Banorët në zonat rurale të Kinës janë gjithnjë e më të shëndetshëm dhe po përdorin gjithnjë e më pak ilaçe falë jogës.
Fshatarët në zonën veriore të Kinës kanë kuptuar se joga nuk është vetëm për qytetarët.
Lu Wenzhen, 52 vjeç, po ndihmon që ky kompleks ushtrimesh të popullarizohet në një fshat të provincës Hebei, rreth 300 kilometra në veriperëndim të Pekinit.
Dhe që nga koha që mbërriti në fshat për herë të parë në vitin 2016, gjithnjë e më shumë banorë të Yugouliang-ut po marrin pjesë përditë në seancat e jogës.
Lu, i cili shpenzoi dy dekada si mësues muzike në një shkollë Shijiazhuang, kryeqendrën e Hebei-t, u dërgua nga qeveria në Yugouliang për të ndihmuar fshatarët të dilnin nga varfëria.
Ndërkohë që Lu përpiqej të përmirësonte jetën në Yugouliang, ai zbuloi se fshatarët e shpenzonin pjesën më të madhe të kohës ulur këmbëkryq dhe duke biseduar me fqinjët.
"Pavarësisht moshës së tyre, fshatarët qëndrojnë të ulur këmbëkryq për një kohë të gjatë. Kjo formë e uljes më kujtoi një pozicion të zakonshëm të jogës," tha ai.
Dhe prej atij momenti Lu-së i lindi ideja që t'u mësonte joga fshatarëve që të përmirësonin shëndetin.
Por para kësaj atij do i duhej ta mësonte vetëm jogën sa më parë. Ai e bëri këtë duke parë video në internet.
"Këtu banorët kanë avantazh se kanë natyrën dhe ky vend është i mrekullueshëm për të praktikuar joga", tha Lu.
Me fizik më të fortë ata do të punojnë edhe më shumë, do të kursejnë nga shpenzimet mjeksësore dhe do të jenë në një pozitë më të mirë për të luftuar varfërinë, shton ai.
Por, ai shton se është e vështirë t'u mbushës mendjen banorëve në zonat rurale që të provojnë diçka të re si joga.
Pothuajse të gjithë ata pyetën në fillim: "Çfarë është joga? Përse më shërben? Duhet të jetë diçka që e bëjnë qytetarët, jo ne fshatarët e varfër."
Në fakt në fillm të mësimeve të para të jogës që ofroi Lu, erdhën vetëm pak gra.
"E ndjeva që do më lehtësonte dhimbjet në shpinë dhe qafë," tha Liu Ying, 75 vjeç.
Lajmi mori dhen në të gjithë fshatin me më pak se 100 banorë kryesisht pleq, gra dhe fëmijë.
"Shumë fshatarë të moshës 57 deri 82 vjeçare bëjnë joga me mua për të paktën një orë në ditë," thotë Lu, duke shtuar se numri është rritur në rreth 60 vetë që bëjnë joga çdo ditë.
Megjithatë, joga që mëson ai është e ndryshme nga stili tradicional i jogës. Për ta bërë këtë ushtrim më të thjeshtë dhe më praktik, ai u mëson atyre ushtrime fizike që ngjasojnë me lëvizjet e tyre ditore.
"Ata mund të praktikojnë joga të gjithë së bashku dhe të shijojnë perime të freskëta dhe një mjedis të mirë në fshat," shprehet Lu duke shtuar se popullariteti i kësaj forme ushtrimore ka potencial të rrisë të ardhurat në fshat.
Kina hap kurs master për yoga-n
Për herë të parë Kina do të ofrojë shkollim master për yoga-n. Kjo nismë është ndërmarrë nga Universiteti Minzu i Yunnan-it.
Një drejtues i Institutit Kinë – Indi të Yoga-s, pranë Universitetit Minzu të Yunnan-it, thotë se masteri i yoga-s do të shtrihet në një periudhë trevjeçare. Për dy vjet do të zhvillohet në Kinë dhe një vit në Indi. Të diplomuarit e këtij kursi do të pajisen në fund të studimeve me dy certifikata që do të njihen nga Kina dhe India.
