Obeziteti tek fëmijët po bëhet një epidemi globale që rrezikon të prekë gjithë popullsitë e botës.
Numri i fëmijëve obezë dhe mbipeshë më pak se pesë vjeç mund të kalojë nga 42 milionë që është shifra botërore e vitit 2013, në 70 milionë në vitin 2025.
Është ky alarmi që jepet nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë, e cila ngre alarmin se obeziteti i fëmijëve vijon të rritet në të gjitha vendet, veçanërisht në Afrikë dhe Azi.
Sipas OBSH nevojiten masa parandaluese në nivel ndërkombëtar por edhe kombë, në mënyrë që të frenohet ky fenomen që sjell pasoja të rënda për shëndetin e fëmijëve.
Në konferencën e fundit u theksua se obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është rritur 10 herë në 4 dekadat e fundit.
Të dhënat u publikuan më 11 tetor në revistën e njohur shëndetësore "The Lancet". Gjatë këtij studimi, është bërë analiza për gjatësinë dhe peshën e afro 130 milionë fëmijëve të moshës mbi 5-vjeçare. Në këtë studim u angazhuan mbi 1000 studiues, të cilët analizuan prirjet e ndryshimit të treguesve të peshës trupore dhe të obezitetit për periudhën 1975-2016në botë.
Sipas nutricistëve nëse konsumojnë ushqime tepër të rënda për një periudhë afatgjatë ato do të rezervohen në formën e yndyrës dhe kur kjo sasi yndyre transformohet në dhjam rritet pesha, duke shkaktuar probleme me metabolizmin dhe transformime në shëndetin fizik dhe psikologjik.
Sipas studimit, në vitin 1975, përqindja e obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët në botë ishte nën 1%. Në atë kohë, vetëm 5 milionë vajza dhe 6 milionë djem vuanin nga obeziteti. Deri në vitin 2016, përqindja e vajzave me obezitet u rrit në afro 6%, duke arritur në 50 milionë; përqindja e djemve me obezitet u rrit në 8% në afro 74 milionë. Në përgjithësi, obeziteti mes njerëzve të moshës 5-19 vjeçare u shtua me mbi 10 herë. Ky numër, i cili ishte 11 milionë në vitin 1975, u rrit në 124 milionë në vitin 2016. Përveç kësaj, në vitin 2016, 213 milionë njerëz janë mbipeshë, por ata nuk u klasifikuan si obezë.
Studiuesi kryesor i këtij programi në Londër Majid Ezzati vuri në dukje se në 40 vitet e fundit u rrit ndjeshëm përqindja e obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët në vendet me të ardhurat e ulëta dhe të mesme. Në të njëjtën kohë, përqindja e obezitetit në vendet me të ardhurat e larta mbetet në nivelin e lartë, por nuk rritet shumë.
Fiona Bull nga OBSH-ja tha se obeziteti do ka ndikim shumë të rëndë tek fëmijët dhe adoleshentët.
"Ekzistojnë shumë ndikime negative, që përfshijnë sëmundjen e zemrës, diabetin, kancerin dhe problemet e muskujve. Për fëmijët, do të kenë edhe problemet e komunikimeve shoqërore e psikologjike. Në përgjithësi, fëmijët që vuajnë nga obeziteti mudn ta kenë të vështirë të dobësohen prandaj duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për parandalimin e obezitetit në brezin e ardhshëm, por kjo është një sfidë shumë e madhe."
Duke iu referuar problemeve të shkaktuara nga obeziteti, studiuesja paraqiti 6 sugjerime
"Së pari, duhet të hartojmë programin për nxitjen e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme. Së dyti, duhet të nxitim fëmijët dhe adoleshentët të zhvillojnë aktivitete sportive në shkollë, familje dhe komunitete shoqërore. Së treti, duhet t'ua kushtojmë vëmendje të madhe masave të ruajtjes së shëndetit para shtatzënisë dhe gjatë periudhës së shtatzënisë. Së katërti, ushqyerja e foshnjes me gji nga 6 muaj deri në 2 vjeçe, pasi qumështi i gjirit mund ta parandalojë obezitetin tek fëmija. Së pesti, shkolla luan një rol shumë të rëndësishëm për kufizimin e ushqimeve të pashëndetshme dhe inkurajimin e ushqimeve të shëndetshme. Së gjashti, duhet të zhvillohet mbajtja e dietës për fëmijët obezë."
Studiuesit nxisin vendet e ndryshme të ofrojnë më shumë ushqime të shëndetshme dhe të mbrojnë fëmijët e adoleshentët nga ushqimet e shpejta plot kalori përmes programeve dhe rregullave të vendit. Në të njëjtën kohë, vendet e ndryshme duhet të inkurajojnë më shumë stërvitje sportive dhe të shmangin qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi edhe udhëzuesin e veprimit, që u bën thirrje bluzave të bardha të njohin dhe të trajtojnë aktivisht fëmijët me obezitet. Doktorja Fiona Bull tha se zgjidhja e problemeve të obezitetit u nevojitet masave të ndërhyrjes komplekse.
"Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të hartojmë udhëzuesin e veprimit për problemin e obezitetit të nivelit të lartë në vendet e ndryshme. Këto të dhënat statistikore do të publikohen në raportin tonë."
Studiuesit vunë në dukje se nëse trendi i obezitetit zhvillohet sipas prirjes së tanishme, deri në vitin 2022, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve me obezitet do të kalojë atë të fëmijëve me problemet e nënpeshës . (Xu Guang)