Virozat e stinës janë ciklike, çdo vit në stinën e ftohtë dhe të nxehtë fëmijët preken nga infeksionet virale dhe nga viruse, që kryesisht prekin aparatin respirator dhe atë gastrointestinal. Fëmijët e manifestojnë kryesisht me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje ose forma të tjera. Ka dhe raste më të rënda që manifestojnë bronko-pneumoni. Viroza është indicia fillestare, pasi një infeksion viral shoqërohet nga komplikacione të mundshme nëqoftëse fëmijët lihen pa trajtuar. Mjeke Valbona Shahinaj për Grupin Mediatik të Kinës rrëfen se cilat janë shkaqet dhe simptomat kryesore të virozave stinore.

Valbona Sahinaj (Burimi Top-Channel)

Valbona Sahinaj (Burimi Top-Channel)

“Dy janë virozat e stinës që po qarkullojnë për momentin. Viroza e pare, e cila ka një temperaturë të lartë, por që praktikisht nuk paraqt shenja të tjera, dhimbje të lehtë fyti. Ndërsa viroza e dytë që po qarkullon janë gastrointeritet e stinës ose situata me diarre dhe të vjella, që janë mëse normale. Përveç këtyre janë shtuar edhe grykët ose maginaprulente që janë normale në këtë sezon, por vihet re një shtim i tyre”, shprehet mjekja.

Simptomat kryesore mund të jenë dhimbje e fytit dhe temperatura siç ndodh në të gjitha stinët, jo vetëm në atë të verës. Sipas mjekes ka edhe raste kur fëmijët apo të rriturit mund të kenë shqetësime të tjera si vesh të irrituar apo kollë.

“Në lidhje me simptomat që shoqërohen këto patologji kryesisht kemi të bëjmë me virozën e parë me temperaturë shumë të lartë deri 39, 40°c, ka dhimbje fyti dhe të rriturit e shprehin më qartë që kanë ngacmim fyti. Mund të shoqërohen me ndjesi të tjera si dhimbje veshi, por ndodh që nuk ka shqetësime tek fëmijët e vegjël që nuk mund ta shprehin kanë temperaturë të lart, fyt të skuqur, vesh të irrituar ndërsa nuk vihet re kolla apo simptoma të tjera. Ndërsa viroza e dytë shoqërohet me diarre me të vjella, si dhe mund të shoqërohem ose jo me temperaturë, fatmirësisht këto patologji nuk zgjasin shumë maksimumi 2-3 ditë. Për grykët ka temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti, pasi grykët janë patologji dhe shkaktohen nga baktere, por këto të treja qarkullojnë më shumë në momentin që ne flasim”, sqaron pediatrja.

Virozat tek fëmijët (Burimi gazetasi)

Mjeku dhe fëmija (Burimi gazetashëndeti.al)

Ka dy lloje virozash mes të cilave ka dallime të dukshme, ku prindërit në varësi të simptomave duhet të ndjekin edhe situatën për ta dërguar më pas fëmijën për një trajtim më të specializuar.

“Tek viroza e parë nuk ka trajtim specifik, në rastet me temperaturë jepet paracetomol dhe ibuprofen që tek fëmijët me shurup dhe tek të rriturit dhe fëmijët me moshë të madhe jepen në formën e tabletave.

Ndërsa nëse do flisja për gastrointeritet jepen në formën e bustinave që treten në ujë dhe për t’i hidratuar fëmijët. Për grykët e qelbëzuara meqënse kemi të bëjmë me infeksion bakterial jepen antibiotikë, por gjithmonë duke parë situatën, organizmat janë të ndryshëm dhe secili fëmijë e shfaq në mënyra të ndryshme. Pas kalimit të 2-3 ditëve dhe konsultave me mjekun duhet të vizitohen nga afër”, bën të ditur mjekja.

Virozat tek fëmijët (Burimi gazeta shëndeti)

Virozat tek fëmijët (Burimi gazeta shëndeti)

E pyetur se ku duhet të tregojnë më tepër kujdes prindërit, mjekja Shahinaj shprehet se temperatura është ajo që duhet të mbahet në kontroll dhe fëmijët por dhe vetë të rriturit e sëmurë nuk duhet të dehidrohen.

“Kujdesi primar është ndaj temperaturës, antipiretikët nuk jepen pa kaluar temperaturën 38, nëse kapin shifra të larta prindërit duhet të drejtohen pranë qëndrave shëndetësore për një kujdes të shtuar të fëmijëve dhe nuk duhen lënë të dehidrohen sepse rrezikojnë hospitalizimin. Gjithmonë duhet pasur kujdes që fëmijët të marin lëngje dhe në rast të temperaturës të trajohet si pas rastit dhe antipiretikët përkatës”, thotë mjekja.

Kjo stinë ka viroza të shumta, të cilat shtohen me ardhjen e vapës dhe temperaturave të larta, prandaj një ndër aspektet që duhet të tregojmë më tepër kujdes sipas mjekëve është edhe ushqimi i ruajtur në kushtet e duhura.

“Sezoni veror fillon me vapën dhe problematika mbetet tek gastrointeritet, që mund të shoqërojë shpesh herë fëmijët dhe kujdesi duhet të jetë shumë i lartë për ushqimet që ne blejmë, sesi i konsumojmë për mënyrën sesi i ruajmë. Për shembull akulloret apo pijet duhet të jenë të ruajtura dhe të prodhuara në mënyrë të specializuara që të jenë sa më të mira për fëmijën tanë, sepse një ruajtje jo e mirë e tyre mund të çoj në situata të tilla që shpesh herë nuk mungojnë gjatë verës. Pra kujdes maksimal ndaj ushqimeve që ne mund ta lëmë jashtë frigoriferit në kushtet jo të përshtatshme të ruajtjes”, na këshillon ajo.

Mjeku dhe fëmija (Burimi gazetashëndeti.al)

Virozat tek fëmijët (Burimi gazetasi)

Gjatë kësaj stine është vënë re se ka një shtim të numrit të pacientëve në qëndrat shëndetësore, por a është kjo periudha më e vështirë e të gjithë vitit?

“Nëse është kjo një nga periudhat më të vështira këtë nuk mund ta themi, sepse nuk mund ta konsideroj si nga më të vështira. Ka virozat e saj, por fëmijët e kalojnë më lehtësisht, fatmirësisht për ne”, përfundon mjekja.