Një pensionist nga Kina pati shpesh dhimbje stomaku dhe probleme me jashtëqitjen. Për këtë ai vendosi të shkojë për një vizitë në spital. Mjekët i bënë një gastroskopi dhe panë që ai vuante nga ulçera e stomakut. Pas shumë pyetjeve mbi ilaçet që kishte përdorur, mjekët i thanë se vaunte nga ulçera e stomakut dhe këtë ia kishte shkaktuar përdorimi afatgjatë i aspirinës. Pensionisti Wang u çudit për këtë dhe i pyeti mjekët se si kishte mundësi që aspirina mund të dëmtojë shëndetin e stomakut dhe se a mund ta përdorte atë në të ardhmen?
Shumë të moshuar pinë aspirinë çdo ditë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Por nëse ajo shkakton një tjetër problem siç është ulçera e stomakut si të veprojmë? Për këtë intervistuam zv.shefin e Departamentit të Kardiologjisë pranë Spitalit Shtetëror në provincën Guangdong z.Tan Ning.
Sipas tij, përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ketë një rol negativ ndaj sistemit tretës, që mund të shkaktojë ulçer stomaku dhe dalje gjaku në trakt. Prandaj, ulçera e stomakut e pensionistit nga Kina mund të shkaktohet nga përdorimi afatgjatë i aspirinës.
Drejtori Tan tha se efekti i aspirinës ndaj stomakut është indirekt. Megjithëse aspirina mund të tretet në stomak, përdorimi i saj për disa vjet mund të shkaktojë ndikime negative indirekte ndaj stomakut. Përdorimi i afatgjatë i aspirinës shkatërron mukozat mukozale të stomakut dhe qarkullimin e varfër të sistemit në mukozale të stomakut. Kjo është arsyja e ulçerës së stomakut, që shkaktohet nga përdorimi afatgjatë i aspirinës. Në përgjithësi, ndikimet negative të përdorimit të aspirinës nuk do të shfaqen menjëherë, por pas disa vitesh.
Kur keni dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, kjo mund të jetë shenjë e ulçerës së stomakut.
Drejtori Tan tha se në një situatë të veçantë, aspirina mund të shkaktojë dëmtime direkte ndaj stomakut, që mund të jetë më efortë se dëmtimet indirekte. Psh kur pini aspirinë shumë shpejt pas vakteve; ose konsumoni aspirinën së bashku me ushqimet.
Përse konsumi i ushqimeve së bashku me aspirinë mund të shkaktojë dëmtim më të madh ndaj stomakut?
Sipas drejtorit Tan brenda stomakut ekziston një mjedis të acidit dhe brenda zorrës ka një mjedis alkalin. Tableta e aspirinës duhet të tretet në mjedisin alkalin. Nëse përdorni këtë tabletë me një stomak bosh, aspirina nuk do të tretet në stomak dhe do të shkojë tek zorra dhe nuk do të ketë dëmtimet direkte ndaj stomakut.
Por konsumi i ushqimeve të ndryshme mund të ndërlikojë mjedisin e stomakut. Përdorimi i aspirinës pas vakteve ose konsumi i aspirinës së bashku me ushqimet mund të shkaktojnë tretjen e aspirinës në stomak, duke shkaktuar ndikimet direkte ndaj mukozës së stomakut.
Ndikimi direkt ndaj mukozës së stomakut dhe roli negativ i aspirinës mund të shpejtojnë ulçerën e stomakut.
Sipas drejtorit Tan, pacientët që përdorin aspirinë për një kohë të gjatë, duhet të bëjnë gastroskopi kur kanë dhimbje. Nëse zbulohet ulçera në sistemin tretës, duhet të ndërmerren masat e trajtimit. Mund të përdorni disa ilaçe për neutralizimin e aciditetit të stomakut, ta ndaloni përdorimin e aspirinës dhetë merrni ilaçe të tjera. Personat me gastrit, ata me aciditet të ulët të stomakut, ulçer e tj, nuk duhet të konsumojnë aspirinë.
Aspirina këshillohet të përdoret me stomak bosh, pasi kështu mund të ulet në maksimum niveli i dëmtimit.
Por kur duhet ta pimë aspirinën më konkretisht
Dikush mund të mendojë se në mëngjes esëll.
Por nëse përdorni tabletën e aspirinës në orën 6 të mëngjesit dhe konsumoni mëngjesin në orën 6:30. Në këtë situatë, stomaku juaj nuk është bosh pasi ushqimet e konsumuara në mëngjes do të hyjnë në stomak shumë shpejt dhe aspirina nuk tretet nga stomaku menjëherë.
Dikush mund të mendojnë se mund të konsumojë aspirinë në darkë. Drejtori Tan tha se nëse hani darkë në orën 7 dhe pini aspirinë në orën 8, atëherë stomaku juaj nuk është i përgatitur pasi ushqimet e konsumuara në darkë nuk janë tretur plotësisht.
Tan tha se koha e qëndrimit të ushqimeve ose ilaçeve në stomak duhet të jetë 2-3 orë. Prandaj, koha më e përshtatshme e konsumit të aspirinës është 3 orë pas vaktit dhe nuk duhet të konsumojmë ushqimet e tjera brenda 2 orëve.
Drejtori Tan na sugjeroi dy orare të përshtatshme për konsumin e aspirinës.
1. Konsumimi i aspirinës 2 orë para vaktit të mëngjesit. Për shembull, konsumoni aspirinës në orën 6 dhe konsumoni mëngjesin në orën 8.
2. Konsumimi i aspirinës 3 orë pas darkës. Për shembull, në orën 6 hani darkën dhe pini aspirinën pas orës 9.
Megjithëse aspirina ka rol negativ për stomakun, nëse e pini atë në kohën e duhur mund të ulen dëmtimet ndaj stomakut. Aspirina ka efekte shumë të dukshme për parandalimin e infarktit të zemrës, kundër mpiksjes së gjakut në tru etj.(Xu Guang)