Festa e Pranverës apo Viti i Ri hënor është festa më e rëndësishme e kinezëve. Në këtë festë, të rinjtë që punojnë apo studiojnë në zona të ndryshme të Kinës rikthehen në vendlindjen e tyre për t'u ribashkuar me prindërit. Por në kohët e sotme, po shihet që gjithnjë e më shumë të rinj kinezë përballen me presion të ndryshëm shkaktuar nga ribashkimi familjar në Festën e Pranverës. Po përse kanë ankth të rinjtë kinezë gjatë kësaj periudhe të vitit? Si e përballojnë ata këtë moment?

Presioni i shkaktuar nga krahasimet e shumta në shoqërinë e sotme

Gjatë festës, arsyeja kryesore e stresit vjen nga krahasimi. Në shoqëri, njerëzit bëjnë shumë krahasime dhe kjo ndodh edhe gjatë Festës së Pranverës tek të rinjtë kinez në vendlindjet e tyre. Pavarësisht gjatë takimeve me shokët e shkollës apo me anëtarët e fisit, të rinjtë do të përballen me shumë pyetje të ndryshme krahasimi mbi studimet, pagën, jetën personale etj.

Sipas pikëpamjes psikologjike, vetëvlerësimi vjen kryesisht nga reagimi i të tjerëve. Psikologët e zhvillimit janë të mendimit se vlerësimet nga prindërit ose të të tjerëve që kujdesen gjatë procesit të rritjes, formojnë besimin tek vetja. Sipas kësaj teorie, mund të shpjegohen presionet e ashpra të të rinjve kinezë gjatë Festës së Pranverës, meqenëse të rinjtë kinezë nuk u kushtojnë vëmendje të madhe krahasimeve shoqërore gjatë punës në qytete të tjera, por kur bëhet fjala për vlerësimet e familjarëve dhe të shokëve të fëmijërisë ata janë më të ndjeshëm.

Nëse të rinjtë janë me fat nuk do të pyeten shumë dhe keshtu nuk do të kenë stres gjatë kësaj periudhe. Megjithatë të rinjtë kinezë nga pyetjet që iu bëhen gjatë festave futen në mendime: "Cili është imazhi im në syrin e të tjerëve?", "Çfarë dua në jetë?", "Çfarë kam arritur deri më sot?"...

Pakënaqësia e shkaktuar nga mungesa e kufizimit personal

Shumë të rinj kinezë mërziten nga mungesa e kufizimit personal. Kufizimi personal nuk është një koncept i ri, por shumë persona s'mund të përcaktojnë kufizimin e qartë personal. Në konceptin tradicional kinez, marrëdhënia mes prindërve dhe fëmijëve është shumë e ngushtë. Shumë prindër kinezë konsiderojnë fëmijët si pjesë të vetes. Ata dëshirojnë të ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, pavarësisht nëse janë të martuar ose sapo janë bërë prindër. Kjo është arsyeja kryesore e konflikteve familjare gjatë festës.

Por, me ndryshimin e kohës dhe pasurimin e përvojës së jetës, fëmijët krijojnë opinionet e tyre, të cilat ndryshojnë nga opinionet e prindërve. Prandaj, fëmijët nuk kanë dëshirë të dëgjojnë sugjerimet e prindërve. Disa të rinj kanë një status të lartë në vendin e punës, si shef dhe janë ata që u japin urdhra të tjerëve. Kur prindërit e tyre i konsiderojnë ata si fëmijët, do të kenë ndjenjë jo të mirë.

Metodat e efektshme për ta kaluar festën tradicionale

Marrëdhënia familjare mund t'na ofrojë ndjenjën e lumturisë më të madhe, qëndrimi i ngushtë me prindërit mund të shtojë vetvlerësimin. Në ditë normale jemi të zënë me shumë punë dhe një ritëm të shpejtë jete. Nuk kemi kohë të mjaftueshme për të shoqëruar prindërit. Në festën tradicionale, mund të harrojmë të gjitha përgjegjësitë e ditës normale dhe të kthehemi në ambientin e ngrohtë familjar.

Të gjithë shpresojnë që ta kalojnë festën me gëzim, duke kapërcyer sfidat psikologjike. Më poshtë ju sjellim 5 metodat e efektshme për një festë të gëzueshme në familje.

1.Pohojmë më parë opinionet e prindërve, pastaj shprehim qëndrimin personal.

