Në atë që ka shumë të ngjarë të jetë ditëlindja e tij e fundit, "Zhang Wei" (Çan Uei) (një pseudonim) mori një tortë të veçantë të bërë nga fqinjët e tij, së bashku me urimet e më shumë se 300 të tjerëve.

Zhang (Çan) vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, në të cilin një person është plotësisht i kthjellët, por nuk mund të lëvizë ose të komunikojë verbalisht dhe mund të kontrollojë vetëm sytë.

Ditëlindja në kalendarin hënor të Zhang (Çanit) ra më 2 prill. Për të festuar, gruaja e tij "You Li" (Ju Li) i premtoi se do t'i blinte një tortë.

Xinhua

Xinhua

Disa muaj më parë, çiftit iu tha se 90 për qind e pacientëve me këtë sindromë nuk do të mbijetonin më shumë se gjashtë muaj.

Meqenëse Shanghai ka vendosur menaxhim të mbyllur në mbarë qytetin për të frenuar shpërthimin e fundit të COVID-19, dyqanet e ëmbëlsirave ishin mbyllur dhe dukej se premtimi nuk do të mbahej.

"Ai shikonte vazhdimisht orën atë ditë. Tashmë kishte kaluar ora 22:00 dhe ai ishte ende duke parë orën," tha gruaja e tij. "E pyeta nëse ishte duke pritur për tortën. Ai i mbylli sytë për "po" dhe filloi të qajë në mënyrë të pakontrolluar."

Bashkëshortja Ju iu drejtua me mesazh në median sociale kineze (Ui çat) komunitetit rezidencial ku ata jetonin për të parë nëse dikush kishte ndonjë tortë.

Duke parë thirrjen për ndihmë, fqinji Yang Yang (Jan Jan) fillimisht mendoi se ishte një shaka. Por pasi mësoi për fatkeqësinë e tyre, ai vendosi të ndihmojë.

Fqinja Jan postoi një mesazh në grupin e bisedës, duke thënë se nuk kishte krem pana. Mesazhi i saj shkaktoi një efekt valëzues tek fqinjët, dhe shumë të tjerë në grup që ofronin përbërës.

Disa ofruan luleshtrydhe, disa ofruan brumë dhe disa dolën vullnetarë për t'ju dhënë qirinj.

Ata që nuk kishin përbërës ndihmuan në mënyrën e tyre: disa shkruan kartolina për ditëlindje dhe të tjerë i ofruan dhurata Zhang (Çanit).

Më shumë se 300 banorë qëndruan deri vonë për të parë përgatitjen e tortës dhe kur erdhi mesnata i dërguan Zhang (Çanit) urimet për ditëlindje.

Xinhua

Xinhua

Pritja përfundoi në orën 00:47, kur në grup u postua një foto e një torte.

Fqinja e çiftit Jan (Jan) Yang Yang tha se kjo ishte torta më domethënëse dhe më e paharrueshme që kishte bërë ndonjëherë.

"Kjo është një tortë kaq kuptimplotë," tha Ju në grupin e bisedës. "Është e mbushur me gjithë dashurinë tuaj. Burri im dhe unë jemi shumë të prekur.", u shpreh bashkëshortja e tij.

"Një histori kaq e dashur," tha një përdorues i rrjetit në platformën e mikro-blogimit të Kinës Sina Weibo (Sina Uei bo). “Këta njerëz zemërmirë meritojnë respekt.