Vitet e fundit është parë një shtim i shërbimeve nga qendrat shëndetësore në brezin ekonomik të Rrugës së Mëndafshit në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut.

Nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës mësuam se prej nëntorit të vitit 2014, 5 spitale të nivelit të parë në këtë rajon ofruan shërbime mjekësore ndërkombëtare dhe u shërbyen mbi 21 mijë pacientëve të huaj.

Bëhet e ditur se platforma e telemjekësisë me seli në qytetin Urumqi është integruar mes 29 spitaleve të Xinjiangut dhe 24 spitaleve të Kirgistanit, të Kazakistanit dhe të Gjeorgjisë. Drejtori i Komisionit Shëndetësor të Rajonit Autonom Xinjiag-ut Mutalifu Rouzi shpjegoi në Pekin se:

"Tani, telemjekësia në zonat e largëta përgjatë 'Një brez, një rrugë' është përqafuar gjerësisht nga vendet fqinje. Çdo vit bëhen konsulta për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, duke i sjellë më shumë dobi pacientëve të vendeve fqinje."

Në krahinat jugore të Xinjiang-ut si Sidi, Taicheng etj, Komisioni Këmbëtar i Shëndetit i Kinës asistoi edhe me grupet mjekësore në vitin 2016. Tetë spitale në këtë rajon pranuan ndihmë mjekësore nga 7 provinca të tjera dhe u transferuan si spitale të nivelit të parë, me forcimin e dukshëm të aftësisë në fushën shëndetësore.

Zv-drejtori i Administrimit Shëndetësor, Zhou Changqiang prezantoi se:

"Në 3 vjet, numri i pacientëve të shtruar në shtretërit e spitaleve u shtua 12.35%, ndërsa numri i operacioneve u shtua 19.08%. Deri tani, 332 sëmundje emergjente mund të trajtohen brenda Xinjiang-ut."

Deri tani, ekipet e ndihmës po përgatisin talente mjekësorë, për të garantur cilësinë e mjekësisë në rajon. Në të ardhmen, forcat mjekësore të Xinjiang-ut do të shfrytëzojnë plotësisht "internet telemjekësinë" për të nxitur zhvillimin e shëndetësisë në Rajoni Autonom të Xinjiang-ut.(Xu Guang)