Lindja e fëmijës nuk është e thjeshtë për çdo femër, por ajo është veçanërisht e vështirë për një femër në moshë të madhe. Nënat që I kanë sjellë në jetë fëmijët në moshë të madhe kanë përjetime të ndryshme. So do tju tregojmë disa prej tyre.
Kinezja Xu Fei lindi fëmijën e saj të pare kur ishte 40 vjeç. Ajo tregon se kishte planifikuar lindjen e fëmijës që kur mbushi 35 vjeç, pasi më herët kishte të tjera angazhime për të kryer. Xu thotë se krahasuar me një 20 vjeçare, një grua 35 vjeçare ka shtëpi, një pozicion shoqëror dhe profesional, të ardhura të mjaftueshme dhe është më e pjekur. Ndaj mendonte se kjo ishte mosha e duhur për tu bërë nënë. Por për fat të keq, Xu Fei abortoi dy here pas moshës 35 vjeçare kur dëshironte të ngelte shtatzanë. Ajo mendoi se kjo mund të lidhej me moshën e saj të madhe, por mjekët I thane se vezët e fekonduara në këtë moshë janë më të dobta dhe nuk mbijetojnë. Pas shumë përpjekjesh Xu Fei lindi një fëmijë të shëndetshëm në moshën 40 vjeçe.
Për Xu-në rritja e fëmijës është relativisht e thjeshtë. Në krahasim me nënat e reja, Xu mendon se të bëhesh nënë në moshë të madhe ka pluse dhe minuse. Xu pranon se për rritjen e fëmijës nuk gëzon forcën dhe energjinë e një nëne të re, 20 vjeçare, por ka dhe epërsinë e pjekurisë. Duke patur më shumë përvojë jetësore Xu mendon se ka dhe një vision më të madh për jetën në përgjithëse dhe të ardhmen e fëmijës, në veçanti. Kur femrat janë në moshë të re, një nga përparësitë e tyre është karriera. Ndërsa kur ato arrijnë moshën rreth 35 vjeçare kanë realizuar një pozicion në karrierë dhe I kushtojnë vëmendje mëmësisë. Një femër në moshë të re ka dëshirë të argëtohet dhe lindja e fëmijës në këtë periudhë të jetës, përbën një pengesë për këtë. Ndërsa një femër në moshë të mesme ka një shpirt më kontribues, gjë që është e rëndësishme për rritjen e një fëmije.
Përveç kësaj, femrat që bëhen nëna në moshë mesatare nuk kanë problem të mprehta ekonomike, pasi ato kanë konsoliduar të ardhurat e tyre. Për këtë qëllim femrat si Xu Fei kanë më shumë mundësi të arsimojnë fëmijën në shkolla të mira, madje dhe jashtë vendit, krahasuar me nënat e reja. Këto të fundit për shkak të viteve të pakta në punë nuk arrijnë të krijojnë një qëndrueshmëri ekonomike.
Hai Ying lindi fëmijën e saj të dytë, djalë kur ishte 40 vjeç, ndërkohë që ishte nënë e një vajze 14 vjeçare. Kur mësoi se ishte shtatzanë Hai Ying u gëzua shumë. Ndonëse në muajt e shtatzanisë ajo punoi 6 muaj, ndonëse profesioni I saj i kërkonte të udhëtonte shpesh me avion. Kur ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë ajo u tregoi drejtuesve të kompanisë lajmin dhe nga ky moment ndërpreu fluturimin me avion.
Gjatë analizave të shtatzanisë në javën e 24-të të saj, niveli I sheqerit në gjak i Hait kaloi normën, ndaj mjekët e këshilluan të ishte e kujdesshme me dietën. Hai tha se në këtë moshë ajo ka një vetëkontroll më të forte se sa një nënë e re. Për të përmirësuar shëndetin ajo bënte shëtitje të gjata në ajër të pastër, apo stërvitje fizike. Madje ajo bleu dhe një aparat për matjen e sheqerit në gjak. Nga java e 24-të e shtatzanisë deri në lindje, pesha e Hait u rrit vetëm 2-3 kilograme. Të gjitha këto ndikuan në lindjen normale të një foshnjeje të shëndetëshme.
Në javët e fundit të shtatzanisë Hai Ying i ra të fikët dhe u rrëzua duke pësuar një goditje në kokë. Me ndihmën e vajzës së saj 14 vjeçare ajo shkoi në spital dhe mjeku e këshilloi se duhet të ishte më e kujdesshsme gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në periudhën e fundit para lindjes, të gjithë familjarët e shoqëronin Hain që të mos kishte asnjë situate të papëlqyer. Kështu ajo arriti të lindte fëmijën e saj të dytë një djalë me peshë 4 kg.
Sipas zonjës Hai Ying gjendja e mirë psikologjike e nënës ndikon shumë në lindjen e fëmijës së dytë. Por, ajo shton se gjatë rritjes së fëmijës vështirësitë janë të shumta. Sipas Hai Ying-ut, kur lindi fëmijën e pare ishte e re dhe prindërit e ndihmonin, ndaj gjendja e saj psikolkogjike ishte mjaft e mirë. Por me lindjen e fëmijës së dytë, me diferencë 14 vjeçare nga I pari, prindërit e saj janë shumë të moshuar dhe nuk mund t'i japing ndihmë, si më pare.
Duke folur për ndikimin e moshës te nënat që lindin fëmijë, Hai Ying ka një opinion të veçantë. Ajo tregon se kur ishte e shoqëruar nga I shoqi në spital, pas lindjes së fëmijës një infermiere e kishte pyetur atë nëse ishte gjyshi I fëmijës. Për këtë Hai thotë se prindërit e një të porsalinduri, kur janë në moshë të mesme apo të madhe duhet të kujdesen shumë për pamjen e tyre të jashtme. Ata nuk duhet të duken si gjyshërit e fëmijës, thotë ajo. Duke patur një shpirt të ri, prindërit do të përballin çdo pengesë në rritjen e fëmijës së tyre, thotë Hai Ying. Ajo është e mendimit se prindërit janë më të pjekur kur vjen në jetë fëmija I tyre I dytë dhe kjo ndikon pozitivisht në rritjen e tij.
Marrëdhënia mes Hai Ying-ut dhe vajzës së saj 14 vjeçare nuk është ndikuar shumë nga ardhja në jetë e djalit të saj. Madje Hai Ying thotë se here pas here vë re se vajza është pak xheloze për dashurinë e prindërve ndaj vëllait të saj të vogël. Hai tregon se kur djali I saj shkoi në shkollë I propozoi të bijës, tashmë 20 vjeçare të shkonte në takimet me prindër si kujdestarja e të vëllait. Këtë vajza e saj e priti me gëzim.
Zoti Gu është 44 vjeç dhe gruaja e tij 38 . Ky çift ka një fëmijë 2 muajsh, pasi janë martuar në moshë disi të madhe. Vetë Gu tregon se gjatë shtatzanisë së të shoqes gjithçka shkoi mirë, pasi ata kishin kryer të gjitha analizat e duhura. Kur e pyesin për përvojën e tij si baba për here të pare Zoti Gu thotë se mosha e pjekur I ndihmon pasi kanë përvojë në jetë . Ai thekson se me rëndësi të veçantë është komunikimi me fëmijën dhe ai në çift për rritjen e shëndetëshme të fëmijës. Sipas tij një çift në moshë të mesme ka përvojën e duhur, gjendjen e mirë psikologjike dhe atë ekonomike për rritjen e mirë të fëmijës (Xu Guang)