Implantimi i kochlearit është një pajisje elektronike që ndihmon njerëzit me humbje të dëgjimit të gëzojnë tingujt e botës.
Në Kinë, rreth 2 milionë fëmijë kanë dëgjim të dëmtuar. Vitet e fundit, autoritetet dhe institucionet shoqërore zhvilluan aktivitete për ofriminfalas të këtij implanti për fëmijët me probëeme. Sivjet, provinca veriore e Kinës, Hebei ka planifikuar të investojë 76.5 milionë juanë, për të ofruar kirurgji falas dhe progame rehabilitimi për 850 fëmijë, duke i dhënë atyre një shpresë të re për jetën.
9-vjeçari Jiang Peng, një nxënës i klasës së dytë fillore në qytetin Shi Jiazhuang të provincës Hebei ka në veshin e djathtë një pajisje artificiale dëgjimi. Në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij, shqiptimi i Jiang Peng-ut nuk është mjaft i qartë. Por ai nisi të flasë në moshën 6-vjeçare, familjarët, mjekët dhe mësuesit e tij janë shumë kënaqur për nivelin e qartësisë së shqiptimit të tij.
Poezia e lexuar nga Jiang Peng quhet "Zemra e Falënderimit", e cila është krijuar nga nëna e tij Zhang Shuchun. Kohët e fundit, Zhang Shuchun mori pjesë në aktivitetet e "leximit nga fëmijët me dëgjim të dëmtuar" me këtë poezi. Sipas Zhang Shuchun-it, në moshën e vogël, Jiang Peng humbi gradualisht funksionin e dëgjimit për shkak se u prek nga ethet. Në moshën 4-vjeçare, ai nuk arriti të dëgjojë më zërat e jashtëm. Zhang Shuchun tha se ajo nuk mund të imagjinojë dot të ardhmen e fëmijës.
"Pas lindjes, ai mund të dëgjonte, por më pas dëgjimi i tij
u dobësua hap pas hapi për shkak të etheve. Deri tani, niveli i zërit që arrin të dëgjojë është mbi 100 decibel. Nëse nuk ka aparat dëgjimi, ai nuk mund të dëgjojë tingujt e zakonshëm."
Aparati dëgjimit që përmend Zhang Shuchun është një pajisje elektronike, që risjell dëgjimin. Tani, bota po përdor implantimin e kësaj pajisje për personat e shurdhër ose ata me dëgjimi të dobët. Sa më parë të vendoset kjo pajisje aq më të mira do të jenë rezultatet. Psh, nëse fëmijët me dëgjim të ulët do t'i nënshtrohen këtij implanti në moshën e vogël, ata mund të vazhdojnë mësimet dhe jetën e tyre si personat e zakonshëm. Në vitin 1997, në Kinë përfundoi kirurgjia e parë e implantimit të pajises së dëgjimit për një fëmijë të shurdhër.
Në vitin 2014, Zhang Shuchun mësoi për programin e veçantë të provincës Hebei për ta ofruar implantimin e aparatit falas për fëmijët e shurdhër dhe menjëherë ajo aplikoi për këtë program, që u miratua më vonë.
"Lumturia erdhi në mënyrë të papritur. Ky është programi i plotë falas. Im bir iu nënshtrua kësaj kirurgjie në moshën 6-vjeçare. Pas kirurgjisë, ai arriti të dëgjojë tingujt e jashtëm."
Pas implantimit të aparatit artificial të dëgjimit, fëmijët me dëgjim të dobët nisën kontaktet e para me zë, por u nevojiten trajnimet e rehabilitimit të gjuhës dhe të dëgjimit, për progres të mëtejshëm.
Yue Weiying ka punuar për mbi 10 vjet në Qendrën e Rehabilitimit. Nën përpjekjen e saj dhe të mësuesve të tjerë, qindra fëmijë janë rehabilituar suksesshëm. Yue Weiying tha për gazetarët se trajnimet e gjuhës janë zhvilluar përmes mësimeve kolektive dhe individuale, të cilat janë projektuar sipas situatës konkrete të fëmijës.
"Zhvillojmë trajnimet e veçanta individuale, për ta rehabilituar gradualisht aftësitë e dëgjimit, të shqiptimit, të gjuhës, të njohjes dhe të komunikimit të fëmijës. Për shembull, fëmijët duhet të bëjnë stërvitje të frymëmarrjes, të gjimnastikës së gjuhës dhe gojës. Kemi organizuar këto stërvitje në aktivitete e e lojërave, të cilat tërheqin interesat e fëmijës."
Sipas parashikimeve, në mbarë botën, afro 600 milionë persona kanë humbje të lehtë të dëgjimit, 250 milionë persona kanë humbje mesatare të dëgjimit. Në Kinë, ekzistojnë mbi 20 milionë persona me dëgjim të kufizuar, që është numri më i madh ndër personat me aftësi të kufizuar dhe përfshijnë mbi 2 milionë fëmijë me dëgjim të kufizuar. Kryetari i Federatës së Personave me Aftësi të Kufizuar të Provincës Hebei Zhu Lijie tha se në provincën Hebei, është përcaktuar programi i kontrollit të dëgjimit ndaj fëmijëve, për zbulimin sa më parë të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë. Këta fëmijë duhet të pranojnë sa më parë kirurgji falas dhe trajnimet e rehabilitimit, për t'u kthyer në shoqërinë e personave të shëndetshëm.
"Duhet të bëjmë kontrollin e funksionit të dëgjimit tek fëmijët. Nëse është e nevojshme, do t'ua ofrojmë trajtimet falas. Ky është një program me rëndësi shumë të madhe. Pas vendosjes së implantit ata mund të dëgjojnë përsëri dhe të bëjnë jetë të zakonshme si të gjithë e madje të shkojnë në shkollë. Çdo vit, bëjmë afro 300 kirurgji, ndërsa sivjet planifikojmë të zhvillojmë 850 kirurgji."
Zhu Lijie tha se qeveria jonë po shton në mënyrë të pandërprerë përkrahjen ndaj personave me aftësi të kufizuar. Fondet e ndihmës ndaj fëmijëve të shurdhër nga qeveria qendrore u shtuan çdo vit. Qeveria e provincës Hebei planifikoi të investonte 76.5 milionë juanë për të ndihmuar 850 fëmijët e shurdhër.
Më shumë fëmijë që largohen nga bota e zërit, mund të gëzojnë rastin e ndryshimit të fatit. Në kohën e sotme, Jiang Peng mund të vazhdojnë mësimet dhe aktivitetet e ndryshme së bashku me fëmijët e tjerë. Ai u njoh me dy miq të mirë në shkollë. Nëna e tij Zhang Shuchun dëshiron që Jiang Peng mund të mësojë pianon. Kjo ishte ëndrra e paimagjinuar e saj, por tani mund të realizohet. (Xu Guang)