Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kinë ka mbi 450 milionë kinezë që vuajnë nga miopia dhe të rinjtë kanë incidencë të lartë për t'u prekur nga ky defekt. Tema kryesore e Ditës së 23-të të Shëndetit të Syve në Kinë më 6 qershor, ishte zbatimi i "masave shkencore për parandalimin e miopisë dhe rëndësisë shëndetit të syve të fëmijëve".

Miopia është një anomali refraktive në të cilën rrezet paralele që vijnë nga një objekt në një distancë të caktuar, nuk shkojnë drejtpërdrejt në retinë por përqëndrohen përpara saj, duke sjellë edhe reduktimin e shikimit nga larg. Faktorët që mund të ndikojnë negativisht në progresionin e miopisë janë qëndrimi në ambiente me pak dritë gjatë fëmijërisë, fokusimi tek kompjuteri apo telefoni për një kohë të gjatë apo shumë orë leximi nga afër.

Një studim ka treguar se incidenca e miopisë ishte më e lartë te fëmijët që në dy vitet e para të jetës kishin fjetur me dritën e ndezur. Në raste të rralla, miopia ka natyrë patologjike dhe shkaktohet nga një degjenerim i retinës që në moshën të vogël.

Zonja Longqin, profesore okuliste në Spitalin e Bashkimit të Pekinit, u shpreh se problemet e përgjithshme e miopisë së të rinjve shfaqen që në moshë të vogël, dhe më pas përkeqësohet me shpejtësi. Sipas të dhënave, 30% e nxënësve të shkollave fillore, afro 60%-80% të nxënësve të shkollës së mesme dhe afro 90% e studentëve vuajnë nga problemi i miopisë.

Zv-drejtorja e Politikës dhe Menaxhimit Shëndetësor të Komisionit Shëndetësor Kombëtar të Kinës, Jiao Yahui u shpreh se qeveria kineze dhe sektorët përkatës kanë hartuar plane të hollësishme për ruajtjen e shëndetit të të rinjve, të cilat bashkohen me masat komplekse të sektorët e arsimit, të sporteve etj, me qëllim që të parandalohen sëmundjet e syve tek të rinjtë.

"Së pari, kemi forcuar politikat. Në vitin 2016, publikuam së bashku opinionet mbi forcimin e punës për parandalimin e miopisë tek të rinjtë, duke paraqitur 5 kërkesa mbi këtë drejtim tek të rinjtë, që përfshijnë planet e trajnimit dhe të zhvillimit shëndetësor, formimin e grupit të specialistëve, zhvillimin e masave parandaluese të miopisë, përfshirjen e shëndetit të syve në objektet e vlerësimit gjithëpërfshirës mbi shëndetin publik, hartimin e materialeve për shëndetin e syve etj."

Jiao Yahui u shpreh se shkolla është fusha kryesore e aktiviteteve të nxënësve. Prandaj, Komisioni Shëndetësor Kombëtar i Kinës dhe Ministria e Arsimit kanë hartuar një sërë planesh, për mundësimin e një mjedisi të mirë për shëndetin e syve.

"Kemi paraqitur kërkesat konkrete për ndriçimin e klasave, cilësinë e bankave, dërrasat e zeza, komputerët e përdorur nga nxënësit, kohëzgjatjen e mësimit gjatë ditës etj, për të përmirësuar mjedisin e ambjenteve në shkolla, mënyrën e përdorimit të syve nga nxënësit, duke ndihmuar në parandalimin e miopisë."

Jiao Yahui bëri të ditur se sipas Planit të 13-të 5-vjeçar mbi Shëndetin e Syve në Kinë, nga viti 2016 deri në vitin 2020, do të zhvillohen ekzaminimet shkencore për anomalitë refraktive të syrit tek të rinjtë, për të parandaluar dëmtimin e syve.

Ditët e fundit, u publikuan një serë udhëzimesh për Parandalimin e Miopisë, për Trajtimet Mjekësore të Ambliopias dhe të Strabizmit, të hartuara nga okulistët. Këto udhëzues iu shpërndanë organeve shëndetësore dhe okulistëve që të rrisin aftësinë e shërbimeve. Ata janë gjithashtu materiale informuese për nxënësit dhe prindërit që të përdorin shqisat e të parit në mënyrë të drejtë. Kryetari i grupit teknologjik Wang Ningli u shpreh se amblyopia është një problem shumë i shpeshtë tek fëmijët.

Ambliopia (syri dembel) karakterizohet me pasivitet, mungesën e një sy në pamjen. Në oftalmologji amblyopia është konsideruar si një nga shkaqet kryesore të reduktimit të njëanshëm. Në të gjithë botën ambliopia prek rreth 2% të popullsisë.

"Tek fëmijët e moshës 6-14 vjeçare, afro 3% e tyre preken nga ambliopia, që prek funksionet e shikimit, zhvillimet dhe njohjen vizuale. Prandaj, e vëmë theksin shumë tek kjo gjë përmes materialeve informuese. Kjo do të ketë rëndësi historike për standardizimin e tregut të trajtimit mjekësor ndaj ambliopias."

Wang Ningli u shpreh se ambliopia dhe strabizmi lidhen ngushtë. Në librat udhërrëfyes, janë përcaktuar ekzaminimet përkatëse mbi strabizmin dhe metodat efikase të trajtimeve. (Xu Guang)