Për të pasur sa më pozitivitet në organizmin dhe jetën tuaj specialistët sugjerojnë këto pika:
1. Meditoni
Meditimi duket se është kthyer në trend, por mbi të gjitha ai sjell përfitime tepër të mira për shëndetin. Meditoni për 10-20 minuta çdo ditë dhe fokusohuni tek vetja, është një nga sekretet më të mëdha të jetëgjatësisë. "Meditimi do t'ju ndihmojë në reduktimin e stresit, të flini më mirë, për të ulur tensionin e gjakut, përmirëson imunitetin dhe sistemin kardiovaskular," tha Kerry Bajaj, trajner i një qendre trajtimi në New York. Meditimi do t'ju bëjë të ndiheni më mirë sepse ju po shkëputeni nga çdo gjë dhe futeni në një gjendje qetësie.
2. Flini sa duhet
Nuk është sekret që njerëzit që punojnë shumë flenë pak. Gjumi është shumë i rëndësishëm për një mënyrë të shëndetshme jetese. Megjithëse ju përpiqeni të konsumoni ushqimet e duhura dhe të stërviteni mjaftueshëm do ta keni të vështirë nëse nuk flini sa duhet- 8 orë çdo natë. Studimet nga Universiteti Rochester kanë treguar se gjumi i pamjaftueshëm ndërpret aftësinë e trurit të shkarkojë toksinat nga trupi.
3. Pini ujë të ngrohtë me limon
Ajo çfarë bëni në mëngjes ka shumë rëndësi për pjesën tjetër të ditës, dhe kljo është arsyeja pse shumë ekspertë sugjerojnë ta nisni ditën me një mëngjes të mirë, plot proteina dhe fibra. Një mëngjes i mirë është veza me salcice pule dhe perime. Konsumi i ujit të ngrohtë me limon sjell shumë përfitime të shëndetshme. "Konsumi i ujit me limon në mëngjes esëll ndihmon në eleminimin e toksinave nga organizmi dhe ndihmon për alkalizuar trupin, duke anuar në një mjedis bazik. Uji me limon ndihmon shumë edhe për problemet me zorrët," shton Bajaj.
4. Konsumoni çaj
Pini më shumë çaj. Çaji është një nga dhuratat më të mira që Kina i dha botës. Përveç ujit, çaji mund të jetë një nga pijet më të mira për organizmin tuaj. Kërkimet nga "European Journal of Clinical Nutrition" kanë treguar se konsumi i rregullt i çajit jeshil përmirëson kujtesën. Çaji jeshil sjell dhe përfitime të tjera për shëndetin, si përshpejton metabolizmin, ul tensionin e lartë, parandalon erën e keqe të gojës, forcon imunitetin dhe shërben si një anti-inflamator.
5. Lani dhëmbët
Larja e rregullt e dhëmbëve nuk shërben vetëm për mbajtjen pastër të dhëmbëve, por ky zakon ju mban të shëndetshëm. "Nëse mishi i dhëmbëve infektohet, bakteriet në gojën tuaj mund të hyjnë në gjak duke çuar në inflamacionin e trupit,"
6. Konsumoni probiotikë
Sistemi i shëndetshëm digjestiv është një dritare e shëndetit tuaj të
përgjithshëm. Një mënyrë për të shtuar numrin e bakterieve të mira në zorrë është konsumi i probiotikëve apo bakterieve të mira çdo ditë. "Probiotikët ndihmojnë shumë me tretjen dhe janë shumë të mira për imunitetin," tha Bajaj.
Në aparatin tretës gjenden mbi 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Ato ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, por edhe për tretjen e ushqimeve.
Përfitimet shëndetësore nga probiotikët
Studimet kanë treguar se probiotikët përmbajnë vitamina B, kalcium, hekur, zink, bakër, magnez dhe fosfor.
Disa studime të tjera kanë treguar se probiotikët forcojnë imunitetin duke
rregulluar aktivitetin e limfociteve dhe antitrupave Bakteriet e mira të grupit Lactobacillus luftojnë pezmatimin e mishit të dhëmbëve, duke mundësuar një gojë të shëndetshme. Studiuesit besojnë se çrregullimet në tretje ndodhin kur prishet ekuilibri i bakterieve të mira në zorrë. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni ose pas marrjes së antibiotikëve.
"Probiotikët përmirësojnë funksionin e zorrëve," thotë Stefano Guandalini, profesor i pediatrisë dhe gastroenterologjisë pranë Universiteti të Chicago-s. Ai shton se këto mikro-organizma ndihmojnë gjithashtu për të luftuar bakterien që shkakton diarre.
Studimet kanë treguar gjithashtu se probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar. "Në shoqëritë me nivel shumë të lartë higjiene, kemi parë një rritje të theksuar të sëmundjeve autoimune dhe alergjive," shton Guandalini për WebMD.
"Kjo mund të ndodhë për shkak se sistemi imunitar nuk njeh bakterie të reja." Në një studim të dy viteve më parë specialistët pranë Universitetit të Yale arritën në përfundimin se probiotikët janë efektivë për:
- Trajtimin e diarresë
- Trajtimin e inflamacionit të zorrëve tek të porsalindurit
- Forcojnë sistemin imunitar
-Trajtimin e vaginitis
- Trajtimin e mykut
Probiotikët mund të jenë të dobishëm edhe në uljen e rrezikut për infektim të veshit, apo problemeve me fytitn dhe ftohjen.
Një nga probiotikët më të njohur është kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë.
Turshitë
Të gjitha perimet turxhi, në veçanti lakra, janë shumë të pasura në
bakterie të mira, vitamina B, A, E dhe C.
- Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
- Ulin shtypjen e gjakut në arterie.
- Zbusin problemet e kapsllëkut
Turshi shtëpie apo turshi industriale
Tek turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues, që nuk
këshillohen tek fëmijët që vuajnë nga astma, pasi shkaktojnë vështirësi në
frymëmarrje. Po ashtu, turshitë e blera në treg përmbajnë shumë uthull, gjë që mund t'ju ngacmojë stomakun. Pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, nuk përmban baktere të mira por përmban sasi të mëdha të kripës, gjë që nuk është e shëndetshme. Nëse turshitë përgatiten vetë në kushtet e shtëpisë
Bakteret e mira në turshi janë më të lira se sa probiotikët e gatshëm.
Laktobacilet ndihmojnë tretjen.
Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen.
Pastrojnë organizmin
7. Mbani syze
Lëkurën mundohemi ta hidratojmë dhe ta ruajmë nga dielli, por shpesh harrojmë sytë. Mënyra më e mire për të mbrojtur sytë është mbajtja e syzeve të diellit. Përdorni size me mbrojtje të lartë.
8. Konsumoni më shumë fibra
Fibrat janë shumë thelbësore në çdo dietë të shëndetshme, pasi ndihmojnë në rrëzimin e kilogramëve. Fibrat rregullojnë gjithashtu tretjen, ulin tensionin e gjakut, ulin riskun për diabet si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
9. Preferoni ngjyrën jeshile në çdo vakt
Nëse nuk shihni ndonjë perime me ngjyrë jeshile në pjatën tuaj, jeni duke
dëmtuar shëndetin. Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me antioksidantë dhe reduktojnë riskun e prekjes nga kanceri. Ato gjithashtu ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe rregullojnë sistemin digjestiv. Nëse nuk përdorni perime jeshile atëherë konsumoni spirulina. Spirulina është një lloj alge e pasur në proteina, omega-3, vitamina B, zink, hekur dhe beta-carotene.