34-vjeçarja ujgure Merhaba Abdurshim është një infermiere në pavijonin e akupunkturës të Spitalit të Mjekësisë Tradicionale Kineze të kontesë Qitai të Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur. Meqë flet lirisht gjuhën standarde kineze dhe gjuhën ujgure, ajo mund të komunikojë si me pacientët e kombësisë hane, ashtu edhe të asaj ujgure.
70-vjeçari ujgur Zohri Ibraim, mësues në pension, shpesh vizohet te mjeku. Sipas terapisë, mjekët ndezin moksa të përzier me xhenxhefil të bluar dhe e vendosin sipër pjesëve të trupit ku të sëmurët ndiejnë dhimbje. Ky trajtim ka efekt të dukshëm për kurimin e sëmundjeve të mesit dhe rruazave të qafës.
Zohrit i pëlqejnë terapia e mjekësisë tradicionale kineze dhe të bisedojë me Merhabanë.
Ndërsa e reja thotë se, megjithëse është gjithmonë e zënë, ajo e do shumë punën e saj.
Që në vogëli, Merhabaja e kishte ëndërr të bëhej mjeke. Pasi u diplomua në degën e infermierisë të Shkollës së Profesioneve Moderne të Xinjiang-ut, ajo filloi karrierën e saj në Spitalin e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Me nivelin e lartë profesional dhe korrektësinë e duhur, ajo u mirëprit nga pacientët.
Vitet e fundit është përmirësuar pandërprerë cilësia e stafit mjekësor të këtij spitali. Ndër 313 punonjësit, 81 kanë mbaruar arsimin e lartë, katër kanë marrë diplomën e masterit, 36 kanë fituar titullin e ekspertit mjekësor dhe dy janë vlerësuar si mjekë të njohur kombëtarë për mjekësinë tradicionale kineze.
Ndërkohë, me përhapjen e mjekësisë tradicionale kineze, ky institucion, nga një spital i vogël konteje me vetëm disa dhjetëra punonjës, pas 33 vjetësh, është bërë një spital i mesëm që pret 140 mijë pacientë në vit.
(Zhang Yan)