Mbajtësit e një karte krediti shndërrohen në njerëz me borxhe
Xiao Lu është një 30 vjeçar i cili para disa vitesh hapi kompaninë e tij. Me përhapjen e përdorimit të kartës së kreditit, Xiao Lu u bë një mbajtës i saj dhe nisi të blinte pa kriter nëpër qendra tregtare se ftonte miqtë për dreka-darka. Më vonë, me zhvillimin e biznesit të tij, Xiao Lu duhet të shtojë investimet në programet e ndryshme të kompanisë. Ai zbuloi se mund ta marrë hua nga karta e kreditit për të financuar kompaninë e tij, por nuk e kishte imagjinuar kurrë se shpërdorimi i kartës së kreditit do ta zhyste në borxh e do të shkaktonte një rrezik të fshehur. Me pagesat e normës së interesit, Xiao Lu u përball shumë shpejt me një borxh të lartë, që për ta paguar, duhet të merrte hua vazhdimisht por interesat nuk ndalnin së rrituri. Xiao Lu u ngarkua me borxhin më të madh. Më në fund, Xiao Lu kërkoi 17 karta krediti nga banka të ndryshme dhe ka mbipaguar për një borxh prej mbi 600 mijë juanësh. Ai s'mund të shlyejë këtë boxh dhe u dënua me burg.
Xiao Hai është një djalë në të 20-tat. Në vitin e parë të punës, të ardhurat e tij mujore ishin rreth 2000 juanë. Por ai ka kërkuar 25 karta krediti brenda një kohe të shkurtër dhe është ngarkuar me një borxh shumë të madh.
Në fillim, Xiao Hai shijoi gëzimin që i solli konsumi pa pagesë nga karta dhe kjo dëshirë për blerje iu shtua dita-ditës, por e ardhura e tij mujore nuk ndryshonte. Prandaj, ai kërkoi më shumë karta krediti për ta përmbushur dëshirën e pafundme të konsumit. Brenda një viti, ai kërkoi mbi 12 karta krediti dhe konsumoi produke me një vlerë prej mbi 130 mijë juanësh. Por e ardhura e përgjithshme vjetore e tij është vetëm mbi 20 mijë juanë. Ai u detyrua që ta marrë hua me interes të lartë për të shlyer borxhin e kartave të kreditit. Pasi prindërit e tij mësuan këtë gjë, ata paguan këtë borxh me të gjitha depozitat familjare.
Por pas vetëm gjysmë viti, Xiao Hai s'mund të rezistojë joshjes së konsumit para kohe dhe kërkoi 13 karta të kredisë nga banka të ndryshme. Këtë herë, ai u ngarkua me një borxh prej 300 mijë juanësh. Më në fund, prindërit e tij janë detyruar që të shesin shtëpinë për të shlyer borxhet e të birit.
"Llogaria psikologjike" mund të ngarkohet me borxh shumë të madh
Karta e kreditit është një mjet pagimi me pak interes. Konsumi me kartë kryhet pa para në dorë dhe numri i klientëve që shijojnë ëmbëlsinë e sjellë nga konsumi me kartë krediti po rritet gjithnjë e më shumë. Por ky konsumi është një thikë me dy presa. Shumë njerëz që bëjnë blerje me kartë kreditë mund të zhyten në borxhe të mëdha.
Sipas psikologëve, blerjet me kartë krediti mund të ketë këto rreziqe:
Gëzime të menjëhershme psikologjike: konsumi mund t'na sjellë gëzimet. Me një kartë krediti, mund të përmbushim dëshirat e blerjes dhe zotërimit. Kur konsumojmë me kartë krediti, do të shijojmë më shumë gëzime të menjëhershme, duke stimuluar pasionin e konsumit të verbër dhe prishur planin e konsumit racional.
Gabimet e verbra psikologjike: brenda kartës së kreditit, ekziston një vlerë për konsum. Duhet të kuptojmë që vlerë nuk do të thotë se duhet ta konsumojmë menjëherë. Por gjatë konsumit aktual, shumë persona mund të bëjnë gabim dhe ta konsiderojnë vlerën e kartës si aftësinë e konsumit të tyre. Prandaj, ata bëjnë blerje irracionale.
Transferimi i përgjegjësisë: në procesin e përdorimit të kartës së kreditit, shumë persona nuk e marrin parasysh në mënyrë të mjaftueshme vetaftësinë për shlyerjen e borxhit. Prandaj, ata mënjanojnë përgjegjësinë e vetë të kthimit të borxhit në të ardhmen, duke e transferuar përgjegjësinë e kthimit të borxhit.
Psikologjia e vonimit për pagimin: konsumi na sjell gëzimin, por pagimi është një proces i dhimbshëm. Në procesin e konsumit me para në dorë, konsumi lidhet ngusht me pagimin. Konsumi është zhvilluar në të njëjtën kohë të pagimit. Prandaj, dhimbja e pagimit mund të kompensojë gëzimin e konsumit, duke e frenuar në mënyrë të ashpër dëshirën e konsumit. Por, gjatë konsumit me kartë krediti, dhimbja e pagimit është vonuar deri në kohën e shlyerjes së borxhit. Prandaj, është dobësuar aftësia e vetëfrenimit gjatë konsumit.
Llogaritë e ndryshme psikologjike: në procesin e administrimit të aseteve, janë formuar llogaritë psikologjike brenda trurit, të cilat mund të ndikojnë blerjet. Pagesa e bërë me kartë kreditit dhe ajo e bërë me para cash janë vendosur në llogari të ndryshme psikologjike. Sipas studimit të psikologëve, llogaria psikologjike e kartës së kreditit është më e madhe se ajo e parave në dorë. Në një eksperiment mbi konsumin në restorant, konsumuesit që paguan me kartë krediti llogarinë e drekës, bënë konsum shumë më të lartë se ata që puguan me para në dorë.
3 metodat për të shmangur borxhin e tepërt nga karta e kreditit
Për shkak të rreziqeve të shumta psikologjike, duhet të vetëpërmbahemi dhe të tregohemi racionale gjatë blerjeve me kartë krediti. Këtu do t'ju prezantojmë 3 metoda për të shmangur borxhin e tepërt:
Së pari, duhet të bëni vetëvlerësim psikologjike. Duhet të njihni vetveten. Nëse zbuloni se jeni person irracional dhe keni vështirësi të vetpërmbaheni, metoda më e mirë është refuzimi i përdorimit të kartës së kreditit dhe konsumi me kartën e debitit.
Së dyti, duhet të bëni shpesh paralajmërime të vetes. Nëse është e nevojshme, mund të mbani disa letra apo shkrime me fjalët e paralajmërimit nga konsumi i tepërt i kartës së kreditit dhe vendosini ato në vende të dukshme.
Së treti, duhet të kërkoni një kartë krediti që përkon me të ardhurat tuaja dhe mos kërkoni shumë karta. Duhet ta përcaktoni para kohe datën e kthimit të borxhit nga karta e rrogës, për të shmangur grumbullimin e interesit të borxhit të kartës së kreditit. Përveç kësaj, mund të shtyni procesin e konsumit me kartë krediti për 30 sekonda, kur mund të imagjinoni kohën e shlyerjes së borxhit në të ardhmen. Këto aktivitete psikologjike mund të rregullojnë dhe kontrollojnë veprimet e konsumit me kartë krediti.(Xu Guang)