Shumë njerëz sot në botë janë totalisht të varur nga celulari apo tableti. Ata nuk heqin dorë prej tyre madje edhe në situata ku nevojitet vëmendja e plotë e tyre, përfshi kalimi i rrugës në anën tjetër apo gjatë mbledhjeve familjare. Ja se si shprehet një zonjë nga Kina.
"Një ditë isha së bashku me bashkëshortin në një restorant elegant. Dolëm për darkë me rastin e përvjetorin tonë të martesës. Në tryezën ngjitur ishte një familje me 3 veta që më bëri përshtypje. Një djalë rreth 8 vjeç ishte totalisht i fokusuar tek tableti i tij dhe po luante një lojë me shumë pasion. Babai tij po fliste në telefon për punë, ndërsa mamaja e djalit shihte celularin, teksa hane darkë. Kur pashë këtë skenë, nisa të shqetësohesha se si do ishte jeta ime familjare në të ardhmen. Në një tavolinë një familje me 3 veta po jetonin në 3 botë të ndryshme të mundësuara nga përdorimi i produkteve teknologjike të lëvizshme. Shpresoj që familja ime të mos ndjekë këtë model në të ardhmen".
Por çfarë ndodhi më pas...
"Pas disa vitesh, e gjitha familja ime u kthyem me avion në Kinë. Sapo mbërritëm në aeroport djali im 4-vjeçar donte tablet për të parë filma vizatimorë. Pasi u qetësua nxorra smartfonin për të parë nëse më kishte ardhur ndonjë e-mail, ndërkohë që bashkëshorti im fliste në telefon me kolegët e punës dhe nisi të zgjidhë problemet përmes telefonit. Në atë moment m'u shfaq e njëjta skenë që kisha parë në atë restorant elegant para disa vitesh. Kjo ishte skena që doja të shmangia në atë restorant para disa vitesh.
Më vonë, mendova se isha pak e rreptë për familjen time. Këto produkte me teknologji të lëvizshme janë në shërbim të jetës sonë të përditshme.
Megjithatë nuk duhet të lini që t'ju zotërojnë, prandaj duhet të keni kujdes mos bëheni të varur.
Sipas psikologëve nuk duhet të kemi kërkesa të larta ndaj fëmijëveve nëse ato s'mund të zbatohen nga vetë prindërit.
"Kur djali im nisi të luajë me ipad-in, ai u zhyt në atë ekran dhe nuk bëri asnjë lëvizje të trupit. Nëse ai do të qëndrojë në këtë pozicion për një kohë të gjatë, kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin e tij, përfshi sytë, qafën dhe shpinën, prandaj i kërkova që ai të luajë vetëm 30 minuta në ditë.
Ajo vazhdon më tej duke thënë se së bashku me bashkëshortin i përdorin shumë shpesh pajisjet teknologjike. Smartfoni është bërë një aparat i pashmangshëm i jetës së tyre, të cilin e përdorin për dërgimin dhe leximin e e-maileve, shkëmbimin e mesazheve, planifikimin e axhendës etj.
"Në të kaluarën, unë dhe bashkëshorti pëlqenim të lexonim libra para gjumit, por tani ne lexojmë më shpesh në smartfon. Përveç kësaj, vura re që e përdor celularin më shpesh gjatë kohë së lirë ë kohët e lira. Në fakt, nuk lexova shumë informacione të reja. Në shumicën e kohës, përdorimi i smartfonit është një veprim i pandërgjegjshëm. Kur lexonim informacionet e smartfonit, përmbanim një qëndrim të pahijshëm ndaj familjarëve ose miqve tanë. Ky është një ndikim shumë negativ në jetën tonë"
Produktet me teknologji të lëvizshme janë pjesë e jetës sonë, por nëse i përdorim ato në një mënyrë të përshtatshme do të varemi prej tyre dhe efekti do të jetë negativ, pra në vend që të na vlejnë na prishin punë.
