Dy toptha, në masën e kumbullave, duhet të rrotullohen në pëllëmbën e një prej duarve, këta janë topthat e taiji-së.
Këta toptha rrotullohen nëpër pëllëmbë për të ngacmuar pikat e akupunkturës në duar dhe kështu do të ndjeheni mirë në të gjithë trupin.
Ky rrotullim ka ekzistuar që prej shekullit të 12-të
Në vitin 1127, para Dinastisë Song, topthat e Taiji-së ishin shumë të famshëm. Njerëzit ruanin shëndetin vetëm duke rrotulluar këto toptha në duart e tyre dhe si rezultat u zgjat jetëgjatësia nga përmirësimi i shëndetit.
Mjekët kinezë thonë se kjo lloj terapie ju ndihmon në reduktimin e stresit mendor, ankthit, nervozizmit, impotencës, pagjumësisë, ndihmon për kujtesën, eviton problemet me çrregullimin e gjakut, dridhjen e duarve, marrjen e mendjes, dhimbjen e këmbëve dhe të mesit, dhimbjen e supeve si dhe reumatizmën në kyçe, duar dhe këmbë.
Po ashtu kjo metodë ju shton përqëndrimin dhe përmirëson funksionin e trurit në tërësi.
Muzikantët dhe kirurgët duhet të përdorin topthat e taiji-së
"Rrotullimi i topthave në duart tuaja shtyp pikat e akupunkturës në duar dhe nxit qarkullimin e energjisë Chi në trup." Gishtat, ndërkohë, transmetojnë efektin drejt nervave dhe organeve të tjera si zemra, mëlçia dhe mushkritë. Çdo pikë ose zonë e dorës është jo vetëm e lidhur me zemrën, por edhe me pjesë të tjera të trupit si – sytë, truri, organet riprodhuese etj. Nëse ushtroni presion në këto pika, do të qëndroni të shëndetshëm.
Përdorimi i rregullt i tyre bëhet për përmirësimin e qarkullimit të energjisë dhe kjo ju krijon një gjendje qetësie.