Ulja e shpenzimeve shëndetësore individuale dhe rritja e mbulimit të sigurimeve shëndetësore është dëshira e madhe e të gjitha njerëzve dhe qeverive botërore, duke përfshirë banorët kinezë dhe qeverinë kineze. Si mund të realizohen kjo dëshirë? le të shikojmë reforma e sistemit të ilaçeve dhe të shëndetit në Kinë nga viti 2009 deri në vitin 2019.
Më 6 prill të vitit 2009, me publikimin e Opinioneve të Këshillit të Shtetit të Kinës mbi Thellimin e Reformës së Sistemit të Ilaçeve dhe të Shëndetit, nisi reforma e re e sistemit shëndetësor në Kinë, e cila është zbatuar për mbi 10 vite.
Kina sot gëzon sistemin më të madh në botë të sigurimeve shëndetësore dhe niveli i përgjithshëm i treguesve kryesorë të shëndetit tek banorët kinezë është më i lartë se niveli mesatar në vendet me të ardhura të mesme e të larta. Reforma e sistemit shëndetësor në Kinë u ka sjellë banorëve përfitime praktike dhe i tregoi botës vendosmërinë e qeverisë kineze për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mjekësore ndaj qytetarëve.
1. "Barazi" dhe "Mirëqenie publike", fjalët kyçe të Reformës së sistemit shëndetësor
Në periudhën fillestare të themelimit të Republikës Popullore të Kinës numri i stafit shëndetësor ishte shumë i paktë dhe gjithashtu kishte mungesë medikamentesh, sidomos në fshatrat kineze.
Në ato kushte, qeveria kineze vendosi sistemin e shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore publike. Por për një kohë të gjatë, shumë banorë kinezë kishin frikë nga sëmundjet për shkak të shpenzimeve shëndetësore që duhet të pagoheshin nga buxheti familjes. Për shkak të varfërisë dhe të disa politikave të papërshtatshme në shëndetësi, nuk ishte zhvilluar si duhet karakteri i "mirëqenies publike" i shërbimeve mjekësore në të kaluarën. Familjet e varfra dhe shumë fshatarë kinezë nuk gëzuan shumë shërbime për shkak të shpenzimeve.
Në vitin 2009 u prezantua objektivi i reformës së re mjekësore "çdo banor duhet ta gëzojë shërbim mjekësor dhe shëndetësor bazë", që simbolizon zgjerimin e sigurimeve shëndetësore për çdo banor kinez.
Para vitit 2009, shumë banorë të zonave rurale dhe urbane në Kinë pavarësisht të mbuluar nga sigurimet shëndetësore përsëri paguanin shpenzimet nga xhepi. Pas reformës, shpenzimet kryesore shëndetërore u mbuluan nga qeveria kineze. Në 10 vitet e fundit është forcuar në mënyrë të pandërprerë përkrahja e financimit publik dhe është shtuar shumë fondi i sigurimeve shëndetësore. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, shpenzimet e përgjithshme shëndetësore kineze u shtuan mesatarisht 14.2% çdo vit. Në këto vite, përqindja e shpenzimeve nga xhepi i pacientit u ul në 28.7% nga 37.5% 1 vite më parë.
Në vitin 2017, Kina nxiti reformën komplekse në spitalet publike, që ndalon plotësisht marrjen e fitimeve nga spitalet përmes shitjes së ilaçeve, duke frenuar mbipërdorimin e ilaçeve dhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve të ilaçeve.
"Çeliku i shkëlqyer duhet të përdoret në pjesën e përparme të shpatës. Detyra jonë është të mbrojmë xhepin e pacientit për trajtim mjekësor. Duhet të kuptojmë qartësisht efektin praktik shëndetësor nga shpenzimet mjekësore," u shpreh He Jinguo, kryetari i Departamentit të Financave të Komisionit të Shëndetit Kombëtar Kinez.
2. 15 minuta për të arritur në spital
"Në të kaluarën, u frikësuam shumë për sëmundjet, u frikësuam edhe për kohën e gjatë të transportit për në spital." Wei Dingyu 75 vjeç rikujtoi se në moshë të vogël, një fshatar me apendesit nuk mund të arrinte në spitalin e distriktit brenda një kohe të shkurtër.
Qyteza Shiye ku banoi Wei Dingyu, ishte një "ishull i izoluar" në Lumin Jance. Para ndërtimit të Urës Runyang, banorët e këtij ishulli duhet të shkonin në spitalin e jashtëm me varkë, që harxhoi shumë kohë.
Me ndërtimin e Urës dhe formimin e sistemit të sigurimeve mjekësore ndaj të gjitha banorëve, kushtet mjekësore të kësaj qyteze u përmirësuan gradualisht.
Siç tregohet nga drejtori i qendrës shëndetësore të kësaj qyteze, Hu Xiaozhong, për pacientët e mjekuar në spital me shpenzimet mjekësore mbi 500 yuanë, 75% e shpenzimeve mjekësore mund të mbulohen nga sigurimet shëndetësore. Në këtë qendër shëndetësore, janë përmirësuar kushtet mjekësore me pajisjet më të mira dhe punonjësit më profesionistë. Banorët e kësaj qyteze të prekur nga sëmundjet e lehta nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë zonës për trajtim shëndetësor.
Deri në fund të vitit 2018, 1180 spitalet e qytezave të varfra kanë marrë ndihmë nga spitalet e shkallës së 3-të, afro 92% të banorëve të varfër mund të marrin shërbime brenda qytezës së tyre.
Nga viti 2009 deri në vitin 2017, numri i shtretërve për 1 mijë banorë u shtua nga 3.3 deri në 5.7 dhe numri i mjekëve profesionistë për 1 mijë banorë u shtua nga 1.8 deri në 2.4. 84% e banorëve mund të arrijnë në spital ose qendra shëndetësore brenda 15 minutash.
Me reformën e mëtejshme të sistemit shëndetësor të Kinës u shtuan burimet mjekësore dhe lehtësohet fenomeni i dyndjes së pacientëve në spitalet e mëdha.
3. Jeta e shëndetshme për Kinën e shëndetshme
Nga viti 2009 deri në vitin 2018, niveli mesatar i jetëgjatësisë është shtuar nga 74.8 vjet në 77 vjet, përqindja e vdekshmërisë foshnjore u ul nga 13.8% deri në 6.1%. Në 10 vitet e fundit, niveli i shëndetit i banorëve u ngrit gradualisht.
Në korrik të vitit 2019, qeveria kineze hartoi Misionin "Kina e Shëndetshme (2019-2030)", në shërbim të shëndetit të popullatës.
Specialisti përkatës vuri në dukje se në të kaluarën, reforma e sistemit shëndetësor të Kinës ka zgjidhur problemet e vështirësisë së mjekimit dhe shpenzimeve të larta personale për trajtim. Në të ardhmen, reforma shëndetësore do të mbështetë zhvillimin e sektorëve të shëndetit dhe përhapë metodat e stilit të shëndetshëm të jetës.
Reforma e sistemit shëndetësor u ka sjellë 1.4 miliardë banorëve favore në shëndet dhe në lumturinë e jetës.(Xu Guang)