Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative që përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.
Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit.
Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.
Shkaku dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Kërkimi shkencor tregon se sëmundja lidhet me pllakat e pleqërisë (pjesë në zonën gri ku gjenden me shumicë qelizash amiloide që ndihmojnë nëshfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative) dhe lëmshet neurofibrilare (proteina patologjike të grumbulluara). Trajtimet e përdorura momentalisht ofrojnë pak përfitime simptomatike ; asnjë trajtim që vonon ose ndal progresin e sëmundjes nuk ekziston
10 metoda për ta parandaluar sëmundjen e Alzheimerit:
Brenda 30 viteve të fundit, sipas të dhënave nga disa vende me ekonomi të zhvilluar, përqindja e sëmundjes së Alzheimerit u ul 30-40%. Vitet e fundit, vendet me ekonomi të zhvilluar kanë bërë shumë studime për sëmundjen e Alzheimerit dhe kanë arritur në disa përfundime.
1. Masat për kontrollin e sëmundjeve kardiovaskulare
Mjekët propozojnë që të ruhet një stil i shëndetshëm jetese, për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet kardiovaskulare e cerebrovaskulare. Duhet të kontrolli hipertensionin, diabetin, nivelin e yndyrnave, peshën etj. Këto masa janë konsideruar si shumë pozitive në uljen e përqindjes së sëmundjes së Alzheimerit.
2. Dieta e shëndetshme
Dieta e shëndetshme, sidomos "Dieta Mesdhetare" vonon shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Por sipas të dhënave, salca e susamit, salca e sojës dhe vaji i susamit kanë efekte të mira antioksidative.
3. Mbrojtja e aftësisë së dëgjimit
Tek të moshuarit, ulja e aftësisë së dëgjimit është një element i pavarur i rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit. Shumë të moshuar mendojnë se ulja e aftësisë së dëgjimit është një fenomen normal dhe nuk marrin masa të ndërhyrjes mjekësore.
4. Këmbëngulje për të mësuar deri në moshë të thyer
Sipas studimeve, niveli arsimor ka rëndësi të madhe për shtimin e funksionit të njohjes. Për të moshuarit, mësimet e pandërprera dhe shtimi i njohurisë janë shumë të rëndësishme për ta parandaluar degjenerimin e aftësive njohëse. Procesi i mësimit është një metodë shumë e mirë për parandalimin e Alzheimer-it.
5. Pasurimi i jetës sonë
Me zhvillimin e pandërprerë shoqëror, mjedisi i jetesës sonë bëhet më i qetë. Por mjedisi tepër i qetë nuk favorizon funksionet e njohjes sonë. Njerëzit jetojnë në grup dhe shoqëria na nevojitet. Pas pensionit, nëse të moshuarit qëndrojnë gjithmonë në shtëpi, nuk është një metodë e shëndetshme jetese. Duhet të dalin jashtë për pazar, për turizm dhe për drekë me miq, duke pasuruar jetën e tyre.
6. Forcimi i humorit
Shfaqja lirisht e ndjenjave si shqetësim, dashuri, zemërim, trishtimi etj është shumë e rëndësishme. Mundohuni mos i fshihni ndjenjat pasi mund të ushtroni presion të brendshëm.
7. Merruni me sport
Kërcimi në grup është një nga mënyrat më të mira për t'u argëtuar. Përvec kësaj merruni me aktivitetet të tjera në natyrë nën shoqërimin e personave të tjerë.
8. Lini duhanin
Pirja e duhanit ka ndikime negative për aftësitë njohëse dhe për të gjithë shëndetin.
9. Ulni sasinë e pijeve alkoolike
Konsumi i pijeve alkoolike në sasi të paktë mund të favorizojë funksionet e njohjes. Të gjitha pijet alkoolike e kanë këtë funksion, por duhet të kontrollohet sasia e përdorimit.
10. Parandalimi i sëmundjeve infektive
Sifilis dhe sëmundjet e tjera seksuale mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit. Disa sëmundjet e tjera virusale mund të rrisin përqindjen e sëmundjes së Alzheimerit.
Përveç kësaj, lëndimi i kokës mund të shtojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.
Shenjat e Alzheimer-it në fazë fillestare
Nëse zbulojmë herët shenjat e sëmundjes mund të marrim masa për mospërhapjen.
1. Humbja e kujtesës
Nëse zbuloni se prindërit ose familjarët tuaj po ulin aftësitë e gjykimit, të analizës dhe të veprimeve të tyre duhet t'i drejtoheni mjekut.
Disa pacientë mund të kenë probleme me kujtimet: Për shembull, ata përsërisin fjalët dhe veprimet; kërkojnë diçka brenda shtëpisë për tërë ditë; vendosin sendet në zona të papërshtatshme, si psh enët e kuzhinës në tualet etj.
Disa pacientë pranojnë se më parë bënin gatime të shkëlqyera por tani kanë harruar si të gatuajnë. Në të kaluarën, të moshuarit përdornin shumë mirë telekomandën e televizorit por tani ata kanë harruar si përdoret.
2. Shfaqja e ndryshimit të humorit
Një 66-vjeçare nga Kina ishte shumë kursimtare, por tani ajo u dhuron të tjerëve gjëra çdo ditë. Ajo u dhuron jo vetëm familjarëve, por edhe të gjithë miqve dhe të panjohurve.
Kur familjarët tuaj kanë ndryshim në karakter si 66-vjeçarja nga Kina, pra nëse vini re ndryshime të mëdha tek to mirë është të konsultoheni me një specialist.
3. Veprimet e jashtëzakonshme
Tetoja Zhang imagjinonte sikur bashkëshorti i saj kishte marrëdhënie jashtë martesore, ose disa të moshuarit mund sulmojnë gratë e tyre.
Disa të moshuar mund të kenë fiksimin e marrjes së gjërave të të tjerëve.
4. Humbja e rrugës
Kur të moshuarit humbin rrugën, kjo tregon një nivel të përparuar të sëmundjes së Alzheimerit. Nëse të afërmit tuaj kanë këtë problem atëherë duhet t'i ndihmoni që të përdorin pajisje të mençura si telefon, ipad etj., për të mos humbur rrugën. (Xu Guang)