Njerëzit janë qenie të energjisë. Të duash, të ndihesh i gjallë për të krijuar vlerë (ose edhe pasuri) janë të gjitha forma të energjisë. Bota e gjallë gjeneron energji dhe të gjithë ne jemi të prekur nga mjedisi jetësor pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm për këtë apo jo. Në Feng Shui, ne e quajmë këtë rrjedhë të energjisë Chi.
Por ajo që duhet të kuptojmë është se energjia Chi përbëhet nga dy forca e mira dhe e keqja. Nëse jeni prekur nga forca negative e Chi-së, atëherë ka mundësi që të ndieni lodhje, rënie të humorit, vetvlerësim të ulët dhe shumë pengesa apo fat të keq.
Më poshtë ju njohim me 10 shenja që flasin për një energji Chi negative mbizotëruese tek ju.
1. Ndiheni vazhdimisht të drobitur dhe pa energji
Ndiheni të lodhur pavarësisht sasisë së gjumit që bëni çdo natë. Madje edhe pas 8-10 orëve gjumë dhe një filxhan kafeje prapë ndiheni të lodhur. Edhe më e keqja ju zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni të lodhur çdo ditë.
2. Fshiheni në zonën tuaj të rehatisë
Nuk keni frymëzim dhe ju mungon energjia për të bërë ndryshime në jetën tuaj, edhe nëse kjo do të ishte në të mirën tuaj. Për shembull, braktisja e një të dashuri toksik, ose ndryshimi i karrierës që nuk ju vlen më për më shumë mundësi dhe progres.
3. Gjithnjë jeni me vonesë
Shpenzoni shumë kohë për të bërë një gjë që e dini mire, ju ikën koha kot pa e kuptuar por edhe pasi ju i bëni këto veprime përsëri humbisni fazën përfundimtare. Pra investimi, promovimi ose lidhja me njerëzit e duhur nuk është aty.
4. Fitoni shumë por asnjëherë nuk ju dalin
Punoni shumë dhe keni një karrierë të qëndrueshme dhe të ardhura të mira. Keni bërë shumë planifikime por ndodh që ka raste ju ndodh një gjë e papritur ku duhet të shpenzoni paratë që keni mbledhur dhe ju vuani për të mbledhur paratë apo për të kursyer një shumë të konsiderueshme për të ardhmen.
5. Ndiheni gjithnjë të sëmurë pa shkak
Ju ose ndonjë nga familjarët tuaj ndihen të sëmurë pa ndonjë shkak dhe mjekët nuk e gjejnë dot pse ndiheni keq.
6. Takoheni gjithnjë me njerëzit e gabuar
Shpesh përfundoni me njerëz të gabuar që ju vrasin shpirtërisht në dashuri, miqësi apo marrëdhëniet profesionale. Ose ju pëlqen dikush shumë simpatik që është tashmë në një tjetër lidhje. Në vend që të punoni për përmirësimin e lidhjeve tuaja me të tjerët, gjithnjë lodheni shpirtërisht.
7.Ngërç në karrierë ose biznes
Duket sikur nuk arrini të ngriheni në karrierë pavarësisht punës suaj dhe në biznes e njëjta histori.
8. Të parealizuar dhe të palumtur
Keni arritura ato për të cilat "shumë njerëz do vrisnin për t'i pasur", por përsëri brenda jush ndiheni bosh. E keni të vështirë të përcaktoni se çfarë e shkakton konkretisht këtë palumturi. Përpiqeni të lini një impakt në këtë botë, dhe të kontribuuoni por asgjë nuk ju duket kuptimplotë.
9. Takoni gjitnjë njerëzit e gabuar
Jeni përpjekur shumë dhe keni bërë më të mirën tuaj, por përsëri ju janë shfaqur problemet njëri pas tjetrit. Rruga para jush ka më shumë malore dhe kaloni më shumë kohë të palumtur sesa të lumtur dhe rrethoheni nga njerëz që i doni shumë, por ata janë thjesht indiferentë ndaj jush.
10. Merakoseni gjithnjë dhe për gjithçka
Ndieni që vuani nga ankthi dhe meraku kronik. Shanset janë që ju e shihni botën në një mënyrë kërcënuese, dhe keni merak të madh për të ardhmen. Në fakt ky ankth dhe frikë po ju merr energjinë dhe kohën.
Por si të shpëtoni nga kjo energji
1. Shoqërohuni me njerëz pozitivë. Hiqni dorë nga ata që janë gjithë kohës të palumtur. Që nuk kujdesen për ju, abuzivë ose neglizhues! Këta njerëz ju marrin gjithnjë energjinë pozitive, energji kjo që ju duhet për të tërhequr gjëra të mira në jetë.
2. Pastroni shtëpinë dhe zyrën
Së pari merruni me rrëmujën. Gjërat e vjetra në shtëpi kanë mbledhur energji shumë negative si rroba të vjetra, gazeta, etj, mirë është t'i hidhni sa më parë.
Më pas pastroni shtëpinë. Hapni dritaret dhe lejoni dritën e diellit të futet brenda, ajrin e pastër dhe lereni energjinë negative të dalë jashtë. Shtoni lule dhe ngjyra në shtëpi duke e bërë më pozitiv ambientin e shtëpisë apo zyrës ju gjithashtu do vini re që edhe energjia negative tek ju do zhduket.
3. Ndryshoni mënyrën e të menduarit
Pastroni mendimet tuaja negative. Mos lejoni që t'ju bezdisin gjërat e vogla. Mos u ankoni dhe mos i kritikoni të tjerët dhe duajeni më shumë veten tuaj, faleni më shumë atë. Askush nuk është perfekt prandaj mos e mbani mendjen tek gabimet e së shkuarës.
Përsërisni afirmime positive çdo ditë dhe kjo mund të bëjë më positive mendime tuaja. Në fund mos bëni rolin e viktimës. Ju jeni vetë farkëtar i fatit tuaj—prandaj merrni përsipër përgjegjësitë. Mos ia ngjisni fajin të tjerëve, por nisni marrjen e masave për të ecur në drejtimin e duhur.
4. Bëni një banjë me kripëra
Qendrimi në vaskë për 20- 30 minuta ju relakson. Kripa në ujë njihet prej shumë kohësh për pastramin e aurës dhe për rritjen e shëndetit dhe të vitalitetit.
5. Meditoni
Meditimi rrit prodhimin e serotoninës që përmirëson humorin dhe sjelljen. Ul ankthin dhe ju ndihmon në qartësimin e mendjes. Ju ndihmon në shërimin e sistemit tuaj të energjisë dhe ju mban vibrante fushën e energjisë.
6. Vizualizoni
Nëse jeni në merak për diçka, nisni vizualizoni diçka positive. Nëse merakoseni për diçka nisni të mendoni diçka positive në mendje, diçka që ju bën të lumtur dhe kështu ju e largoni vëmendjen, si psh udhëtimi në një vend ekzotik etj.