PO-të

A keni dëgjuar për hidroterapinë?

Sipas statistikave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi 5% e amerikanëve vuajnë nga depresioni. Në kuadër të këtij problemi të madh në rritje, shkencëtarët janë drejt kërkimit të mënyrave alternative për shërim akoma më të shpejtë së bashku me antidepresantët.

Studimet e fundit tregojnë se pacientët që vuajnë nga ankthi apo depresioni lehtësoheshin duke bërë një dush me ujë të ftohtë.

Personat që pëlqejnë dhe bëjnë dush të ftohtë kanë humor më të mirë, më pak stress më shumë energji dhe më pak dhimbje reumatizmale.

Po si ndihmon uji i ftohtë me depresionin?

Sipas Dr. Nikolai Shevchuk, ne duhet të kemi më shumë kontakt me ujin e ftohtë pasi ai aktivizon beta-endorfinën dhe noradrenalinën në tru. Këto substance përdoren në shumë medikamente kundër depresionit.

Goditja nga uji I ftohtë është e ngjashme me goditjen elektrike në shumë mënyrë. Impulset elektrike udhëtojnë në sasira të mëdha nga mbaresat nervore të lëkurës drejt trurit. Hipoteza e Dr. Shevchuk është që kjo gjë ka efekte positive ndaj depresionit. Megjithatë, nevojiten ende shumë kërkime për ta vërtetuar këtë.

Në një tjetër studim u pa se pseronat që pëlqenin dushin e ftohtë reduktonin nivelet e acidit urik. Nëse këto nivele nuk mbahen nën kontroll, mund të vuani nga sëmundje veshkash.

Dermatologu Dr. Neil Schultz thotë se lëkura jonë përfiton shumë nga uji i ftohtë. Duke u larë me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë, do të largoni skuqjet dhe fryrjet rreth syve dhe kjo do t'ju përmirësojë humorin!

Një studim tjetër zbuloi se uji i ftohtë kishte gjithashtu ndikim në rritjen e gluthathione-s, një super antioksidant dhe ndihmon antioksidantët e tjerë të veprojnë në nivelet e duhura. Ky lloj reagimi oksidativ na rrit rezistencën fizike dhe emocionale ndaj stresit.

Si ndihmon dushi i ftohtë me ankthin?

Kërkuesit nga Universiteti i Osaka-s arritën në përfudnimin se banjat me ujë të ftohtë kanë ndikim pozitiv në reduktimin e kortizolit. Ky hormon aktivizohet kur pushtoheni nga stresi dhe ankthi.

Dushi i ftohtë çdo mëngjes do të nxisë trupin tuaj që të shkrijë yndyrnat dhe kështu dukshëm do të shpejtojë metabolizmin prej 12 deri në 15 orë.

Për këtë specialistët sugjerojnëtë bëni dush në ujë me temperaturë midis 15 dhe 20 gradë celsius dhe të qëndroni në ujë më shumë se 15 minuta.

Mos u fusni menjëherë në ujë, por gradualisht, dhe më pas mos provoni të ngroheni me ujë të ngrohtë.

Vërejtje: Ndryshimet e temperaturës së trupit mund të ndikojnë përkohësisht në qarkullimin e gjakut. Mos përdorni dushin e ftohtë nëse keni probleme me zemrën, me shtypjen e gjakut apo me diabetin.

3. Bëni më parë një dush të ftohtë

Kjo mund të duket çmenduri, por një burim online për meshkuj i quajtur "MenProvement", bën të ditur se dushi i ftohtë rrit qarkullimin e gjakut në organet tuaja kryesore, për t'i mbajtur ata ngrohtë. Dushi i ftohtë mund të ketë përfitime të tjera, të tilla si: përshpejtimi i shërimit të muskujve dhe madje edhe rritjen e pjellorisë, sipas "MenProvement". Ashtu si edhe kur hidheni në ujëra të akullta, edhe kur bëni dush të ftohtë për herë të parë (ose të tretë), mund të jetë një goditje për sistemin tuaj. Kjo është arsyeja pse burimi rekomandon që, të bëni në fillim një dush të ngrohtë dhe më pas të përfundoni me një dush të ftohtë (për të paktën një minutë). Kjo duhet të ndodhë çdo ditë, derisa dushi juaj të jetë thuajse i gjithi me ujë të ftohtë.