Këtë edukatë duhet të përpiqemi ta kalojmë edhe tek fëmijët tanë me qëllim që ata të krijojnë zakone të përshtatshme të përdorimit të këtyre. Megjithatë specialistët kineze theksojnë se prindërit së pari duhet vetë-disiplinihon e më pas të disiplinojnë fëmijët e tyre, e të mos harrojmë që fëmija imiton prindërit.
Ndryshimi duhet të vijë së pari nga prindërit
Fëmijët janë kopjacët më të mëdhenj të prindërve të tyre. Nëse duam që fëmijët të formojnë zakonet e mira, prindërit duhet të bëjnë shembuj të mirë. Ja disa sugjerime që
1. Përpiquni që gjatë vaktit mos të përdorni celular apo tablet
2. Kur shoqëroni fëmijët gjatë aktiviteteve të fundjavës, smartfonet duhet të vendosen në një çantë të posaçme dhe mund të përdoren vetëm për thirrje urgjente.
3. Gjatë bisedimeve me të tjerët, duhet tëm tregoni vëmendje ndaj bashkbiseduesit dhe jo të merreni vetëm me telefonin.
Këto janë 3 rregulla të thjeshta, por zbatimi i tyre është shumë i vështirë në fillim. Javën e parë ajo dhe bashkëshorti i saj nuk iu përmbajtën plotësisht rregullave pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të njëri-tjetrit që të mos thyejnë rregullin e familjes. Dy fëmijët e çiftit argëtoheshin me mënyrat e trajtimit nga prindërit sesi ata gabonin pandërprerë. Djali i madh nisi të kontrollojë veprimet e pridnërve në mënyrën se si ata përdornin pajisjet teknologjike të lëvizshme. Ai shpesh u tha atyre se nuk duhet të përdornin aparatin celular gjatë kohës së kur ata bisedonin me fëmijët e tyre.
Me përpjekjet njëmujore nga e gjithë familja cifti më në fund arriti t'u përmbahet këtyre disiplinave. Tani ata ndihen më mirë janë më të fokusuar tek puna dhe kanë më qetësi në jetën e tyre. Dhe kjo disiplinë u vlejti edhe fëmijëve të tyre.
Shprehitë e mira janë shumë të rëndësishme për rritjen e fëmijës
Gjatë studimit të karakteristikave personale, psikologu zbuloi se intelekti dhe vetëdisiplina janë dy elementet më të rëndësishme për suksesin dhe lumturinë personale. Deri tani, studiuesit nuk kanë arritur ndonjë metodë konkrete për lumturinë, por thkesojnë se vetë-disiplina dhe zgjidhja e problemeve në kohë është lumturia. Vetëdisplina mund të arrihet me kohën përmes përvojës. Mirë është që të keni vetëdisiplinë të lartë në një fushë e kjo do të ndihmojë që të arrini sukses edhe në fusha të tjera. Prandaj, përdorimi i përshtatshëm i celularit është një metodë shumë e mirë për rritjen e vetëdisiplinës së fëmijëve.
Kur prindërit do të përfundojnë detyrat e tyre
"Para dy ditësh, një mike më tha se se fëmija e saj luajti pa pushim me smartfon. Ajo u zemërua shumë dhe planifikoi që ta ndalonte fëmijën përgjithnjë të përdorte smartfonin.
Unë i thashë se ndalimi i plotë i përdorimit të smartfonit nuk është një mënyrë e duhur. Tani, fëmija është i vogël dhe ju mund t'ia merrni celularin nga dora, por kur ai të hyjë në universitet, ose të shkojë jashtë vendit, ai do të pëlqejë lojërat në celular pas privimit në vegjëli.
Por kur përfundon detyra si prind?
Ajo i tha mikes se kur fëmijët tuaj arrijnë të formojnë vetëdisiplinë është koha kur detyra e prindërve mbaron.
Çdo fëmijë ka ëndrrat dhe pasionet e tij. Prindërit s'mund të menaxhojnë çdo proces të rritjes së tyre. Detyrat më e rëndësishme e prindërve është përgatitja e vetëdisiplinës së fëmijëve. (Xu Guang)