Sipas studimeve, lista e përfitimeve nga vaji i kanellës është e gjatë; ky vaj ka veti kundër parazitëve, kundër inflamacionit dhe kundër viruseve, dhe në këtë mënyrë përmirëson imunitetin. Përbërësit kryesor tek vaji i kanelllës janë: eugenol, cinnamaldehyde, phellandrene dhe methyleugenol.
Kanella shihet si një afrodiziak i shkëlqyer, pasi rrit libido tek burrat dhe gratë. Ata që vuajnë nga diabeti kanë probleme seksuale, përfshi dhe rënien e energjisë seksuale. Kanella ka veti të ulë nivelin e sheqerit në gjak, duke ju lejuar të keni një jetë më të mirë seksuale.