Dimri është stina më e ftohtë e vitit, kur metabolizmi ynë është në gjendjen më të dobët të vitit. Me rënien e temperaturave shumë prej nesh nuk kemi dëshirë të merremi me aktivitete sportive. Megjithatë pavarësisht kësaj ka disa sporte që janë të përshtatshme veçanërisht në dimër, por duhet të merren masa mbrojtëse përkatëse për të garantuar sigurinë fizike dhe për të parandaluar dëmtimet fizike.
Ushtrimet parapërgatitore
Në dimër, funksionet e organeve të ndryshme të trupit janë relativisht në një nivel të ulët. Muskujt dhe ligamentet janë të ngurta. Para stërvitjes, duhet të bëni ushtrime për nxemje: si streching, lëvizje rrotulluese të kyçeve etj. Nxemja është shumë e rëndësishme për të paktën 5-10 minuta.
Gjithashtu duhet të tregoni kujdes edhe për veshjet, nëse do zhvilloni stërvitje në ambjente të brendshme duhet të vishni rrobat përshtatshme sipas temperaturës dhe të keni kujdes mos ftoheni pasi të jeni djersitur.
Shmangia e stërvitjes për një kohë të gjatë në pistën e vrapimit
Në dimër, shumë njerëz pëlqejnë sportet brenda dhomës, të cilat janë më të sigurta në krahasim me sportet jashtë dhomës. Pista e vrapimit është një zgjedhje shumë e preferuar ndër sportet brenda dhomës. Por sportistët duhet të rregullojnë shpejtësinë në pistën e vrapimit. Vrapimi i shpjetë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtimin e kyçeve dhe lodhje të tepërt të indeve të buta.
Në fakt, specialistët nuk sugjerojnë stërvitjen për një kohë të gjatë në pistën e vraprimit, meqenëse kjo pajisje mund të sjellë dëmtim edhe nyjeve të gjurit. Problemi më kryesor i pistës së vrapimit është shpejtësia e përcaktuar e vrapimit. Nëse vraproni me një shpejtësi të përcaktuar në këtë pajisje për gjysmë ore ose një orë, nyjat e gjurit dhe pjesa që do të lodhet më shumë. Sinjali i lodhjes së trupit mund të shpërfillet nga truri juaj, kur vraponi në pistën e vrapimit. Prandaj, duhet të rregulloni shpejtësinë e vrapimit dhe kohën e stërvitjes sipas nevojës në këtë pajisje. Mos shpërfillni sinjalin e lodhjes së trupit.
Shmangia nga stërvitja e tepërt në palestër
Shumë njerëz dëshirojnë të stërviten në palestër gjatë dimrit, ku mund të zhvillohen stërvitje e përshtatshme në ambjente të brendshme. Por, muskujt e pjesëve të ndryshme të trupit ngarkohen me forcë të tepërt. Gjatë stërvitjes, mos rrisni peshat brenda një kohe të shkurtër, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të muskujve, kyçeve etj.
Duke folur për nyjen e gjurit, shumë njerëzit besojnë se ulja-ngritja është një stërvitjë që favorizon shëndetin e gjurit. Në fakt, kjo stërvitje mund të shkaktojë dëmtime të gjurit, nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur. Ulja-ngritja mund t'i sjellë gjurit presionin e peshës 3-4 herë më të lartë se pesha trupore. Kjo peshë mund të shkaktojë lodhjen e nyjes së gjurit, duke sjellë dëmtim të nyjes. Prandaj, njerëzit me gjunj të dobët nuk duhet të zhvillojnë këtë stërvitje (ulje-ngritje).
Loja e badmintonit (shumë e njohur në Azi) mund të ketë rrezik për thyerjen e tendinës së Akilit. Tendina e Akilit lidh muskujt tuaj të kockave të prapme të thembrës. Kjo lejon zgjatjen e këmbës tuaj, larg nga trupi juaj, e cila ndikon në të shkuarën e thembrës tuaj përpara në momentin që ecni. Çdo herë që ju bëni një hap ju mbështeteni në tendinën e Akilit. Gjatë lojës kur uleni për të goditur topin mund të dëmtoni tendinën. Disa persona me nivel të lartë aciditeti dhe yndyre në gjak, mund të kenë inde të dobëta të Tendinës së Akilit. Këta persona kanë rrezik më të madh dhe prandaj ata duhet të kenë kujdes gjatë kësaj loje.
Skitë mund të sjellin dëmtime të trupit
Sipas të dhënave statistikore, sporti i skisë është një ndër sportet me rrezik të lartë të dëmtimit. Skiatorët me teknika të mira mund të plagosen gjithashtu nga gabimet e teknikës dhe përplasja me skiatorët e tjerë. Prandaj, skiatorët duhet të bëjnë trajnime të mjaftueshme baze dhe të mos bëjnë ski me shpejtësi të lartë. Duhet të vishen me rroba të trasha dhe të zhvillojnë nxemje para skisë.
Basketbolli është një tjetër sport i preferuar në dimër. Ky sport mund të shkaktojë dëmtimin e ligamentit dhe të Tendinës së Akilit. Prandaj, stërvitjet e ndryshme përgatitore janë shumë të nevojshme para lojës.
Cila është koha më e përshtatshme e sportit
Sipas të dhënave, koha më e përshtatshme e stërvitjes është pasditja. Në dimër, pasditja është edhe koha më e mirë për të bërë stërvitjes. Të moshuarit me sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare do të kenë probleme me përkeqësimin e sëmundjeve gjatë stërvitjes së mëngjesit, prandaj duhet ta shmangin.
Duhet të forcohet gradualisht intensiteti i veprimtarisë sportive. Pacientët me sëmundje kronike duhet të ulin intensitetin e sportit, për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Shumë njerëz mund të kenë probleme me frymëmarrjen gjatë stërvitjes, prandaj ata duhet të ruajnë një ritëm të qëndrueshëm të frymëmarrjes dhe të mos shtoni intensitetin e sportit në mënyrë të papritur. (Xu Guang)