JO-të

"Është e vërtetë që rënia e menjëhershme e temperaturave mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare dhe ka ndodhur këtu," thotë Ding Yahui, një doktor nga Spitali i provincës kineze Zhejiang, pasi shpenzoi disa orë për të shpëtuar një pacient në pavijonin e emergjencës.

"Një 53-vjeçar u dërgua menjëherë në spital nga familja e tij pas një sulmi në zemër. Por ai ishte në koma kur e mori ambulanca. Mjekët e paviojonit të emergjencës bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë, por ishte e pamundur pasi infrakti kishte prekur zonën më të madhe të muksulit të tij vaskular," shpjegon mjeku.

"Në fakt, kjo tragjedi ndodhi nga një kovë me akull që ai përdori për të larguar vapën. Edhe pse e konsideronte veten një burrë i fortë dhe që mund të mbyste një tigër pa asnjë armë, por thjesht me duart e tij, ai kishte shtrëngime të vazhdueshme në kraharor dhe dhimbje në anën e majtë menjëherë sapo përdori akullin në trupin e tij.

"Kur mbërriti në spital, pjesa më e madhe e muskulit të zemrës ishte dëmtuar. Pavarësisht sa të aftë ishin mjekët, ai përsëri nuk arriti të jetonte.

Prandaj kini kujdes nga dushi i ftohtë në këtë 6 raste:

1. Nëse jeni të djersitur

Nëse jeni të djersitur, enët e gjakut janë më aktive dhe poret më të mëdha, prandaj qarkullimi i gjakut është më i shpejtë. Nëse dikush pas djersitjes bën një dush të ftohtë, enët e gjakut do të tkurren dhe poret do të mbyllen menjëherë dhe kanalet që ngrohin trupin do të mbyllen dhe në këtë rast mund të ndodhë atak i zemrës.

2. Pasi keni pirë alkool

Alkoli prej mëlçinë dhe çliron glycogen. Kur bëni dush, konsumi i glukozës në trup rritet. Nëse bëni një dush pasi keni pirë alkool, glukoza në gjak nuk mund të përthithet plotësisht dhe pas kësaj do të keni marrje mendsh, vertigo, hypoglycemi madje dhe koma.

3. Pas buke

Kur bëni dush pas buke, enët e gjakut zgjerohen për shkak të ujit të nxehtë. Kur zgjerohen enët e gjakut, gjaku do të qarkullojë më shpejt dhe gjaku në zonën e abdomenit do të reduktohet. Për këtë do të ndikohet procesi i tretjes, duke shkaktuar nivel të ulët sheqeri në gjak, madje mund t'ju bjerë të fikët. Prandaj mos bëni asnjëherë dush pas ushqimit.

4. Pas pune

Pas punë së lodhshme, duhet të pushoni pas pasi të bëni banjë, përndryshe mund t'ju bjerë të fikët.

5. Mos bëni dush të ftohtë pas orës 9 të darkës

Forcat e energjisë Yang dhe yin në trupin e njeriut ndryshojnë gjatë ditës, stinëve etj. Në mëngjes energjia yang është më dominante, ndërkohë që froca yin rritet në darkë. Njerëzit nuk duhet të bëjnë banjo të ftohta në mëngjes pasi energjia yang do të dëmtohet. Në mbrëmje energjia yin ndodhet në organet e brendshme dhe lëkura është më pak e mbrojtur prandaj mos bëni dush pas orës 9 të darkës.