Sipas të dhënave statistikore, tani në Kinë ekzistojnë mbi 3.6 milionë mjekë të licensuar. Ndërkohë, numri e cilësia e mjekëve po rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke ruajtur rol të rëndësishëm për të përmirësuar shëndetin e njerëzve.
Avokati i Popullit në Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës Guo Yanhong tha se të gjitha mjekët e licensuar luajnë rol të rëndësishëm për përmirësimin e nivelit të shëndetit të masave popullore:
"Nga 3.6 milionë mjekët e licensuar, 20% e tyre kanë detyra të larta profesionale. Ata luajnë rol të rëndësishëm për përmirësimin e nivelit të shëndetit të njerëzve. Deri në fund të vitit të kaluar, jetëgjatësia mesatare e kinezëve arriti në 77 vjeç, e cila është më e lartë se mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta."
Vlen të theksohet se duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe problemit të të ardhurave jo të larta të personelit mjekësor, i cili kufizon zhvillimin e nivelit të tyre. Për këtë gjë, inspektori në Komisionin Kombëtar të Shëndetit Zhu Hongbiao u shpreh se do të thellohet reforma mjekësore për të rritur rrogat e personelit mjekësor, për të përmirësuar hapësirën e zhvillimit profesional dhe për të ngritur statusin e tyre, duke nxitur më tej entuziazmin e këtij personeli:
"Do të ngrihet në qëndrueshmëri niveli i rrogave të personelit mjekësor e do të bëhet reforma e strukturës së rrogave, për ta shtuar të ardhurat e personelit të ri. Duhet t'u japim mjekëve e personelit tjetër mjekësor rroga më dinjitoze dhe të inkurajojmë përmirësimin e nivelit profesional të tyre nëpërmjet studimeve të mëtejshme."