Duhet të kuptojmë rolin e prindërve. Në të kaluarën, varemi nga prindërit për ushqim, arsimim dhe në anën ekonomike. Në shoqërinë kineze, shumë prindër i ndihmojnë fëmijët të blejnë shtëpi si dhe kujdesen për nipërit dhe mbesat. Prandaj, prindërit kinezë kanë lidhje të thellë me fëmijët e tyre. S'mund të përcaktojmë një kufi të qartë me ta. Në fakt, shumica e të rinjve shpresojnë përcaktimin e kufirit, kur prindërit shprehin opinione të ndryshme. Por, të rinjtë nuk duan të vendosin kufij me prindërit, kur iu nevojitet ndihma e tyre për blerjen e shtëpisë apo përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre.

Nëse bëjmë një analizë më të hollësishme, të rinjtë shpresojnë që opinionet e tyre të dëgjohen edhe nga prindërit. Prandaj, fëmijët duhet të kuptojnë humorin e prindërve dhe të mos i ndalojnë ata të flasin. Në fillim, duhet të dëgjojmë fjalët e prindërve dhe të respektojnë të drejtat e tyre për shprehjen e opinioneve. Pastaj, në kohën e përshtatshme, shprehim mendimet e tyre. Vetëm në këtë mënyrë komunikimi mund të jetë i efektshëm.

2.Prindërit janë "bashkëpunëtorë" në jetën tonë

"Të dashur prindër, mendoj që ju keni të drejtë, por edhe unë doja të shtoja diçka."

Kjo është një mënyrë e mirë komunikimi prind-fëmijë. Mos kundërshtoni mendimet e prindërve dhe pranoni më parë sugjerimet e tyre, pastaj paraqitni mendimet tuaja, vetëm në këtë mënyrë konsiderojmë prindërit si pjesë e jetës sonë.

3.Shohim botën nga një tjetër këndvështrim

Shumë të rinj kinezë përballen me pyetje të ndjeshme nga të afërmit e familjarët gjatë festës tradicionale, mbi studimet, pagën, jetën personale etj. Këto pyetje mund të shkaktojnë stres, depresionin etj. Por, nëse shikojmë këto probleme nga një tjetër këndvështrim, këto pyetje nuk duhet të na shqetësojnë. Nëse mendojmë më thellë mbi shqetësimet e shkaktuara nga këto pyetje dhe përballojmë seriozisht këto probleme në një ambient tjetër, mund të zbulojmë shumë sekrete të pazbuluara të jetës sonë. Takimet e ndryshme gjatë festës mund të shkaktojnë konflikte të ashpra të opinioneve mbi vlerën, jetën dhe botën e jashtme, por këto konflikte mund t'na shfaqin objektivin më të rëndësishëm ose vlerën e vërtetë të jetës sonë.

4.Ndryshojmë ambientin dhe bisedën

Në fillim të festës, ribashkimi i të rinjve me prindërit mund të ketë një ndjenjë shumë të mirë, për shkak të mallit. Por më pas mund të lindin konflikte nga opinionet e familjarëve. Një metodë e efektshme është ndryshimi i ambienteve dhe dhe i temës. Mund të organizoni udhëtim me familjarët në ambientet e ndryshme, për ta ruajtur ndjenjën pozitive. Në ambientet me panoramë dhe klimë të mira, të gjitha anëtarët e familjes do të kenë humor të mirë, e kështu rriten shancet e shmangies së konflikteve të mundshme.

5.Bëjmë përgatitje të parakohshme për ribashkimin me prindërit

Nëse do të ktheheni në vendlindje, duhet t'u thoni prindërve datën e kthimit dhe të largimit. Kjo mund të sjellë më shumë pozitivitet në familje pasi ideja që ju do largoheni sërish do t'i bëjë prindërit të përdorin me sa më shumë efektivitet kohën së bashku.

Gjatë festës, duhet të kenë të bëni takime të ndryshme me shokët e shkollës dhe anëtarët e tjerë të familjes. Prindërit dëshirojnë shoqërimin tuaj 24 orë. Nëse keni plane takimi me të tjerët, duhet t'ua tregojnë prindërve, për të shmangur ndonjë zënkë.

Sipas teorisë psikologjike, ekziston një parim se, nëse ju respektoni të tjerët edhe ata do t'ju respektojnë ju. Gjatë ribashkimit me prindërit, duhet të mbani një qëndrim pozitiv dhe t'i respektoni ata, për të kaluar sa më mirë periudhën e shpenzuar me ta. (Xu Guang)