Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot.
Por shumë dhjam (ose trupi në formën e mollës) shton rrezikun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh.
Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë genetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.
Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh.
Gjeni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, ciklizmi, apo vrapimi.
Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje. Gjatë e gjumit ndikon tek oreksi si dhe tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.
Po cilat janë ushqimet që luftojnë dhjamin në bark?
Ka raste kur lexojmë shumë materiale në internet mbi ushqimet që luftojnë dhjamin në bark mund të ça cojë në konfuzion, pasi listat janë të ndryshme.
Zakonisht nuk ekziston ndonjë dietë magjike kundër dhjamit në bark, por kur mbani një dietë të shëndetshme është dhjami i barkut ai që largohet i pari:
1. Ushqimet e pasura me fibra
Studimet kanë treguar se konsumi i 10 gramëve fibra në ditë ndihmon shumë për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.
2. Ushqimet që përmbajnë proteina
Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe duhet një kohë më e gjatë për t'u tretur. Është llogaritur se për të siguruar 100 kalori nga
ushqimet proteinike, trupi duhet të përdori 30 kalori (por vetëm 12 kalori për yndyrë dhe 7 për karbohidrate). Kjo është arsyeja pse shumë lista përmbajnë ushqime si kos, mish pa dhjam, vezë dhe peshk ose fasulet, legumet, arroret dhe farat si dhe perime të posaçme. 1 vezë psh, përmban 7 gramë proteinë. 1 gotë quinoa ka 8 gramë proteinë dhe 5 gramë fibra. Arrat gjithashtu përmbajnë proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme dhe të gjitha këto janë të shkëlqyera për t'u konsumuar mes vakteve.
3. Ushqimet që përmbajnë ujë
Këto ushqime zënë hapësirë më të madhe. Shumë fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë dhe elementë ushqyes dhe nuk përmbajnë shumë kalori dhe kjo është arsyeja pse janë pothuajse në çdo listë, sidomos shalqiri. Frutat e tjera që përmbajnë shumë ujë janë qitro, pjepri, portokalli etj. Perimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë trangulli, sallata jeshile, selino, kungulli, domatja, lakra etj.
Këto lloj frutash përmbajnë jo vetëm ujë por edhe shumë fibra, elemente ushqyese dhe antioksidantë.
4. Ushqimet e nxehta dhe pikante
Ushqimet pikante dhe të nxehta duhet më shumë kohë për t'i konsumuar. Nëse ushqimi juaj është pikant atëherë do të konsumoni më pak në sasi, gjithashtu pikantet përmirësojnë metabolizmin.
5.Ushqimet që ngrenë nivelin e metabolizmit
Këtu bëjnë pjesë çaji jeshil pasi ka një përbërës kimik që quhet EGCG dhe që nxit rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Piperi i kuq përmban capsaicin, kimikat që njihet për metabolizmin. Capsaicina rrit nxehtësinë e brendshme të trupit dhe për këtë kërkohet një nivel i lartë energjie. Gjithashtu disa studime sugjerojnë se uthulla mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në trup.
Megjithëse mund të ekzistojnë shumë ushqime të tjera për heqjen e dhjamit rreth belit, duhet të dini që nuk ka ndonjë mrekulli për këtë gjë, thjesht ndryshimit në stilin e jetës dhe ushtrimet ju ndihmojnë shumë si dhe të evitoni këto 8 ushqime.
Duhet të bëni disa sakrifica dhe të hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme që ju formojnë dhjamin në stomak.
1. Drithërat e përpunuara
Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj
janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t'i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.
2. Pijet me sheqer
Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqënëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.
3. Vaj vegjetal dhe margarina
Ashtu sikurse dhe drithërat, vajërat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajërat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t'i djegë, këto vajëra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.
4. Yndyrnat nga prodhimet shtazore
Yndyrnat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.
5. Ushqimet e skuqura
Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mudn të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë
6. Alkooli
Alkooli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.
7. Brumërat
Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.
8. Ushqimet me shumë kripë
Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.
Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij.
Nëse jeni mbipeshë, atëherë ndiqni këto këshilla për të hequr dhjamin:
-Hani herët. Ngrënia natën vonë sjell shtimin në peshë, pasi trupi e ruan më
shumë ushqimin gjatë gjumit.
-Braktisini ushqimet e përpunuara.
-Pini tetë gota ujë në ditë. Uji e largon natyrshëm oreksin (çaji i hithrës
është i mrekullueshëm për të humbur peshë.
-Shmangni margarinën, qumështin e paskremuar, djathërat dhe prodhimet e bulmetit
nga qumështi i lopës. Këto ushqime janë të vështira për t'u tretur.
-Shmangni sheqerin, ai e ul metabolizmin.
-Hani yndyrat e mira dhe hidhini tutje të këqijat. Yndyrat e mira gjenden tek avokado, farat e kungullit, farat e lulediellit, peshku, arrat dhe perimet. Mos i shmangni këto ushqime. Ato janë të pasura me yndyra të mira, që ndikojnë te metabolizmi, në mënyrë që të humbni në peshë. Yndyrat e këqija janë yndyrat e ngopura, që i gjejmë te mishi i kuq dhe te gjalpi. Ato janë shumë të vështira për t'u tretur. Ato bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje dhe probleme me peshën.
-Mos kapërceni vaktet dhe gjithnjë hani mëngjes. Stomaku dhe shpretka janë shumë të fortë në mëngjes. Në këtë mënyrë keni gjithë ditën përpara për të djegur kaloritë e vaktit. Nëse nuk hani, te truri juaj shkon një sinjal. Truri e interpreton sikur nuk ka ushqim. Në trup, më pas, lëshohen hormonet e stresit.
Pastaj indi muskulor lëshohet në mënyrë që të pakësojë nevojën e trupit për ushqim. Kur ju hani më vonë, trupi prodhon më shumë insulinë për të krijuar më shumë dhjamë, pasi nuk ka ushqim!
-Provoni të detoksifikoheni, të nxirrni jashtë helmet, lëndët toksike. Toksinat ruhen në indin dhjamor. Kur ju keni shumë toksina është e mundur që të keni më shumë dhjamë se sa muskul. Ndihmojeni trupin të pastrohet nga helmet dhe kimikatet dhe kjo do të ndihmojë të kontrolloni peshën.
-Mos bëni dieta të shpejta. Dieta ngadalëson funksionin e enzimave të
metabolizmit në trup. Qelizat e dhjamit fryhen, bëhen toksike dhe mbeten në inde. Ju humbisni tonifikimin e muskujve. Bini në depresion. Në vend të këtyre dietave, ndiqni një dietë tjetër: hani më shumë se më parë, por hani ushqimet e duhura (perime me gjethe të gjelbra, perime, arra të gjalla, fara, barishte deti, drithëra, fasule, barishte të njoma, çaje bimorë, fruta të thata e të njoma dhe peshk).
-Bëni ushtrime. Digjeni dhjamin. Ushtrimet fizike rrisin ritmin metabolik dhe kaloritë digjen më shpejt. Filloni me ecjen, është një mënyrë shumë e mirë për të hequr dhjamin.
-Vëreni në punë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është që të pini një gotë me ujë të ngrohtë me lëng të shtrydhur limoni.
-Largohuni nga alkooli. Ai ju dobëson mëlçinë, organin themelor për metabolizmin e dhjamin.