Kanceri është një sëmundje e rëndë që prek mijëra vet çdo vit. Por me përparimin e teknologjisë në fushën e shëndetësisë, përqindja e pacientëve që mbijetojnë nga kanceri u rrit 30% deri në 64%. Sipas të publikimeve në vitin 2005 në ShBA, numri i pacientëve që mundën kancerin zinte 3.5% të popullsisë amerikane. Sipas të dhënave në Kinë u regjistrohen çdo vit rreth 3.68 milionë pacientë të rinj me këtë sëmundje ndërsa numri i mbijetesës mbi 5 vjet është 1.14 milion vetë. Prandaj, kohëzgjatja e jetës tek të prekurit me kancer është rritur.
Por si t'iu ofrojmë këtyre personave ndihmën e nevojshme? Ky është një problem jo vetëm shëndetësor por i mbarë gjithë shoqërisë.
Riaftësimi fizik dhe psikologjik është një sfidë e madhe. Jeta e tyre mund të shfaqet në dy drejtime: së pari, ata do të jetojnë nën hijen e frikës dhe s'mund të komunikojnë normalisht me familjarët dhe miqtë e tjerë, së dyti ata respektojnë më tej jetën e dhe çmojnë ndihmë miqësore e shoqërore, duke ruajtur një qëndrim më pozitiv të jetës.
Zoti Li u prek nga kanceri i zorrës 6 vjet më parë. Pas trajtimit në spital nuk u panë më shenja të rikthimit të kancerit, pavarësisht se z.Li jetoi në ankth të madh, përfshi tërheqjen nga shoqëria dhe fëmilja. Ankthin dhe stresin e tij ai e pasqyroi shpesh edhe në familje, duke u shkaktuar edhe atyre ankth dhe tension. Në moshën 40-vjeçare, z Li dha dorëheqje nga kompania e tij dhe gruaja e divorcoi.
Më pas kemi dhe rastin e zonjës Zhang, rast i kundërt nga z.Li. Para 11 vitesh ajo u prek nga kanceri i gjirit. Para 7 vitesh, kanceriu iu rikthye, por gjatë fazës së ndërhyrjes mjekësore, zonja Zhang ishte optimiste dhe arriti shumë në luftën kundër kancerit. Ajo madje mori shumë mbështetje nga të tjerët. Tani ajo është në pension.
Plani i gjatë i riaftësimit
Gjatë fazës së trajtimit pacientët me kancer jetojnë me shumë ankth dhe përballen me sfidën e rikthimit të kancerit, mundësinë e sëmundjeve të tjera të komplikuara, stili i ri jetesës, rikthimi në familje e shoqëri etj.
Gjatë trajtimit mjekët programojnë një plan afatgjatë të riaftësimit për pacientët, që përfshijnë shmangien e sëmundjeve të tjera komplekse, pakësimin e rreziqeve të rikthimit të tumorit, ruajtjen e sistemit endokrinal dhe të kockave, ruajtjen e shëndetit fizik e psikologjik etj.
Masat e përshtatshme të trajtimit për lehtësimin e dhimbjes
Masat e përshtatshme mjekësore dhe riaftësuse luajnë rolin kyç për të mbijetuarit e prekur nga kanceri. Mjekët duhet t'i informojnë pacientët me këto masa:
1. Dhimbja: ky është fenomeni normal i të mbijetuarve të kancerit. Analgjezik është metoda kryesore për lehtësimin e dhimbjes së shkaktuar nga kanceri. Duhet t'u inkurajojmë pacientëve të jenë optimistë dhe të mos fokusohen vetëm tek dhimbja, por të merren me më shumë aktivitete argëtuese dhe stërvitje për të lehtësuar dhimbjen.
2. Të vjella: duhet të rregullohet dieta dhe të shmangen ushqimet me sheqer. Duhet të qëndrojnë në ajër të pastër.
3. Ulja e oreksit dhe e peshës: duhet të përshtatet dieta, të garantohet konsumi i ushqimeve të mjaftueshme. Për pacientët me probleme në ezofag duhet të ndërmerren masat e vendosjes së tubit ushqyes në stomak, për ta garantuar furnizimin e ushqimeve bazë.
4. Kapsllëk: rritja e konsumit të ujit, të ushqimeve me fibra, si mollë, banane etj, dhe stërvitjet e nevojshme.
Kthimi i pacientëve në familje dhe shoqëri
Për të mbijetuarit e kancerit, veçanërisht fëmijët gjendja e riaftësimit dhe rikthimit në shoqëri lidhet ngushtë me cilësinë e jetës së tyre afatgjatë. Nëse ata mund të kthehen normalisht në vendin e punës, ta duan jetën e tyre, duke vazhduar rolet e tyre në familje dhe shoqëri, ata do të kenë shëndet më të mirë fizik e psikologjik. Por në fakt, të mbijetuarit përballojnë rreziqet më të madhe në dashuri, martesë, familje dhe punësim.
Sipas studimeve nga Spitali Tongji, cilësia e jetës e mbijetuarve të kancerit është përmirësuar në përgjithësi. Por shumica e tyre nuk mund të kthehen plotësisht në funksionet e familjes dhe të shoqërisë. Disa të mbijetuarit nuk mund të kenë jetë normale familjare dhe shoqërore. Riaftësimi fizik dhe psikologjik i të mbijetuarve është një objekt i afatgjatë dhe nevojitet përkrahja e vazhdueshme e familjes dhe e shoqërisë. Shumë persona janë të mendimit se garantimi i ushqimeve të mira dhe pushimit të mjaftueshëm është shumë mbështetje. Por në fakt, metoda më e mirë për t'i ndihmuar këta pacientë është që t'i nxisim të ruajnë një qëndrim pozitiv dhe optimist ndaj jetës.
Ish-drejtorja e Shoqatës së Onkologjisë Klinike Amerikane, profesorja Sandra Horning është eksperte e trajtimit të kancerit dhe një e mbijetuar e kancerit të gjirit. Para shumë vitesh, gjatë trajtimit pasi mbaronte studimin ajo shkonte në spital për të bërë ciklet e kimioterapisë. Një student i saj e pa atë një ditë rastësisht në spital dhe u prek shumë pasi nuk mund ta besonte që Sandra ishte vetë një paciente e kancerit. Në fakt, profesorja Horning vuri paruke pas humbjes së flokut nga kimioterapia. Përpjekjet e familjarëve dhe të shoqërisë për të nxitur pacientët me kancer të kthehen në normalitet janë metoda shumë efikase për riaftësimin e shëndetit të tyre fizik dhe psikologjik.
Synimi përfundimtar i trajtimit nuk është vetëm mundja e kancerit por edhe jetesa e mirë dhe jetëgjatësia në të ardhmen. (Xu Guang)