Stafi mjekësor kinez përfundoi me sukses misionin e ndihmës mjekësore në Guinenë Ekuatoriale dhe u kthye në Kinë më 9 qershor. Ky grup punoi me shumë përkushtim dhe brenda gjymë muaji luftoi me pandeminë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e Guinesë Ekuatoriale dhe u vlerësua me nderime nga qeveria, media dhe banorët vendës. Banorët janë të mendimit se Kina nuk e ka harruar kurrë vendin e tyre në çdo vështirësi që kanë kaluar.
Guinea Ekuatoriale ndodhet në pjesën qendrore dhe perëndimore të kontinentit afrikan. Tani, pandemia COVID-19 po përhapet në tërë botën. Më 25 maj, grupi i specialistëve mjekësorë kinezë shkoi në Guinenë Ekuatoriale dhe Zimbabve. Ata trajnuan gjithashtu kolegët e tyre në spitalet e posaçme për të prekurit nga COVID-19, laboratoret shtetërore me studime mbi këtë virus etj. Ky grup me staf kinez përbëhet nga 12 specialistë të sektorëve të sëmundjes përkatëse, të rrugëve të frymëmarrjes, të sëmundjeve infektive, të Mjekësisë Tradicionale Kineze, të kontrollit të përhapjes së sëmundjes, të shëndetit publik, të testimit laboratorik etj.
Ambasadorja kineze në Guinenë Ekuatoriale Chi Mei na prezentoi:
"Grupi i specialistëve kinezë punoi me shumë intensivitet në Guinenë Ekuatoriale brenda 2 javëve të fundit. Ata bënë shkëmbime të shumta me sektorët qeveritarë e shëndetësorë, spitalet e veçanta për të prekurit nga COVID-19, qendrat e testimit etj. Ata bënë shkëmbime kryesisht në hartimin e politikave përkatëse, shpërndanë përvojën antiepidemike të Kinës dhe përcollën besimin e Kinës për fitoren e kësaj beteje. Ndihma e tyre shpjegon edhe konceptin e komunitetit të përbashkët të shëndetit të njerëzimit. Ky grup specialistësh shkoi në shumë institucione mjekësore dhe regjistroi video informuese për banorët vendorë, duke sjellë rezultate shumë të mira."
Guinea Ekuatoriale ka një popullsi prej vetëm 1.3 milionë dhe 1300 raste të konfirmuara nga virusi i COVID-19 deri tani. Për shkak të mungesës së materialeve të testimit të acidit nukleik, numri i vërtetë i të prekurve mund të jetë më i lartë, prandaj ky vend u përball me vështirësi të madhe në betejën antiepidemike. Kryetari i grupit të specialistëve mjekësorë kinezë Zhu Yimin u shpreh se për gjendjen epidemike në Guinenë Ekuatoriale, grupi i specialistëve kinezë jo vetëm solli projekte të Kinës, por gjithashtu përmirësoi sugjerimet e parandalimit dhe të kontrollit sipas gjendjes vendore. Ata kanë hartuar librin "Sugjerimet e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së COVID-19" dhe "10 pyetjet dhe 10 përgjigjet për punën anti-epidemike në Guinenë Ekuatoriale", duke ofruar drejtim dhe sugjerime standarde për misionin vendor antiepidemik.
Zhu Yimin tha: "Sipas punëve të përgjithshme praktike në dy vendet afrikane, Zimbabve dhe Guinenë Ekuatoriale, projekti i Kinës është shumë i efektshëm dhe i suksesshëm. Ky projekt ka luajtur një rol të madh drejtues për këto vende afrikane."
Kryeministri i Guinesë Ekuatoriale, Francisco Pascual Obama Asue vlerësoi grupin e specialistëve kinezë si "pishtar shprese". Ambasadorja kineze në Guinenë Ekuatoriale Chi Mei tha për mediet se qarqet e ndryshme bënë vlerësimet e larta për ndihmën e këtij grupi të specialistëve kinezë.
"Gazetari i televizionit kombëtar që regjistroi programet mjekësore dhe shkencore të specialistëve, tha se këto programe me video janë regjistruar në mënyrë shumë të kuptueshme dhe me fjalë të përshtatshme shkencore, duke ofruar sugjerime shumë të vlefshme për banorët vendorë. Disa banorë na treguan se ardhja e specialistëve kinezë shfaqi miqësinë e thellë mes Guinesë Ekuatoriale dhe Kinës. Veçanërisht në kohët e vështira të këtij vendi, Kina nuk harroi t'i ofronte ndihmë asnjë herë. Këto vlerësime na prekën shumë dhe shfaqën miqësinë e thellë mes Kinës dhe Guinesë Ekuatoriale, mes Kinës dhe vendeve afrikane."
Ambasadorja kineze u shpreh se në të ardhmen, Kina dhe Guinea Ekuatoriale do të forcojnë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar antiepidemik dhe do të shtojë shpërndarjen e përvojës dhe shkëmbimet njerëzore. (Xu Guang)