Gjatë mësimeve në Kinë, Instituti do t'i japë mësimet e gjuhën Hindu.
Instituti i Yoga-s Kinë-Indi pranë Universitetit Minzu të Yunnan-it u themelua në qershor të vitit 2015. Ai është i pari institut i krijuar nga këto dy vende në botë.
Me vetëm 20 minuta ushtrime joge në ditë, do të jeni në mendje t'i jepni trurit tuaj formën që dëshironi, këshillojnë shkencëtarët.
Praktika e lashtë ka rezultuar të jetë më e dobishme në nxitjen e fuqisë së trurit sesa ushtrimet tradicionale të aerobisë.
Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se një seancë e jogës "Hatha" përmirëson në mënyrë të dukshme shpejtësinë dhe saktësinë në lidhje me kujtesën dhe përqendrimin.
Drejtuesi i studimit, Neha Gothe, një profesor i lëvizjeve njerëzore, shëndetit dhe sportit në Universitetin e Detroidit shpjegon: "Joga është një shkencë dhe mënyrë jetese tepër e lashtë, që ka lindur në shoqërinë indiane dhe që përfshin lëvizjen trupore, mendore dhe rregullon frymëmarrjen dhe meditimin. Praktikimi i jogës lidhet me një aktivizim tepër specifik të trurit dhe komponentëve të tij, por përfitimet e vërteta të jogës nuk janë zbuluar akoma plotësisht".
Gjatë seancave eksperimentale të jogës, pjesëmarrësve iu kërkua të ngriheshin, uleshin dhe të qëndronin shtrirë, ndërkohë që frymëmarrja e tyre nuk duhet ta ndryshonte aspak ritmin.
Ushtrimet përfshin kontraktimin e njëjtë të muskujve të ndryshëm të trupit, në pjesë të tendosura dhe të relaksuara pa lëvizur asnjë gjymtyrë.
Ideja e të gjithë ushtrimeve ishte që pjesëmarrësit të përqendroheshin në pozicionet e tyre dhe te frymëmarrja e thellë. Kërkuesit u kërkuan pjesëmarrësve ta mbanin ritmin e tyre të zemrës konstant midis 60-70 për qind për rreth 20 minuta.
Ushtrimet intensive dhe të vazhdueshme i bëjnë shumë mirë zemrës dhe shëndetit, por nuk janë aq efektive sa joga për qetësimin e mendjes.
U zbulua se personat që bënin joga rreth 20 minuta çdo ditë ishin më shumë të aftë të përqendroheshin mendërisht në detyra që kishin për të kryer.
Duke praktikuar jogën njerëzit janë më shumë në gjendje ta përvetësojnë informacionin shpejt, të përqendrohen dhe të mësojnë më shumë. Kujtesa e tyre e ushtruar i lejon ata që të përditësojnë informacionin e marrë dhe ta kenë më të thjeshtë mbivendosjen e të dhënave.
Kjo duket se është më shumë e mundur në rastin e jogës, sesa të aerobisë. Ushtrimet e frymëmarrjes dhe meditimit ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe trupit duke larguar mendimet shpërqendruese e duke e fokusuar mendjen, trupin dhe frymën tek ushtrimet.
Përmirësimin e sistemit tuaj nervor do të jeni në gjendje ta sh
ihni në jetën e përditshme kur t'ju duhet të kryeni detyra të caktuara dhe në mënyrë të pavetëdijshme joga do të ndërhyjë në jetën tuaj. Ju do të jeni tepër të qetë për t'i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur, nuk do t'ju duhet më të kërkoni gjatë në mendje për të gjetur informacionin që kërkoni. Kjo sepse përqendrimi juaj gjatë futjes së atij informacioni ka qenë më i madh, e për këtë shkak i tillë do të jetë edhe niveli i kujtesës.