Republika e Kongos ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën në vitin 1964. Brenda një periudhe gati gjysmë shekullore të dy vendet vazhdojnë bashkëpunimin në shumë fusha të ndryshme, ndër të cilat dhe në mjekësi. Në marsin e vitit 2013, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vizitoi Republikën e Kongos dhe së bashku me homologun Denis Sassou-Nguesso preu shiritin e përurimit të Spitalit të Miqësisë kino-kongoleze. Ky spital shërben si një qendër për ekipet mjekësore nga Kina në kryeqytetin e Kongos, Brazaville. Aktualisht një grup mjekësh nga qyteti kinez i Tianjinit po u shërbejnë pacientëve të këtij spitali.
Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës Wang Xinjun vizitoi spitalin, ku realizoi reportazhin që ju ftojmë ta ndiqni.
Spitali i Miqësisë kino-kongoleze është ndërtuar nga Korporata Kombëtare e Ndërtimit e Kinës. Spitali i ndërtuar me fonde kineze ze një sipërfaqe prej mbi 6300 metrash katrore dhe ka afro 100 shtretër, duke u bërë kështu kompleksi më i madh spitalor në zonën Mfilou të Republikës së Kongos. Në 3 vitet e fundit, ky spital ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e kushteve mjekësore të banorëve vendës si dhe është shprehje e miqësisë mes Kinës dhe Kongos.
Më 12 janar të vitit 2017, drejtorja e Spitalit të Miqësisë kino-kongolez Rongui Martine mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve mjekësore "Makina CT" nga Kina. Duke iu referuar përurimit të spitalit nga presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti i Republikës së Kongos Denis Sassou-Nguesso më 30 mars të vitit 2013, Rongui Martine,atëhohë funksionare e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kongos tregon se
"Presidenti kinez Xi u prit me me dashamirësi nga banorët vendës dhe vizita e tij në këtë spital është një nder i madh për ne. Për shkak të vendndodhjes së spitalit në zonën Mfilou, banorët e këtushëm përfitojnë shërbime cilësore mjekësore ."
Ekipi i 23-të i ndihmës mjekësore nga Kina në Republikën e Kongos përbëhet nga 33 specialistë që nisën punën këtu nga korriku i vitit 2015. Anëtarët e këtij ekipi vijnë kryesisht nga 14 qendra spitalore të Kinës si nga Spitali Nankai i Tianjin-it, Spitali i Tianjin-it, Spitali Nr 2 pranë Universitetit Mjekësor të Tianjin-it, Spitali i Trajtimit të Sëmundjeve të Syvei Tianjin-it etj. Mjekët kinezë shërbejnë në pavijone të ndryshëm të spitalit si në atë të kirurgjisë, obstetrik-gjinekologjik, të pediatrisë, stomatologjisë, oftalmologjisë etj. 24 mjekë kinezë punojnë në Spitalin e Miqësisë kino-kongolez, ndërsa 9 të tjerë ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin Loandjili të qytetit të dytë më të madh të Republikës së Kongos, Pointe-Noire.
Spitali i Miqësisë kino-kongolez ndodhet në zonën Mfilou të periferisë veriperëndimore të krahinës Brazzaville, ku mjedisi i sigurisë dhe transportit nuk është shumë i mirë. Anëtarët e ekipit mjekësor të Kinës janë grabitur dy herë nga keqbërësit. Mësohet se ekipi ka patur dhe vështirësi në qarkullimin natën me makina për shkak të kushteve të këqia të motit. Por mjekët kinezë nuk u tremben vështirësive dhe vazhdojnë me entuziatëm misionin e tyre. Lidhur me këtë Wang Benxiu u shpreh
"Sapo erdhëm këtu, mësuam se presidenti Xi ka prerë shiritin e përurimit të këtij spitali dhe kjo na gëzoi shumë. Para nisjes nga Kina u takuam me presidentin Xi, i cili na foli për shpirtin human që duhet të kenë mjekët kinezë në këtë mision," të mos tremben nga vështirësitë, të japin ndihmesë vullnetarisht për pacientët dhe ti trajtojnë ata me pëkushtim dhe dashuri ". Të gjithë ne i përmbahemi këtyre këshillave të presidentit Xi dhe po përpiqemi të realizojmë me sukses misionin tonë , tha Wang
Doktori Tang Yong, 34 vjeçar që vjen nga Spitali i Sëmundjeve të Syrit i qytetit Tianjin është mjeku më ri i ekipit. Nga gushti deri në shtatorin e vitit 2016, ai mori pjesë në programin e ndihmës mjekësore me kirurgjinë e kataraktit "perdja e syrit ", që u formua nga Komisioni i Planifikimit Shëndetësor i Qytetit Tianjin dhe Ministria e Tregtisë e Kinës. Në këtë program rreth 20 ditor zhvillohen operacione të kataraktit në spitalet e Republikës së Kongos. Deri tani kanë përfunduar 512 operacione të kataraktit ndaj pacientëve vendës, përfshirë fëmijë nga mosha 6 vjeçare dhe të moshuar deri në 95 vjeç. Ja çfarë tregon kirurgu Tang :
"Kemi bërë operacione të kataraktit te 2 fëmijë vendës dhe kanë dalë me sukses. Fëmijët kishin shikim të dobët dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale niveli i shikimit të tyre është normal ."
Më 12 janar, Spitali i Miqësisë kino-kongolez u pajis me një makineri CT të dhuruar nga Kina, makineria e dytë e tillë në të gjitha spitalet e krahinës Brazzaville. Pacienti Mvanguidi Joseph është ndër të parët që kreu analizat me këtë makineri dhe mendon se puna e bërë nga specialistët kinezë është profesionale.
"Jam trajtuar prej 2 muajsh në këtë spital. Ndjej se shëndeti im është përmirësuar. Mjekët kinezë erdhën këtu për të na ndihmuar dhe kur kemi probleme me shëndetin vijmë në spital për tu trajtuar. Kam besim te mjekët kinezë ."(Xu Guang)