Kur disa prindër u njoftuan nga shkolla se fëmijët e tyre duhet të bëjnë vaksinën kundër gripit ata ishin konfuzë. Shumë prej tyre nuk arrijnë të kuptojnë tamam rëndësinë e kësaj vaksine pasi kanë mungesë informacioni ose kanë dëgjuar pikëpamje të kundërta mbi këtë vaksinë. Shpesh na ndodh të lexojmë në internet apo të dëgjojmë nga miqtë këshilla mbi shëndetin, ku disa thonë se një vaksinë apo ushqim apo vitaminë është e mirë, ndërsa një pjesë tjetër e kundërshtojnë këtë gjë. Shumë prindër janë të mendimit se fëmijët janë të shëndetshëm dhe nuk kanë nevojë të bëjnë vaksina kundër gripit.
Në fakt, gripi virusal nuk është një sëmundje e lehtë. Ai ka më shumë ndikime negative se gripi i zakonshëm. Gripi virusal mund të shtojë riskun e pneumonisë, miokardit, problemeve me frymëmarrjen etj. Përveç kësaj, gripi virusal mund të infektojë shumë shpejt të tjerët. Personat me shëndet të mirë mund të preken nga gripi virusal në çdo kohë.
Disa persona janë të mendimit se"Vaksinimi s'mund të garantojë largimin e gripit 100%, prandaj ata shpeshherë pyesin se përse duhet të vaksinohen.
Më parë, vaksina e gripit virusal ishte vetëm për disa viruse të veçantë të rrezikshëm. Por gripi mund të shkaktohet edhe nga viruset e tjera dhe bakteriet. Së dyti, megjithëse vaksinimi s'mund të ofrojë mbrojtjen 100%, pas prekjes nga gripi virusal, fenomeni i sëmundjeve do të jetë më i lehtë dhe rreziku i prekjes nga pneumonia dhe sëmundjet e tjera të lidhura do të jetë më i ulët. Në fakt njerëzit shpesh merakosen më shumë nga pneumonia dhe sëmundjet e tjera.
Gripi virusal stinor shpërthen zakonisht në dimër. Në hemisferën veriore, gripi virusal ndodh zakonisht nga tetori në mars. Në hemisferën jugore, gripi ndodh nga prilli deri në shtator. Për shkak të shndërrimit të pandërprerë të virusit gripal, Organizata Botërore e Shëndetësisë formoi sistemin e mbikëqyrjes së gripit në rang global. Çdo vit, OBSH-ja nxjerr dy vaksina kundër viruseve A, 1 ose 2 vaksina mbi viruset B. Këto janë viruset kryesore të gripit. Sipas të dhënave, pas vaksinimit mund të keni edhe disa efekte të mbrojtjes nga gripi. Prandaj, vjeshta dhe dimri janë stinët më të përshtatshme për pranimin e vaksinës.
Kush duhet të pranojnë vaksinë më parë?
Kush duhet të vaksinohet më parë? Çfarë ndikimesh negative do të sjellë vaksinimi?
1. A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna?
Kur gratë shtatzëna prekën nga gripi shtohet rreziku i tyre për prekjen nga sëmundje të tjera. Në Kinë dhe në vende të tjera sugjerohet që vaksinat e gripit të bëhen edhe ndaj shtatzënave. Në çdo fazë të shtatzënisë, nënat e ardhme mund të bëjë vaksinën që do mbrojë jo vetëm nënën, por edhe foshnjën.
2. Deri në çfarë moshe duhet që fëmijët të vaksinohen?
Mosha e kufizuar e fëmijës për pranimin e vaksinës është 6 muaj. Nëse në familje ka një fëmijë nën 6 muajsh, kujdestarët dhe anëtarët e familjes duhet të vaksinohen për të parandaluar infektimin e bebes. Fëmijët nga mosha 6 muajsh deri në 5 vjeç janë grupet me të rrezikuara të infektimit dhe prandaj duhet t'u jepet prioritet për vaksinimin e tyre.
3. A ka efekt vaksinimi tek të moshuarit?
Të moshuarit mbi 60 vjeç përballen me rrezikun më të madh të vdekjes nga gripi virusal. Ata bëjnë grupet e rëndësishme që duhet të vaksinohen. Sipas të dhënave, efekti i vaksinës tek të moshuarit është më i dobët se tek të rinjtë, por vaksina është një metodë që ka më shumë efekt për mbrojtjen e të moshuarve nga gripi virusal.
