Doktor Vasil Llajo (Foto personale)
Hepatiti është sëmundje e mëlçisë, që shfaqet shumë rrallë tek fëmijët e shëndetshëm. Ekspertët e përjashtojnë një lidhje me vaksinën e COVID-19, sepse shumica e fëmijëve të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkaktarit të panjohur të sëmundjeve bëhet fjalë për "një zhvillim shëndetësor shqetësues".
Mjeku Vasil Llajo shprehet se në situatën aktuale janë vërejtur mjaft raste me hepatit akut. Shqetësimi është se klinika e tyre është disi e rëndë, ka pasur dhe raste vdekje të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa raste me transplant të mëlçisë.
“Adenovirusi i cili akuzohet se mund të jetë shkaktari kryesor në këto raste me hepatit akut është një virus, i cili bashkëshoqëron aktivitetin normal të fëmijëve. Ai është pothuaje në të gjithë ecurinë e fëmijëve derisa quhet një simbiozë e këtij virusi dhe jetës së fëmijëve, i cili herë pas here alternohet me sëmundje të cilat zakonisht janë të klinikës së lehtë. Por ky virus nuk hyn në qoftë se do të akuzohet se në rast të hepatit akut vetëm në 75 për qind të rasteve është vërejtur prezenca e tij. Edhe sikur të quhet ky virus ndër shkaktarët e hepatiti nuk futet tek viruset e rrezikshëm. Për situatën aktuale nuk kemi të dhëna të plota për prezencën e tij në 100 për qind të rasteve, nuk mund akuzohet si shkaktar i rrezikshëm. Në vazhdim do të shohim në qoftë se është ai vetë si virus apo bashkëveprimi i tij me viruse të tjera apo modifikimi në mutacione të rrezikshme, të cilat mund të ndërlikojnë dhe agravojnë situatën dhe funksionalitetin e mëlçisë” shprehet dr. Llajo.
Hepatiti tek fëmijët (agroweb)
Mjeku thotë se nuk është numri i rasteve ai që shqetëson kaq shumë komunitetin mjeksor apo dhe familjar, sesa klinika e shfaqur prej këtyre hepatiteve.
“Zakonisht në qoftë se do të merrnim përsëri që shkaktari është adenovirusi, ai është prezent si numër një i të gjitha viruseve, sidomos në traktin e frymëmarrjes dhe ai fillon dhe kompromenton rrugët e frymëmarrje,s duke filluar që nga një rrufë e thjeshtë ato që themi ne katars stinor, bronkite, deri në pneumoni. Ky adenovirus është shkaktari numër dy në prekjen e traktit tretës, pra në gastrointeritet e zakonshme të fëmijëve ku shenjat kryesore janë të vjellat, dhimbjet e barkut, diarre, debulesa, anorekisa. Pra në këtë hepatit akut janë edhe shenjat e gastrointeriteve, që dominojnë në këtë fazë. Dhe si të tilla ato shpesh herë nuk është për t’u bërë alarm, për të patur panik kur shohim fëmijët të cilët kanë prekje të traktit gastrointesinal. Nuk është hera e parë që këta fëmijë sëmuren me këtë sindormë të diarresë, por do qetësi dhe mjekim simptomatik, sidomos për të mos humbur lëngje fëmija dhe për ta mbajtur në ekuilibër elektrolitik të përshtashëm”sqaron mjeku.
Sipas mjekut Llajo, ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë, ndërsa grupmosha më e prekur është 3-5 vjeç.
Hepatit-Akut (Apelmedia)
“Është vënë re nga rastet e raportuara që spektri i moshave shtrihet nga 1-16 vjeç, siç ishte dhe rasti i fundit që raportohet në disa vende, thuajse në 12 vende të Komunitetit Europian. Kemi filluar të vemë re raste në Amerikë dhe Izrael, Japoni etj. Por grupmosha më e prekur është nga 3 deri në 5 vjeç dhe këtu përqendrohet edhe vëmëndja më e madhe e prindërve në këto grupmosha për arsye se nga 3 deri në 5 vjeç sistemi imunitar i fëmijëve është ende i papjekur dhe është më vulnerabël e i ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve virale”, thotë mjeku Llajo.
Stigma sociale e lidhur me këto sëmundje mbetet e lartë në Itali dhe në mbarë botën. Mjeku Llajo shprehet se nuk ka nevojë për panik dhe kjo sëmundje fatmirësisht nuk është akoma prezente në vendin tonë.
“Nga të dhënat e deritanishme duket që nuk ka prezencë të këtij hepatiti akut në Shqipëri dhe urojmë që mos të ketë, sepse atëhere duhet të angazhohet një sistem shëndetësor për të përballuar këtë situatë. Mund të themi që nga momenti që nuk kemi një shkak etiologjik se kush e ka shkaktuar, mjekimi ngelet simptomatik dhe për një mjekim të tillë të gjitha strukturat shëndetësore në Shqipëri janë të përgatitura dhe nuk është ndonjë gjë për të bërë panik. Ndryshon në qoftë se do të kemi raste që kërkojnë transplant të mëlçisë, sepse jo vetëm këtu por dhe në mjaft vende europiane e kanë të pamundur kryerjen e transplantit. Ka shtete që bëjnë kontrata midis tyre si në rastin Itali- Greqi dhe jepen të gjithë informacionet kur duhet bërë ky transplant. Por ky transplant duhet bërë për 48 orë, ndërsa për të tjerat sistemi shëndetësor është i përgatitur”, thotë mjeku.
Nga njëra anë, shfaqja e formave ende të panjohura të hepatitit viral, si hepatiti akut tek fëmijët, bën të nevojshme që të bëhen përpjekje shkencore dhe klinike për të mbledhur të dhënat e disponueshme sot dhe në të ardhmen.
Hepatiti aktu (foto ilustruese)
“Zakonisht prezencën e hepatiteve e kemi vënë re dhe në vitet e kaluara, por ishte pandemia që zbehu vëmëndjen ndaj këtyre hepatiteve. Zakonisht kanë qenë hepatite në të cilat evidentohej prezenca e viruseve hepatike që është a, b, c ,d, e. Në asnjë nga këto raste të raportuara deri tani nuk është vërejtur prezenca dhe nuk është izoluar virusi i hepatitit apo shoqëruar me rastet klasike të hepatitit” thotë mjeku Llajo.
I pyetur nëse ka pasoja pas prekjes, mjeku deklaroi se është herët për të dalë në konkluzione, pasi nuk ka ende të dhëna shkencore.
“Deri më sot rastet e shëruara janë të gjitha të rikuperuara plotësisht, duke përjashtuar rastin e vdekjes dhe ato me transplant, sepse bëhet matja e tyre me testet laboratorike. Gjendja funksionale e mëlçisë duket në ditët në vazhdim, ku do të kemi studime më të imta për të parë sa është rikuperuar plotësisht. Deri më tani rastet që janë shëruar janë shëruar plotësisht, por të shpresojmë që edhe studimet e mëvonshme të tregojnë që rikuperimi të ndodhë totalisht.”, përfundon mjeku.