Cilësia e gjumit të fëmijës ndikon në "treguesin e lumturisë" të familjeve tona. Nëse bebja fle qetë natën, edhe prindërit do të flenë; në të kundërt, të gjithë anëtarët e familjes do të lodhen shumë për të vendosur në gjumë fëmijën. Përveç kësaj, cilësia e gjumit ndikon thellësisht shëndetin e fëmijës. Në këtë artikull, ju paraqesim disa metoda të rëndësishme për të garantuar cilësinë e gjumit të fëmijës.

1. Gjumi i natës është më i rëndësishëm se ai i ditës.

Hormoni i rritjes sekretohet më shumë gjatë natës, prandaj koha e gjumit natën është një element kyç për zgjatjen e fëmijës. Specialistët sugjerojnë që koha e gjumit të foshnjes gjatë natës të garantohet sa më mirë. Hormoni i rritjes i sekretuar gjatë ditës është shumë i paktë. Nëse bebet mund të flenë gjumë për një kohë të mjaftueshme natë, nuk ka nevojë që të shqetësohemi për kohën e paktë të gjumit gjatë ditës.

Sipas studimit, në harkun kohor 23:00-24:00 kur foshnja hyn në gjumë të thellë, hormoni i rritjes sekretohet më shpejt. Kulmin ky hormon e arrin kryesisht pas një gjumi 2 orësh. Prandaj, orari i gjumit të bebes duhet të jetë para orës 21:00.

Meqënëse gjumi i natës është më i rëndësishëm se ai i ditës, prindërit duhet të përpiqen për rregullimin e zakonit të gjumit të bebes, e cila është e pavetëdijshme për ditën dhe natë në moshën e vogël. Foshnja ka zakon të flerë me disa intervale të ndryshme gjatë ditës. Në orën 15:00-15:30, prindërit duhet ta zgjojnë beben nga gjumi i ditës për të ngrënë ushqim ose për një shëtitje. Mirë është që deri në orën 20:30, bebja të jetë në shtëpi dhe të përgatitet për gjumin e natës.

Prindërit përgjigjen për të krijuar mjedisin e përshtatshëm të gjumit në orarin e duhur, si fikja e dritës, përgatitja e shtratit etj dhe pas këtyre bebja do të bjerë në gjumë menjëherë sidomos kur është e lodhur dhe e përgjumur.

2. Disa zakone të gjumit duhet të shmangen

Duhet të shmangim disa zakone të fjetjes së bebes duke u përqafuar nga prindërit, pasi fëmijët nuk duhet të varen nga prindërit, sidomos për gjumin.

Nëse bebja refuzon të flejë për momentin ajo do të lodhet dhe herët a vonë do të bjerë në gjumë.

Nëse bebja nuk fle paradite, do të flejë pasdite.

Duhet të shmangin gjidhënien natën për një kohë të gjatë. Disa bebe nuk pinë qumësht të mjaftueshëm gjatë ditës dhe duan ushqim gjiri gjatë natës. Nëna do të lodhet shumë gjatë këtij procesi. Nëse gjidhënia natën bëhet shprehi, atëherë bebja do të flejë më pak dhe mund të ketë mbipeshë.

Sipas të dhënave, sasia e paktë e gjumit është një element i mbipeshës së bebes. Bebet që flenë mbi 10 orë gjumë në ditë kanë një përqindje mbipeshe vetëm 2%; ndërsa bebet që flenë 8-10 orë kanë një përqindje mbipeshe prej 5% dhe ato që flenë më pak se 8 orë kanë një përqindje 10% për mbipeshë.

Prandaj, dietologët e fushës sugjerojnë shmangien e ushqimit të tepërt para gjumit. Sipas studimit, hormoni i rritjes sekretohet më shumë kur fëmija është i uritur, prandaj prindërit duhet të sigurojnë që bebja të jetë me barkun bosh në orën 23:00-24:00.

Bebja ushqehet kryesisht me qumësht. Qumështi i nënës mund të tretet brenda 2-3 orësh, ndërsa i lopës brenda 3-4 orëve. Prandaj, sugjerojmë që bebja të ushqehet në orën 20:00 dhe të flejë para orës 21:00.

Për fëmijët mbi 6 vjeç, sugjerojmë që të anulohet vakti i darkës.

3.

Adoleshenca është periudha më e rëndësishme e rritjes së fëmijës.

Periudha më kyçe e sekretimit të hormonit të rritjes ndodhet në adoleshencë. Është më mirë që të garantohet një stërvitje prej mbi 40 minutash në adoleshencën e fëmijës çdo ditë. Por në kohët e sotme, në Kinë, shumë adoleshentë ngarkohen me mësime të shumta dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për stërvitje. Por, nëse fëmijët qëndrojnë ulur duke mësuar për një kohë të gjatë, efikasiteti i mësimit do të ulet me zgjatimin e kohës së mësimit. Sugjerojmë që nxënësit të bëjnë aktivitet sportiv me intervale të shkurtër gjatë mësimeve.

Stërvitja e trurit dhe stërvitja fizike kontrollohen nga dy sisteme të ndryshme. Gjatë stërvitjes së muskujve, truri mund të pushojë; gjatë stërvitjes së trurit, muskujt pushojnë.

Një orar i përshtatshëm i stërvitjes do të ishte:

Studim për 40 minuta, pastaj stërvitje për 20 minuta (vrap, hedhje në litar, gjimnastikë); mësim për 40 minuta, pastaj stërvitje për 20 minuta.

Stërvitja mund të shërbejë si pushim për çlodhjen e trurit nga studimi. Fëmijët mund të marrin frymë në ajër të freskët nga stërvitja jashtë. Këto stërvitje të vogla gjithashtu mund të përmirësojnë efikasitetin e mësimit dhe cilësinë e gjumit të natës. (Xu Guang)