Për t'u dobësuar duhet të konsumoni ujë. Uji ju ndihmon të shkarkoni helmet nga organizmi, përshpejton procesin e tretjes, ul fryrjen e zorrëve, ruan pehash të qëndrueshëm dhe rrit metabolizmin. Prandaj konsumoni pa frikë mbi 3 litra ujë në ditë.

Duhet që ujin të ketë temperature e ambjentit dhe jo i ftohtë. Në mëngjes sapo zgjoheni këshillohet të pini 2 gota ujë, me pak limon dhe mjalt dhe të hani mëngjes pas 30-40 minutash. Disa preferojnë që të shtojnë dhe pak xhenxhefil apo gjethe menteje kësaj pije të mëngjesit. Do të shihni rezultate të shkëlqyera pas 2 javësh, më e pakta do të do keni më shumë energji dhe do të dukeni më të rinj.

1. Mëngjes i bollshëm

Të gjithë ne bëjmë një jetë të ngarkuar me punë dhe ndoshta nuk kemi kohë të mjaftueshme. Shumë prej nesh zgjohen vonë dhe nuk hanë mëngjes, në këmbim të disa minutave më shumë gjumë. Në këtë mënyrë ju sabotoni organizmin në shumë mënyra.

Nëse jeni zgjuar rrallëherë ndodh që të qëndroni 8 orë pa ngrenë diçka. Sigurisht, kur flini ju nuk konsumoni ushqim. Gjatë kësaj kohe metabolizmi juaj ngadalësohet dhe zgjohet me zgjimin tuaj. Përfitoni nga ky moment, duke konsumuar një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që trupi juaj ta tresë në mënyrë natyrale. Në këtë mënyrë ju rregulloni metabolizmin dhe mbani të qëndrueshëm Indeksin e Masës Trupore.

2. Konsumoni 30 gramë fibra në ditë

Shtoni sasinë e fibrave që merrni çdo ditë, është e njëjta gjë sikur mbani dietë. Sipas një studimi nga amerikanët, një grup mbajti dietë strikte me kufizimin e kalorive, sheqerit dhe yndyrnave, ndërsa grupit tjetër iu caktua një tjetër objektiv: konsumin e 30 gramë fibrave në ditë. Në fund të studimit 3-mujor, të dy grupet humbën peshë dhe tek të dy grupet u pa një përmirësim i shëndetit kardiovaskular.

3. Proteinat tepër të rëndësishme për muskujt

Femrave u nevojiten 46 gramë proteina në ditë dhe meshkujve 56 gramë. Kjo ka shumë rëndësi nëse doni të bini në peshë dhe të ruani masën muskulare. Trupit tuaj i nveojitet më shumë kohë dhe energji për të tretur proteinat se sa i nevojitet për tretjen e yndyrnave apo karbohidrateve, prandaj duke konsumuar proteina ju keni ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Megjithatë mos e teproni me to pasi mund të qëndrojnë në organizëm në formë dhjami.

4. Pini kafe të zezë pa sheqer dhe krem qumështi

Kafeja e zezë ju përshpejton metabolizimin me 12% për 3 orë, sipas studimit të publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition". Mos e teproni me të—specialistët këshillojnë deri në 3 filxhanë në ditë për femrat.

6. Konsumoni arrore në vend të patatinave apo ëmbëlsirave

Arroret ju ngopin dhe ju bëjnë të hani më pak, përveç kësaj ato kanë dhe shumë minerale dhe elemente që ju nevojiten çdo ditë—Gjithashtu një racion fistikë ka 6 gramë proteina dhe 3 gramë fibra për vetëm 159 kalori.

7. Kujdesni me pijet me sheqer dhe birrën

Vetëm një gotë birrë apo pije tjetër me gaz apo lëng frutash nga kutitë ka rreth 125 kalori. Përveç kësaj alkooli ju bën që të konsumoni më shumë ushqim. Sipas një studimi mbi obezitetin, alkooli e bën trurin e femrave më të ndjeshëm ndaj aromës së ushqimeve, duke i bërë ato të hanë më shumë

8. Kujdesni nga sheqeri në ushqime

Të gjithë e dimë sheqeri nuk bën mirë për rënien në peshë dhe nivelet e insulinës; marrja me tepricë e sheqerit çon në rezistencë të insulinës dhe diabet të tipit II. Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se sheqeri vepron si një "plehërues" për bakteret "e keqija" në zorrët e tyre, gjë që është katastrofike për ata që duan bien në peshë.