4. Njerëzit e dobët a duhet të vaksinohen?
Duhet të vaksinohen me prioritet pacientët e prekuar nga këto sëmundje kronike: sëmundjet e frymëmarrjes (si astmë, bronkit dhe sëmundje të tjera të mushkërisë); sëmundjet e zemrës (sëmundja koronare e zemrës etj; çrregullimet neuro-zhvillimore (paraliza cerebrale, mosushqimi i muskujve, çrregullimet e aftësisë njohëse); sëmundjet metabolike (diabet); mosfunksionimi i imunitetit; sëmundjet kronike të mëlçisë ; mbipesha e shkaktuar nga sëmundje; sëmundjet e gjakut.
5. Njerëzit e cilit profesion duhet të vaksinohen me prioritet?
Mjekët duhet të vaksinohen të parët, pasi ata kanë kontakt më të shpeshtë me pacientët e prekur nga gripi. Profesionistët e tjerë si infermierët apo mamitë, mësuesit, punonjësit në institucionet publike etj., po ashtu duhet ta shohin me prioritet vaksinimin.
Vaksina e pneumokokut mund të pranohet në çdo stinë
Çfare është pneumokoku?
Ai është një bakter shumë i përhapur dhe mund të jetë i pranishëm pa dhënë shenja në grykë dhe në hundë te femijë dhe persona të rritur të shëndoshë. Pneumokoku transmetohet nga personi në person përmes rrugëve të frymëmarrjes.
Pneumokoku është edhe një nga shkaktarët e infeksionit të gjakut për shkak të përqëndrimit masiv te mikrobeve dhe prodhimeve të tyre toksike, gjendje e cila mund të përbëjë një rrezik të rëndë si dhe të meningjitit (infeksion i membranave qe veshin trurin), sëmundje gjithmone shume e rende qe mund të shkaktojë dëme të përhershme. Ky bakter mund të shkaktojë edhe semundje te tjera si pneumoni, sinusit. Në raste te veçanta pneumokoku është treguar rezistent edhe ndaj antibiotikëve të përdorimit të zakonshëm. Grupmoshat më të rrezikuara nga sëmundja "pushtuese" janë fëmijët 0 deri 5 vjeç dhe te rriturit mbi 64 vjeç.
Vaksinat kundër pneumokokut
Vaksinat kundër pneumokokut janë i vetmi mjet për të parandaluar sëmundje si meningjiti dhe infeksionet e gjakut (septicemi) nga pneumokoku. Ka dy lloje vaksinash kundër pneumokokut, që të dyja të përbëra vetëm nga pjesë te mikroorganizmave dhe të quajtura multivalente pasi mbrojnë kundër disa llojeve të pneumokokut.
Vaksina kundër pneumokokut polisakaridik (23 valent) merret nen lekure dhe brenda muskulit dhe është e mjaftueshme një dozë e vetme. Mbrojtja fillon 2-3 javë mbas vaksinimit. Mund të rekomandohet një rivaksinim, 5 vjet pas së parës, për personat të cilët vazhdojnë të kenë rrezikshmëri të lartë. Fëmijët që janë vaksinuar me vaksinën kundër pneumokokut si persona me rrezikshmëri të lartë është e nevojshme të vaksinohen edhe me vaksinën 23 valente (jo përpara se të kenë kaluar 8 javë nga vaksinimi i mëparshëm) mbas mbushjes se moshës 2-vjeçare. Te fëmijet me moshë më të vogël se 24 muaj përdoret vaksina coniugato. Te fëmijët me moshë mbi 5 vjet përdoret vaksina polissacaridico me 23 përbërës.
Në moshën ndërmjet 2 dhe 5 vjeçare këshillohet të merret vaksina coniugato (një dozë).
Problemet me zorrët
Viruset e zorrës përhapën kryesisht tek fëmijët nën 5 vjeç. Fenomenet kryesore përfshijnë dhimbjen e gojës, anoreksinë, nxehtësi dhe ulçer. 95% e fëmijëve të prekur kanë simptoma të lehta dhe mund të shërohen brenda një jave.
Ndër mbi 20 viruset e zorrës që shkaktojnë sëmundjet e dorës, këmbëve e gojës, virusi i zorrës 71 mund të shkaktojë problem serioz tek fëmijët, duke përfshirë vdekjen. Në Kinë është studiuar vaksina ndaj virusit të zorrës 71, e cila u përdor në gjysmën e parë të vitit 2016 dhe është vaksina e vetme ndaj kësaj sëmundjeje.
Sipas sugjerimeve nga Qendra e Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës, fëmijët mbi 6 muajsh duhet të vaksinohen sa më parë këtë vaksinë dhe nxitet vaksina brenda 12 muajsh. Fëmijët mbi 5 vjeç janë më pak të rrezikuar për t'u prekur nga kjo sëmundje dhe nuk sugjerohet që të vaksinohen pas moshës 5-vjeçare. (Xu Guang)