. Sipas të dhënave, pas 4-5 vitesh të përdorimit të Levodopas, 12-60% e pacientëve mund të provojnë simptomat "on-off", 8-64% e pacientëve mund të përballojnë lëvizjen jonormale të muskujve. Çrregullimet e lëvizjes mund të bëhen arsye kryesore të shëmtimit të pacientëve të prekur nga sëmundja e Parkinson-it. Në periudhën e vonshme, përdorimi i ilaçeve mund të shkaktojë çrregullimet e lëvizjes. Pakësimi i sasisë së ilaçeve dhe ndalimi i përdorimit të ilaçeve s'mund të kontrollojë simptomat e sëmundjes. Prandaj, mjekët duhet të bëjnë një plan të përshtatshëm për medikamentet sipas kushteve konkrete të secilit pacient.
Kirurgjia është metoda tjetër efektive përveç ilaçeve
Ndërsa një trajtim kirugjik i quajtur Stimulimi i Thellë i Trurit mund të trajtojë simptomat tek shumë pacientë. Sinjale të vogla dërgohen nga një stimulues nëpërmjet elektrodave të lidhura me trurin. Ky lloj trajtimi kirurgjik ul veprimtarinë e trurit në nivelin normal. Deri tani, metoda më e sigurt kirurgjike është vendosja e stimuluesit në këtë pikë të trurit.
Çfarë problemesh na zgjidh vendosja e stimuluesit të elektrodës në tru?
Stimuluesi mund të lehtësojë në mënyrë të dukshme simptomat, si lëkundje e trupit, ngadalësimi i lëvizjes etj. Ky stimulues mund të lehtësojë çrregullimet e lëvizjes, të ndihmojë uljen e sasisë së ilaçeve të përdorura. Kjo kirurgji nuk dëmton strukturën e organeve trunore. Nivelet e stimulimit mund të rregullohen jashtë trupit.
Cilët janë pacientët e përshtatshëm për vendosjen e stimuluesve në tru?
Përdorimi i ilaçeve është metoda më efektive dhe më thelbësore për sëmundjen e Parkinsonit. Vendosja e stimuluesit të elektrodës në tru është metoda shtese përveç mjekimit me ilaçe. Pacientët që pranojnë këtë kirurgji duhet të jenë nën moshën 75-vjeçare. Pacientët që u prekën nga sëmundja e Parksionit për mbi 5 vjet dhe nuk patën rezultat nga ilaçet i nënshtrohen kirurgjisë. Por, pacientët me uljen e aftësisë së njohjes dhe simptomat psikologjike nuk duhet të pranojnë ndërhyrjen kirurgjike.
Stimuluesi në tru mund të zgjidhë të gjitha problemet e sëmundjes së Parkinsonit?
Stimuluesi në tru është "ilaçi elektronik" për sëmundjen e Parkinsonit-it, që nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e sëmundjes. Me kalimin e kohës, sëmundja avancon. Stimuluesi përmes elektrodave lehtëson por nuk shëron plotësisht, prandaj pacientët duhet të kenë pritshmëri reale për efektet mjekësore të këtij stimuluesi.
Cilat janë rreziqet nga kjo kirurgji
Vendosja e stimuluesit përmes elektrodave në tru është një kirurgji me plagë minimale dhe ka prirje të shërimit të shpejtë dhe rrezik të ulët. Rreziku më i lartë kirurgjik është gjakderdhja brenda trurit. Nga statistikat, prej vitit 2000, tek mbi 1000 kirurgji të tilla, vetëm 1.5% e pacientëve patën fenomenin e gjakderdhjes brenda trurit, edhe pse nuk shkakton problem të madh.
Pra hapi i parë i furnizimit me dopaminë është përdorimi i ilaçeve. Meqënëse kjo metodë është e përkohshme, ajo zëvendësohet me vendosjen e stimuluesit në tru për të normalizuar gjendjen. (Xu Guang)