Një nga shqetësimet e një beqareje 30-vjeçare është gjetja e bashkëshorti të përshtatshëm. Ja si shprehet një e re nga Kina.
"Hasa vështirësi për krijimin e një marrëdhënieje të mirëfilltë dashurie me të tjerët. Kam disa vite që kanë përfunduar studimet e larta dhe ende nuk kam arritur të gjejë njeriun e jetës. Pavarësisht se njoha disa djem nuk arrita të vendos një marrëdhënie të qëndrueshme dashurie. Në shumicën e situatave, unë refuzova zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Nuk e kuptoj pse? Si ka mundësi nuk mund të gjej një njeri të përshtatshëm."
Në rastin e kësaj të reje, problemi që ajo shfaq është i dukshmë. Ajo nuk e ka këtë qëndrim vetëm për një djalë konkret, pasi kjo do ishte diçka normale, por ajo ruan këtë sjellje për të gjithë meshkujt. Por cilat janë arsyet e saj. Përse ajo mban këtë qëndrim.
Vajza thotë se e ka përgjigjen: "E di arsyen! Kam dashuruar një burrë pas diplomimit. E njoha atë në punë, ishte mbi 40 vjeç, i martuar dhe me fëmijë. Por, ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me gruan dhe para se të njihej me mua kishte pasur shumë konflikte me të për një kohë të gjatë. Nga qëndrimi ynë i përditshëm u afruam më shumë, u dashuruam dhe ai më premtoi se do të martohej me mua pas divorcimit. Nuk kisha dëshirë të isha dashnore e një burri të martuar. Jam një vajzë që i ka munguar dashuria e babait, por mora dashurinë e tij si nga babai dhe vëllai im. Prandaj, mendova do ta pres.
Por, e prita për shumë vite dhe ende deri sot jam beqare. Nuk kam besim se do të martohem me këtë burrë. Dua të njoh një njeri të përshtatshëm dhe të nis jetë të re nga e para.
Jam përpjekur të lidhem me disa djem por pa sukses për vendosjen e një marrëdhënieje dashurie të qëndrueshme. Habitesha me veten. Më në fund zbulova se nëse do qëndroja e dashura e një burri të martuar, atëherë unë do isha "goma e tij rezervë".
Pse të jesh "gomë rezervë" e dikujt është e dëmshme
Shohim që arsyeja e vërtetë e sfidës së vajzës për krimin e një marrëdhënieje dashurie, vinte nga kujtimet e një marrëdhënieje të kaluar, e cila edhe pse kishte pak shance për martesë, ajo përsëri nuk hoqi dorë prej saj.
Në fakt, në këtë marrëdhënie të dyja palët zbatuan idenë e "gomës rezervë". Vajza u bë "gomë rezervë" e martesë së të dashurit mbi 40 vjeçare; ndërsa ai e konsideroi "gomë rezervë" dashurinë e vajzës.
Ideja e "gomës rezervë" në dashuri vjen nga dëshirat e ndërsjellta. Ky burrë e përdori vajzën si "gomë rezervë" të martesës së tij në bazë të dëshirës së ndërsjelltë, meqenëse ajo dëshiroi të martohej me të. Nga ana tjetër, vajza e konsideroi këtë burrë si "gomë rezervë" të dashurisë së saj me iluzion, meqenëse e kishte pritur këtë burrë për një periudhë shumë të gjatë prej disa vitesh.
Ideja e iluzionit mund të shkaktojë dëm të drejtpërdrejt në përzgjedhjen e bashkëshortit, duke humbur rastet e mira për gjetjen e mashkullit ideal. Në fakt, standardet e bashkëshortit të përshtatshëm varen nga ndjenja subjektive. Nëse keni idenë e "gomës rezervë" në zgjedhjen e bashkëshortit, do të shkaktohen ndikime të mëdha negative ndaj ndjenjës subjektive, duke ulur entuziazmin e afrimit me palën e tjetër dhe mundësinë e zbulimit të avantazheve të palës tjetër.
Rrënja e problemit: Mungesa e dashurisë familjare
Sipas analizave psikologjike, bërja si "gomë rezervë" e të tjerëve ose të konsideruarit e tjetrit si "gomë rezervë" e jotja, vjen nga mangësitë e jetës psikologjike në të kaluarën. Për shembull, në moshën e nevojës për dashuri dhe siguri, nëse familjarët nuk i japin fëmijës dashuri të mjaftueshme, atëherë ai mund të kërkojë më shumë dashuri në moshat e mëvonshme në mënyra të ndryshme. Në tregimet e kësaj vajze, duke që asaj i mungoi dashuria e babait në fëmijëri dhe u përpiq për ta plotësuar këtë kërkesë në marrëdhënien e veçantë të dashurisë me një burrë më të moshuar.
Vetë-ndihmë psikologjike pozitive
Së pari, duhet ta pranoni veten. Një vajzë kërkon me insistim dashuri nga të tjerët, për shkak të refuzimit dhe të mohimit të vetes. Kur ajo e sheh veten si një vajzë me probleme, do t'i lindi ideja se të tjerët janë të mirë dhe do të bëhet "gomë rezervë" e të tjerëve. Prandaj, një vajzë duhet të pranojë më parë vetveten, ta respektojë dhe dojë veten e saj.
Së dyti, hidheni poshtë idenë e "gomës rezervë", e cila mund të krijojë idetë e tërheqjes, të mbështetjes dhe të garantimit, duke penguar veprimet dhe përpjekjet pozitive për zgjedhjen e bashkëshortit të përshtatshëm.
Pasi ta pranoni veten, mund të mposhtni idenë e "gomës rezervë", të mos e gënjeni më veten dhe të krijoni më shumë shanse për gjetjen e bashkëshortit ideal. (Xu Guang)