Dhe sheqeri është kudo ­ duke përfshirë edhe gjithë ato "produkte pa yndyrë" që kujtonit se ishin të shëndetshme. Ja një listë e shpejtë e ushqimeve plot sheqer që shumica prej nesh hanë: drithërat (sidomos ato për fëmijë), shprishat e të gjitha llojeve, mëlmesat, frutat dhe ëmbëlsirat sigurisht, lëngjet, uji i gazuar, çamçakëzi, karamelet, pluhurat proteinikë, akulloret, pudingu, frutat e thata, fruta te konservuara, frutat e ngrira, kosi, vera, salcat etj., etj.

Ndoshta tani po mendoni: "Po unë përdor ëmbëlsues artificialë". E dini? Ato janë edhe më të këqija se sheqeri i zakonshëm, pasi një studim i kryer në Universitetin Duke tregoi se ato përmbajnë një atom klori që vret bakteret e mira në zorrën tuaj ashtu si klori vret mikroorganizmat në pishina. Mos u besoni fjalëve përëmbëlsues pa sheqer. Si është puna që nuk ju pëlqen ushqimi i vërtetë? Jeni përtacë? Nëse jeni vërtet të tillë, shumë keq, ndoshta do të vdisni dhjetë vjet më shpejt. E dimë, strategjia "Jo sheqerit" kërkon që të hiqni dorë nga shumë prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera, diçka që mjaft njerëz nuk janë në gjendje ta vazhdojnë gjatë. Por duhet të gjeni një mënyrë për t'ia dale mbanë.

9. Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara jo vetëm që ju shëndoshin, por shtojnë rrezikun edhe për sëmundjet si diabet, kancer etj

10. Shkruani ato çfarë hani

Mbani një bllok shënimesh dhe shkruani çdo ditë ushqimet që konsumoni. Në fund të javës do të habiteni se çfarë fusni në stomakun tuaj. Kjo gjë do t'ju ndërgjegjësojë dhe do të bëjë të tregoheni më të kujdesshëm me mënyrën e të ngrënit.

11. Mos hani duke parë televizor apo telefonin

Ndoshta të gjithë ne e kemi zakon që kur hamë në të majtën e pjatës vendosim telefonin dhe shfletojmë facebook-un apo rrjetet e tjera sociale. Ndoshta darkën e hamë duke parë televizor. Kjo gjë duhet të frenohet pasi në këtë mënyrë ju mund të ulni kaloritë. Nëse hani të shpërqendruar apo pa e pasur vëmendjen tek ajo që hani, atëherë ju hani pa vetëdije dhe kështu mund të shtoni në peshë. Nuk e përtypni mirë ushqimin apo mund të hani dhe shpejt. Ky zakon bën që ju mos ta vini re kur trupi ju sinjalizon se jeni të ngopur.

12. Më shumë gjumë, më pak kile

Nëse nuk flini sa duhet ju po rrezikoni shëndetin tuaj, pranddaj bëjeni gjumin prioritet. Nëse nuk flini sa duhet ju prireni për depresion, diabet të tipit 2 dhe stress, po ashtu dhe plakje të lëkurës.

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit pretendojnë se gjumi është përgjigjja më e mirë për t'u dobësuar. Ata thonë se fjetja një orë më shumë se normalja çdo natë mundëson rënien e mbi 6 kg në vit. Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh më i lodhur, por edhe të shëndosh. Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi: "Nëse një njeri do të flerë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqime plot me kalori që konsumohen për të shtyrë kohën. Nëse qëndroni zgjuar në dy të natës, normale që do të konsumoni ndonjë biskotë apo çokollatë."

13. Hani ngadalë, përtypeni mirë ushqimin

Kur gëlltisim ushqimin me shpejtësi, sistemi i tretjes nuk ka kohë për të dërguar sinjalin e ngopjes në tru.

Ekspertët këshillojnë se duhet të përtypemi gjatë dhe të marrim kohë për të shijuar ushqimin. Mjaftojnë 20minuta për t'i dërguar mesazhin trurit. Kur hamë shpejt, organizmi reagon keq dhe si pasojë shtojmë në peshë. Pra; hani ngadalë nëse doni të dobësoheni! Nëse hani ngadalë për të paktën 1 muaj, do vini re më pak kilogramë në peshore.