Pasi kalojnë festat të gjithë frikësohemi nga mbipesha dhe jemi të ndërgjegjshëm se e kemi tepruar me ushqimin. Sipas një studimi britanik të kryer me rreth 5 mijë vetë, pjesa më e madhe e tyre pas festave kishin vendosur të nisnin dieta të ndryshme. Pothuajse të gjithe kishin dështuar, ndonëse kishin objektiva të qarta për tu dobësuar. Studiuesit thonë se faji i mosrënies nga pesha është i synimeve pak të realizueshme, që i vemë vetes.
Hiqni dorë nga këto objektiva !
1.-Dua të dobësohem 10 kg
Të humbësh 10 kg është një synim mjaft ambicioz, por edhe afatgjatë. Ndaj ky objektiv në shumicën e rasteve nuk realizohet nga ata që e marrin përsipër. Ekspertët këshillojnë të përpiqeni të humbni të paktën 2 kg në muaj. Kjo arrihet duke ngrënë shëndetshëm, por duke shtuar lëvizjet. Ndryshimet e vogla në mënyrën e të jetuarit, por që kryhen rregullisht sjellin rezultate Dietologu dhe psikiatri i njohur italian Stefano Erzegovesi, thotë se " rrugët më të lehta për tu dobësuar, si dietat e forta mund të sjellin rezultat të shpejtë, por të gabuar. Sipas tij dobësimi i shpejtë dëmton shëndetin, ndaj këshillon që mbipesha duhet hequr në 10% të saj gjatë një periudhe 6 mujore.Kohëzgjatja e dobësimit duhet të jetë e ngadaltë që edhe vetë organizmi të përshtatet më mirë me ndryshimin, shton dietologu italian.
2.Do të provoj dietën e VIP-ave
Ndjekja e një diete, që ka patur rezultat te një person tjetër është dështim i sigurtë. Shpesh personat VIP, aktore, këngëtare modele në intervistat e tyre në media flasim për "ushqime magjike" apo " dieta fantastike". Dietologu italian thotë se njerëzit parapëlqejnë më shumë të përdorin barna të ndryshme, apo të ashtuquajtura çajra dobësimi për një rezultat të menjëhershëm. Por kjo është e gabuar, se duke larguar nga ushqimi i përditshëm karbohidratet, proteinat, bulmetrat mund të dëmtosh shëndetin dhe metabolizmin. Zvogëlimi i masës së ushqimit që konsumojmë dhe shtimi i lëvizjes i kryer rregullisht është një metodë shumë më efikase dhe pa pasoja për dobësim.
3.Nuk shkoj më në restorant !
Të mos shkosh në një darkë me miqtë në restorant për shkak të dietës, është frusturuese dhe aspak e dobishme. Personi që nuk dëshiron ta teprojë me ushqimin në restorant para se të shkojë atje mund të hajë disa bajame dhe një mollë. Ndërsa në restorant ai mund të porosisë një sallatë. Në një studim në "Journal of the American Diet Association" të Universitetit amerikan të Pensilvanisë, kush e nis darkën me një sallatë konsumon 12% kalori më pak se të tjerët, që nuk e preferojnë sallatën.
4.Do të ha pak çdo ditë
Është ide e mirë të pakësosh ushqimin gjatë dietave, por do ti marrësh prapë ato kg madje dhe me interesa, kur të rinisësh të ushqyerit pas dietës. Është efekti i njohur yo-yo, pas dietave të forta. Përse të mos shkoni te një mjek dietolog, i cili do tu këshillojë cila është mënyra më e mirë e të ushqyerit për ju ?
Për të pastruar sistemin tuaj nuk është e nevojshme që të pini një përzieje me lëng limoni. Kjo sepse trupit tuaj kurrë nuk i nevojitet detoksi.
Arsyeja është se vetë organizmi është i përgatitur për ta bërë këtë gjë. Kështu helmet dhe kimikatet pastrohen nga trupi jonë nëpërmjet mëlçisë.
Çdo dietë që ju premton që do t'ju shndërrojë në një njeri të ri, më shumë mundësi po ekzagjeron, thonë specialistët.
Njerëzit më të shëndetshëm gjatë jetës janë ata që bëjnë gjëra të thjeshta, nuk pinë shumë pije me gaz, hanë shumë pak fast-food dhe kanë shumë fibra në regjimin e tyre ushqimor, përfundojnë dietologët.
5.Do të detoksifikohem
Pas një periudhe festash kur kemi ngrënë shumë, një regjim dezintoksikues është mjaft i mirë. Por a jemi në gjendje ta realizojmë vetë atë? Pijet e ndryshme detoksifikuese nuk japin efekt të njejtë tek persona të ndryshëm. Por nga ana tjetër as qëndrimi pa ushqim nuk këshillohet. Dietologët në këtë rast këshillojnë që për shëndetin e mirë fizik dhe mendor 1 ditë në javë konsumoni vetëm fruta dhe perime. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për tu detoksifikuar.
6. Do të bëhem vegjetarian
Ky objektiv është mjaft i mirë për ata që arrijnë ta ndjekin atë me vullnet dhe dëshirë, por nuk funksionon te ata që duan ta përdorin vetëm për rënie nga pesha. Madje sipas studjuesve mosngrënia e mishit nuk sjell në të gjitha rastet në rënie nga pesha. Madje ata këshillojnë që proteinat e mishit të përbëjnë 1/4 e një vakti ushqimor dhe do të ishte mirë të alternoheshin me perime.
7. Do të peshohem çdo ditë
Kjo nuk është një ide e mirë sepse nuk të tregon progresin e shënuar të rënies nga pesha. Pesha varion gjatë ditës, por dhe në rastet kur merreni me sport, sepse rritet masa muskulore. Peshimi ideal është një herë në javë në të njejtën orë, madje të mërkurën këshillojnë dietologët. Sipas një studimi të botuar nga PLoS One: gjatë fundjavës pesha e trupit rritet, për të rënë më pas gjatë ditëve të javës. Duke patur parasysh këtë ndryshim dita ideale për tu peshuar është mesdita e së mërkurës, një herë në javë. Madje ata thonë se më mirë se pesha trupore në kg, matni perimetrin e belit. Nëse pantallonat që nuk ju nxinin tani ju rrinë mirë, jeni në rrugën e duhur.