Sot ka njerëz që kanë imunitet të fortë dhe pothuajse nuk sëmuren kurrë. Edhe nëse njerëzit përreth tyre kanë grip apo ndihen të stresuar ata përsëri nuk ndikohen nga këto. Po çfarë i bën disa nhjerëz të jenë më rezistentë dhe më në formë gjatë pjesë më të madhe të kohës? Ja disa nga sekretet e tyre.
--Gjumi është i pazëvendësueshëm
"Unë fle 8 orë gjumë gjatë natës dhe jam e shëndetshme", thotë Amelia Narcisi.
Specialistët e gjumit thonë se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem të fortë imunitar. Një studim ka treguar se njerëzit që flenë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% më shumë gjasa t'i zërë gripi kur ekspozohen ndaj një virusi, krahasuar me njerëzit që flenë më shumë se 7 orë.
Pothuajse 1/3 e jetës sonë kalon në gjumë. Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin pasi gjatë tij, truri dhe trupi ynë shplodhet dhe rimerr energji. Kjo periudhë e pushimit na mundëson të "karikojmë bateritë" për aktivitetin e përditshëm.
Mjekët theksojnë se për persona të ndryshme, kohëzgjatja e gjumit është e ndryshme. Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë, sidomos të porsalindurit. Atyre u nevojitet 18-20 orë gjumë brenda një ditë-nate. Gjatë rritjes, kohëzgjatja e gjumit pakësohet gradualisht. Fëmijët e moshës 7-13 vjeç duhet të flenë 9-10 orë, sa gjysma e orëve të gjumit që kërkohet tek të porsalindurit.
ot në Kinë preferohet shumë fjala, "Meirong Jiao", "Meirong" do të thotë "bukuri" ose "ruajtja e bukurisë", "Jiao" do të thotë "gjumë", "Meirong Jiao" do të thotë "gjumi i bukurisë". "Gjumi i bukurisë" nis nga ora 22:00 deri në 02:00 të mëngjesit, meqenëse gjatë kësaj periudhe trupi ynë bën detoksifikimin.
Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë të çmuar jo vetëm për bukurinë, por edhe për shëndetin tonë. Dikush mund të pyesë se pse "gjumi i bukurisë" zgjat për kaq pak orë, vetëm 4 orë.
Kjo nuk është e mjaftueshme për një natë. Ju keni të drejtë, "gjumi i bukurisë" thekson vetëm 4 orët më të rëndësishme të gjumit. Nëse ngarkoheni me shumë punë gjatë ditës, mos i shfrytëzoni këto 4 orë për punë, veçanërisht për femrat që duan bukuri. Më poshtë do t'ju flasim mbi konceptin tjetër, gjumi i shëndetshëm.
Mjekësia tradicionale kineze thekson se gjumi i shëndetshëm nis nga ora 21:00 dhe zgjat deri në 5:00 të mëngjesit. Por, sot jeta dhe aktiviteti ynë ka ndryshuar shumë nga e kaluara. Prandaj, është pak e vështirë që të zbatohet orari i gjumit që sugjerohet nga mjekësia tradicionale kineze, pra vënien e kokës në jastëk në orën 21:00.
Sipas shpjegimeve nga vepra klasike e mjekësisë tradicionale kineze, orari i gjumit duhet të rregullohet gjatë 4 stinëve, meqenëse klima është e ndryshme.
Në pranverë, duhet të flemë pak vonë dhe të ngrihemi herët. Pranvera është stina e lindjes. Kafshët zgjohen nga gjumi, lulet dhe pemët çelin në këtë stinë. Prandaj, fjetja e vonë dhe zgjimi herët në pranverë nxitin qarkullimin e energjisë së brendshme trupore, duke përfituar shumë vitalitet nga drita dhe aroma e freskët e pranverës. Orari i gjumit të pranverës nis nga ora 22:30 dhe përfundon në 6:00 të mëngjesit.
Vitamina C, sekreti kundër shumë sëmundjeve
Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: "Sa herë që ndjejë se diçka nuk po shkon mirë, marrë 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë".
"Në 15 vjet, nuk jam prekur asnjëherë nga gripi", tregon ai.
Vitamina C është një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.
Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.
Vitamina C gjëndet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pijnë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.
Foshnjet që ushqehen me qumësht lope të zier pasi qumështi i lopës ka shumë pak vitaminë C dhe nxehtësia mund ta shkatërrojë plotësisht vitaminën C.
Qumështi i lopës nuk rekomandohet për foshnjet nën 1 vit. Qumështi i gjirit dhe qumështi pluhur formula për foshnje kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës C.
Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C për një kohë të gjatë mund të kenë probleme me lodhje, inflamacion të mishrave të dhëmbëve, njolla të vogla të kuqe në lëkurë, dhimbje në kyçe, shërim të ngadaltë të plagëve atj. Simptoma të tjera janë depresioni si edhe fryrje ose rrjedhje gjaku të mishit të dhëmbëve, lëvizje ose rënie të dhëmbëve.
90% e sëmundjeve shkaktohen nga stresi
Është vërtetuar shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në një mënyrë të shëndetshme.
Truri dhe Trupi ushqejnë vazhdimisht njëri-tjetrin, prandaj nëse jetoni në stres, kjo mund të ndikojë në mirëqënien tuaj të përgjithshme. Stresi afatgjatë mund të sjellë ndryshime domethënëse në trupin tuaj.
Heqja plotësisht dorë nga stresi është një mision i pamundur, por në këtë botë me ritëm të shpejtë, është shumë e rëndësishme të zhvilloni aftësi të shumta që do t'ju ndihmojnë të mënjanoni problemet me shëndetin. Nëse nivelet tuaja të stresit kanë dale jashtë kontrollit, bëhuni të guximshëm dhe shkoni nëpër qendra për menaxhimin e stresit.
Jeta është tepër e shkurtër dhe shumë e çmuar për ta kaluar në stress dhe në ankth. Mirëqënia juaj nuk ka çmim. Ju meritoni të ndjeheni të qetë dhe në paqe me veten çdo ditë.
Qëndroni të pastër
"I laj duart gjatë gjithë kohës dhe i hap dyert dhe prek butonat e ashensorit me një pecetë të pastër sa herë kam mundësi", tregon Dan Collins, i cili punon si zëdhënës i medias tek një spital në Baltimore.
"Dhe, sa herë ulem tek tavolina, i pastroj duart menjëherë me një pecetë të lagur".
Collins tregon gjithashtu se e mban frymën për 15 sekonda nëse dikush është duke u teshtitur dhe merr zink në momentin e parë që vëren se po e zë gripi.
Bëni stërvitje rregullisht
Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun më pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
"Unë dhe bashkëshorti im bëjmë stërvitje të paktën tre herë në javë dhe kemi bashkëpunuar me një trajnues personal për shumë vite", tregon Julie Michener,.
"Mendoj që kjo është arsyeja përse nuk sëmurem, edhe kur të gjithë në zyrën time janë të sëmurë".