Pas një stëvitje intensive do të djersitemi dhe bashkë me djersën humbasim jo vetëm ujin por edhe shumë elemente të tjera. Për shkak të humbjes së kripërave, sasia e elektroliteve mund të çekuilibrohet. Kur humbasim shumë elemente mund të kemi disa probleme të vogla me shëndetin.Psh sytë tanë mund të mos e durojnë dritën e fortë të diellit ose mund të jemi shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave. Në këto kushte duhet të konsumoni lëngje dhe jo vetëm ujë pasi konsumi i ujit të thjeshtë në sasi të lartë kur keni shum etje shpejton metabolizmin dhe sjell djersitje të mëtejshme, rrjedhimisht ndryshime në nivelin e elektroliteve. Në disa situata ekstremiste, mund të keni spazma muskujsh të këmbëve apo dhe humbje ndjenjash.
Trupi ynë nuk mund t'i absorbojë me shpejtësi disa lëngje si koka kola. Djersa është likuid me dendësi të ulët, prandaj duhet të plotësojmë lëngje me dendësi të ngjashme si djersa dhe jo ato me dendësi tepër të lartë.
Sot në treg gjejmë shumë "pije sportive". Nëse lexojmë shpjegimin në ambalazh, këto pije kanë funksione të ndryshme pozitive për shëndetin.
Po çfarë përmbajnë konkretisht këto pije sportive?
Sipas rregullave mbi ushqimet në Kinë, pijet sportive mund të kenë funksionet e rregullimit të imunitetit, anti-lodhjes, pakësimit të peshës, nxitjes së tretjes, rregullimit të nivelit të yndyrës në gjak, përmirësim shikimi etj. Por sipas rregullave të shoqatës ndërkombëtare të pijeve, pijet sportive janë pijet me që kanë funksionin e përmirësimit të shëndetit. Sipas shpjegimeve nga rregullat kineze, pijet funksionale përshijnë pijet sportive, pijet me elemente ushqyese dhe funksione të tjera të veçanta.
Në "pijet sportive", janë shtuar disa materiale ushqyese, të cilat janë përcaktuar sipas kërkesave gjatë stërvitjes.
Elementet e nevojshme ushqyese për personat pas stërvitjes së fortë:
Përveç ujit, çfarë materialesh duhet të përfshihen në këto pije?
Më parë, në këto pije duhet të përfshihet sheqeri: trupi ynë do të harxhojë shumë energji gjatë stërvitjes. Sheqeri i rezervuar në muskuj do të harxhohet shumë shpejt, sheqeri në pjesë të tjera të trupit do të plotësojë kërkesat sportive për muskujt. Si rezultat, niveli i sheqerit të gjakut do të ulet dhe trurit tonë do t'i mungojë energjia, meqenëse 90% e energjisë së trurit vjen nga sheqeri i gjakut. Nëse nuk plotësojmë në kohë kërkesat për sheqer, do të ndihemi me muskujt e pafuqishëm dhe do të dobësohet aftësia e trurit për aktivitet sportiv, duke lindur ndjenjat e lodhjes. Pas vrapimit për një distancë të gjatë, do të keni marrje mendsh. Ulja e sheqerit të gjakut është një ndër arsyet. Por nëse bëni stërvitje për të rënë nga pesha, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe shtimit të sheqerit në pije.
Përveç kësaj, duhet të plotësojmë elementet gjurmë si kalium, sodium etj: gjatë djersitjes, disa prej tyre janë asgjësuar. Nëse plotësojmë këto elemente përmes pijeve, mund të përmirësohet ekuilibri i elektroliteve. Përveç kalium-it dhe sodium-it, duhet të plotësojmë edhe klorin, kalcium, magnesium, fosfor etj. Kalciumi dhe fosfori janë dy elemente për shfrytëzimin e energjisë së trupit. Klori dhe magnesiumi lidhen me funksionet e tkurrjes së muskujve. Këto elemente gjurmë favorizojnë gjithashtu ekuilibrin e elektroliteve.
Disa vitamina të rëndësishme: vitamina C, B3, B5, B6 etj, të cilatluajnë rolin e rinormalizimit të energjisë së trupit dhe ndihmojnë kundër lodhjes.
Elementet e papërshtatshme në pijet pas stërvitjes:
1. Dyoksid karboni:
Pas pirjes së pijeve me dyoksid karboni mund të ulet përkohësisht etjen brenda një kohe të shkurtër. Por plotësimi i kërkesave të etjes nuk simbolizon se trupit nuk i nevojitet më ujë. Në të njëjtën kohë, dioksidi i karbonit mund të shkaktojë fryrjen e stomakut, si dhe spazma, të vjella etj.
2. Kafeina:
Kafeina favorizon urinimin. Por pas stërvitjes së fortë, urina e shpeshtë mund të shkaktojë humbjen e mëtejshme të lëngjeve trupore. Por para stërvitjes, pirja e kafes mund të ndihmojë në djegien e yndyrës. Personat që dëshirojnë të dobësohen mund të pinë kafe para stërvitjes. Por duhet të shihnui si ndikon kjo kafeinë në organizmin tuaj, nëse do të shkoni shumë shpesh në tualet pas pirjes së kafeinës, mos pini kafe para stërvitjes.
3. Alkooli:
Alkooli stimulon sistemin e nervave qendrore. Konsumi i paktë i tij mund të ketë rolin nxitës për stërvitje, por nuk favorizon rinormalizimin e energjisë pas stërvitjes.
Në fakt, në fazat e ndryshme të sportit, duhet të pimë pijet e ndryshme. Para stërvitjes, duhet të pimë ujë me sheqer për ta rezervuar energjinë e trupit. Në procesin e stërvitjes, duhet të pimë pije me dendësi të përshtatshme të kripërave që mund të absorbohet shpejt nga trupi. Disa "pijet sportive" me kripëra të ndryshme mund të përdoren në procesin e stërvitjes. Kur mbaroni plotësisht stërvitjen, mund të pini pijet, që përfshijnë proteina, aminoacidet etj, duke ndihmuar rinormalizimin e trupit dhe nxitjen e muskujve.
Por, duhet të dini se ata që vuajnë nga hipertensioni nuk duhet të pinë shumë "pije sportive", meqenëse ata kanë kufizim për sasinë e kripës së konsumuar.
Përveç kësaj, "pijet sportive" duhet të konsumohen më mirë gjatë sportit. Në pjesë të tjera të ditës, është e panevojshme që të konsumohen këto pije. (Xu Guang)