Nëse ndiqni dietën tradicionale kineze ulni incidencën për sëmundje kronike si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri. Ushqimet tradicionale kineze përfshijnë bok choy, brokoli kinez, bizele aziatike, lakër kineze etj., të cilat janë të pasura me nivel të lartë antioksidantësh, fibrash dhe vitaminash dhe të ulëta në kripë dhe yndyrna të pashëndetshme.
Gjithashtu, ushqimet me origjinë kineze si hudhra, xhenxhefili etj janë përdorur në Kinë prej mijëra vitesh si mjekësi dhe janë përshtatur në recetat bimore që mjekët kinezë sugjerojnë në Kinë dhe në botë sidomos për problemet me hipertensionin e zemrën.
Ushqimi në Kinë është tepër i rëndësishëm. Është në qendër të shumë festave dhe ka simbolet e veta që nga bashkimi familjar e deri tek lumturia.
Edhe pse Kina po shndërrohet me hapa të shpejtë drejt industrisë dhe jetës urbane, ende përpiqet të ruajë disa tradita kulturore. Konsumatorët kinezë duhet të ushqehen si gjyshërit e tyre për të pasur shëndet të mirë dhe jetëgjatësi, duke hequr dorë nga ushqimet e shpejta e të pashëndetshme, thonë dietologët. (Albana)