Zona Pudong e Shangait ndodhet në lindjen e lumit Huangpu. Në të kaluarën, Pudong ishte zonë e pazhvilluar. Me reformën e hapjen e Kinës, Pudong u shndërrua në një bazë të rëndësishme të shumëkombësheve të njohura ndërkombëtare. Si rezultat, më shumë të huaj punojnë në zonën Pudong të Shangai-t dhe zhvillimi i mjekësisë atje favorizon të huajt.
Spitali Dongfang në Shangai, që ndodhet në rajonin tregtar financiar Lu Jiazui të zonës Pudong, u ndërtua në vitin 1920. Ky është një spital i nivelit 3A modern publik, ku zhvillohen punët e ndryshme si mjekimi, arsimi dhe studimi. Megjithëse historia e spitalit është shumë e gjatë, ndryshimet në të ndodhën në 10 vitet e fundit. Zhvillimi i spitalit jo vetëm i solli shërbimet cilësore banorëve të zonës Pudong, por zgjidhi dhe problemin e vështirë të mjekimit ndaj të huajve që jetojnë dhe punojnë këtu.
Kryetari i Spitalit Dongfang, Liu Zhongmin u shpreh: "Spitali Dongfang është spitali më i ri dhe më i vogël i nivelit 3A, të cilin e mori këtë nivel para 6 vitesh. Dy zonat e spitalit zënë një sipërfaqe prej vetëm 53 mijë metra katrorë. Megjithëse ky spital ka një histori gati njëshekullore, por hovin më të madh të zhvillimit e pati pas reformës dhe hapjes së zonës Pudong. Për shkak të rritjes së numri të ndërmarrjeve me investime të huaja në Pudong, u forcuan kërkesat ndaj shërbimeve për shëndetin. Qeveria e kësaj zone i dha detyrë drejtori të spitalit në vitin 1996 për të rindërtuar këtë spital. U punësova në spital në atë kohë. Që prej asaj kohe, spitali ynë nisi tërheqjen e shumë mjekëve të zotë dhe me emër, përmirësimin e ambjenteve spitalore dhe ngritjen e ekipeve akademike, duke ngritur në mënyrë të pandërprerë nivelin profesional."
Që prej fillimit, spitali Dongfang iu përkushtua shumë banorëve. Zhvillimi i këtij spitali përputhet edhe me kërkesat e zonës Pudong. Me qëllim të shpejtimit të ndërkombëtarizimit të shërbimeve mjekësore dhe të plotësimit të kërkesave mjekësore të të huajve, departmenti i veçantë klinik i spitalit zgjeroi bashkëpunimet me kompani të sigurimit. Deri tani, ky departamenti ka zhvilluar bashkëpunime me afro 40 kompani sigurimesh. Pacientët mund të kryejnë forma të ndryshme pagesash, si pagesa të drejtpërdrejta, rimbursime të mëvonshme përmes sigurimit etj. Deri tani, pacientët me sigurime zënë 20% të numri të përgjithshëm të pacientëve të departamentit të veçantë klinik. Duke iu referuar shërbimeve mjekësore ndaj të huajve, shefi i spitalit Liu tha: "Vitet e fundit, spitalet ndërkombëtarë të Shangait u specializuan për shërbimet mjekësore ndaj të huajve, me punët e garantimit për organizimin e konferencave të mëdha ndërkombëtare dhe vizitat e liderëve të rëndësishëm."
Gjatë intervistës, Liu Zhongming permendi një eksperiencë të paharrueshme. Në vitin 2006, u organizua në Shangai forumi Kinë-Spanjë. Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Antonio Samaranchi, që ishte përgjegjësi i Spanjës, erdhi në Shangai për këtë forum. Por, ai pati një problem të papritur në zemër, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të tij në Spanjë. Në këtë kohë emergjente, Kina kërkoi ndihmën e Spitalit Dongfang, i cili komunikoi në kohë rekord me mjekun personal të Samaranchi-t. Me përpjekjet e shërbimet mjekësore të Spitalit Dongfang, u stabilizua shumë shpejt gjendja dhe Samaranchi ishte përsëri i shëndetshëm. Në agjendën e mëvonshme të konferencave, Samaranchi kërkoi shoqërimin e Liu Zhongming-ut. Gjatë procesit të komunikimit me mjekët kinezë, Samaranchi jo vetëm njohu cilësinë e shërbimeve mjekësore kineze, por edhe ndërtoi miqësinë e thellë me mjekët kinezë.
Me zhvillimin e mëtejshëm të spitalit, shërbimet mjekësore të ofruara ndaj të huajve u përmirësuan më tej. Liu Zhongming tha: "Deri tani, veçanërisht me nisjen e funksionimit të ndërtesës së re jugore të spitalit ofrohet shërbim mjekësor ndaj 3 milionë pacientëve çdo vit, ndër të cilët 50 mijë janë pacientë të huaj. Ky është spital kinez që u ka shërbyer më shumë pacientë të huaj."
Me qëllimin e ofrimit të shërbimeve më cilësore ndaj të huajve, Spitali DongFang formoi Spitalin Ndërkombëtar Dongfang, ku zbaton standardet ndërkombëtare dhe janë punësuar mjekë nga vendet e ndryshme të botës. Në këtë spital, të huajt mund të gëzojnë shërbime të njëjta mjekësore si në vendet e tyre.
Menaxherja e departamentit ambulator të Spitalit Ndërkombëtar Dongfang, zonja Gloria Nunez tha: "Objektivi ynë është ofrimi i sa më shumë shërbimeve gjithnjë e më cilësore. Po shërbejmë jo vetëm turistët e huaj, por edhe shumë të huaj që banojnë në zonën Pudong. Mjekët dhe infermierët duhet të zbatojnë standardet mjekësore ndërkombëtare dhe mund të ofrojmë shërbimet mjekësore brenda 24 orëve. Kemi përcaktuar sistemin e përgatitjes së vazhdueshme ndaj mjekëve dhe infermierëve tona, i cili paraqiti gjithmonë kërkesat më të larta ndërkombëtare ndaj punonjëve tanë."
Punonjësit e këtij spitali vijnë nga vende të ndryshme, pacientët po ashtu. Duhet bëhen më shumë përpjekjet për ofrimin e shërbimeve më cilësore.
Gloria Nunez tha: "Një vështirësi në punën tonë është sigurimi i besimit të pacientëve. Ky është një spital ndërkombëtar në Kinë, ku zbatohen jo vetëm standardet ndërkombëtare mjekësore, por edhe rregullat përkatëse kineze. Për shembull, në Kinë ekziston kufizimi i sasisë së disa ilaçeve, prandaj duhet të bëjmë shpjegimet e hollësishme ndaj pacientëve, veçanërisht për pacientët me sëmundje serioze. Para ndërhyrjes mjekësore, komunikimi i plota me pacientët është shumë thelbësor. Para kirurgjisë, duhet të grumbullojmë analizat dhe cdo ekzaminim, duke ndërtuar një urë të mirë komunikimi mes pacientëve dhe mjekëve.
Në të kaluarën, shumë pacientët që planifikuan të vizitojnë Kinën, shqetësoheshin për kushte mjekësore këtu. Por, tani një metropol si Shangai i përmbush të gjitha kushtet. Të huajt nuk duhet të shqetësohen më për shërbimet mjekësore në Kinë. (Xu Guang)