Burrat e moshës së mesme janë vlerësuar gjithmonë me këto karakteristika: burrë i fortë me shumë energji, të suksesshëm në karrierë dhe përvojë të pasur shoqërore. Në shoqëri ose familje, meshkujt e moshës së mesme janë një forcë e vërtetë mbështetëse. Megjithatë kjo është edhe një periudhë shumë e ndjeshme pasi në këtë moshë birrat përballen me shumë çështje në martesë dhe familje, duke u ngarkuar me shumë presione të jetës dhe të punës.
Kohët e fundit, UNESCO-ja bëri një raport, ku vuri në dukje se sipas statistikave të vendeve të ndryshme, meshkujt në moshën 43-45 vjeçare përballen me ndryshime të mëdha psikologjike. Prandaj, mosha 44-vjeçare është një pikë kthese. Në këtë moshë nis të bjerë energjia dhe shtohet ngarkesa emocionale apo fizike. Mosha 44 vjeçare është një prag i rëndësishëm për meshkujt. Sipas shumë rasteve të konsultimeve psikologjike, meshkujt në këtë moshë përballet me strese të ndryshme.
Në përgjithësi, njerëzit e moshës mesatare mund të kenë "psikologji gri" në të cilën personat e moshës së mesme, sidomos meshkujt preken nga andropauza. Këto simptoma përfshijnë luhatje të dukshme emocionale, shqetësim e ankth, depresion, etj. Por, të prekurit me këto simptoma ka raste që nuk e pranojnë sëmundjen që po kalojnë. Psikologjia gri s'është problemi i vetëm njerëzve të moshës së mesme, por më shumë shfaqet tek kjo grupmoshë. Kjo situatë ndikon jo vetëm punën dhe jetën, por dëmton gjithashtu shëndetin e trupit.
Arsyet e këtij problemi përfshijnë më parë elementet fizike. Në fazat e hershme të jetës si fëmijëria, adoleshenca dhe rinia, njerëzit përjetojnë rritje të vitalitetit, energjisë dhe inteligjencës. Por në moshën e mesme, trupi nis të venitet, ndalon rritjen dhe plaket ngadalë. Në këtë periudhë ndjejmë pafuqishmëri, na thinjen flokët, dalin rrudhat në fytyrë, jemi më të shëndoshë, bie metabolizmi etj.
Përveç kësaj, do të kemi edhe elemente psikologjike:
1.Psikologjia e frenimit
Në shoqërinë moderne me shumë konkurrencë dhe arritje shumë meshkuj të moshës së mesme kanë dëshirë më të madhe për status të lartë shoqëror. Shumë prej tyre bënë përpjekje të mëdha për të arritur sukses. Por meshkujt në këtë moshë nuk duan të shprehin vështirësi dhe presion të brendshëm pandaj përballen me frustrim dhe kriza të brendshme.
2. Ankthi
Zoti Zhao është në moshën 45 vjeçare. Disa ditë më parë ai u njoftua në mënyrë të papritur për largimin nga vendi i punës. Ai u shqetësua aq shumë sa humbi shikimin. Ky është reagimi i trupit pas këtij shoku. Ankthi është një fenomen i zakonshëm tek burrat e moshës së mesme sidomos për shkak të presionit të punës dhe të familjes.
3. Vetmia
Shumica e meshkujve të moshës së mesme preferojnë vetminë. Meshkujt në këtë moshë janë të zënë me detyra familjare dhe karrierën. Si rezultat, ata nuk kanë kohë të lirë për dalje me miqtë dhe shpesh ndihen të vetmuar. Ky fenomen nuk ndodh vetëm tek meshkujt me karrierë të zakonshme por edhe tek ata më të suksesshmit.
44-vjeçari Liu është menaxher. Ai tha se nuk kishte asnjë mik të ngushtë dhe nuk kishte dëshirë për komunikim të tepërt me nëpunësit e tjerë. Sipas përvojës së punës të tij, duhet të ruajë marrëdhënie jo të ngushta me kolegët. Sot në Kinë, meshkujt e moshës së mesme nuk kanë miq të ngushtë për të ndarë ankthet e brendshme.
4.Ndjenja e armiqësisë
Meshkujt në moshën e mesme mund të kenë simpati për njerëzit e zhytur në dilemë të jetës, por mund të lindin qëndrimet armiqësore ndaj personave me karrierë shumë të suksesshme. Këto qëndrime armiqësore lidhen me inferioritetin e brendshëm.
Në përgjithësi, burrat e moshës së mesme me karrierë të sukseshne do të ketë më shumë simpati, durim dhe bujari; në të kundërtën, nëse ata janë dështuar, do të kenë ankesa dhe pakënaqësi, duke shfaqur qëndrime armiqësore në marrëdhëniet shoqërore.
5. Depresion
Zoti Zhang sapo mbushi 40 vjeç, por ai humbi gradualisht entuziazmin për jetën, duke mos marrë në dorë përgjegjësitë e veta por duke fajësuar të tjerët për të gjitha problemet. Depresioni i zotit Zhang erdhi nga ndodhitë e jetës së tij. Ai refuzoi kontaktin me të tjerët dhe punën e tij, duke ruajtur rolin e viktimës.
Depresioni mund të zgjerojë fatkeqësinë e jetës, prandaj meshkujt e moshës së mesme të mërzitur me depresion, duhet të shkojne tek psikologu ose specialisti përkatës.
Metodat e vetëmbrojtjes për psikologjinë gri:
1. Shtimi i stërvitjes
Ushtrimet i bëjnë mirë jo vetëm shëndetit fizik dhe psikologjik, por edhe forcojnë lidhjet familjare dhe shoqërore harmonike.
2.Ulni pritshmëritë
Meshkujt e moshës së mesme duhet të kenë pritshmëri reale të jetës dhe karrierës së tyre aktuale.
3. Jini optimist
Në mohën e mesme, meshkujt ngarkohen me detyra të shumta, por në këtë kohë duhet të mbajnë një qëndrim pozitiv dhe të heqin dorë nga presioni i jetës. Ata duhet të nisin aktivitete që i bëjnë më lumtur dhe nuk u japin presion.
4. Të hapur ndaj ndryshimeve
Duke hequr paragjykimet për ndryshimet e kohës integroheni më mirë në shoqëri, përfshi veshjet, muzikën etj. Këto mënyra të jetës mund të rregullojnë ritmin duke sjellë më shumë relaks dhe freski në jetën e një burri të moshës mesatare dhe mund të ndiheni me një qëndrim të ri psikologjik.(Xu Guang)