Jastëku u krijua në kuadër të projektit "motivimi i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit për të ndërvepruar në shoqëri përmes përdorimit të veshjeve të posaçme" të zhvilluar në Institutin e Shkencave dhe Teknologjive Njohëse (ISTC-CNR), nga grupi i hulumtimit të Locen, në bashkëpunim me terapistët e qendrës së rehabilitimit INI dhe kërkues nga Instituti i Neuropsikiatrit të Fëmijëve në Universitetin "Sapienza" të Romës.
Jastëku vendoset rreth qafës. Forma dhe konsistenca e tij janë projektuar posaçërisht për të ngjallur lidhjen emocionale, nëpërmjet një kontakti fizik të sigurt dhe të rehatshëm. Kur fëmija prek jastëkun me një pjesë trupi , ai lëshon dritat me ngjyrë dhe tingujt e shkurtë ose muzikë bazuar në pikën ku është prekur.
Këto janë stimuj të perceptuar si shpërblim për fëmijët dhe të aftë për të tërhequr vëmendjen e tyre. Përmes tabletit të kontrollit mund të zgjidhni kombinime të ndryshme të dritave dhe tingujve me ngjyrë. Jastëku "PlusMe" mund të ndërmjetësohen nga një i rritur, nga terapisti ose prindi, në varësi të reagimeve të fëmijës, nëpërmjet një aplikacioni, për shembull duke aktivizuar tingujt dhe ngjyrat më të dobishme dhe duke hequr ato më pak të pëlqyera.
"Terapisti mund të krijojë, nëpërmjet jastëkut dhe kontrollit të tij, shumë aktivitete, duke e përshtatur për llojin e fëmijës që trajtohet. Kjo është ideja kryesore e projektit: kontrolli i "PlusMe" ndahet midis fëmijës dhe terapistit: i pari aktivizon përgjigjet e jastëkut nëpërmjet prekjeve dhe përkëdheljeve terapisti ose prindi mediat përmes tabelës kontrolluese. Nëse fëmija dëshiron dritat dhe muzikën e preferuar , ai duhet të ndërveprojë me terapistin. Ky model i sjelljes potencialisht mund të nxisë, mbështesë dhe përforcojë zhvillimin e shkathtësive themelore sociale, si për shembull kontaktet e syve, kërkesat e shkëmbimit ndërpersonal dhe vëmendjen e përbashkët ", shpjegon ekipi.
Autizmi po shndërrohet në një sfidë thelbësore për shëndetin publik, kjo për shkak të përhapjes së tij në rritje, por dhe për kostot shoqërore dhe ekonomike që ka. Ndaj, vendet e Europës Juglindore kanë shprehur angazhimin për bashkëpunimin në një rrjet të përbashkët në mënyrë të organizuar për t'i dhënë një përgjigje kësaj sfide. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen tek fëmijet pas moshës 1-2 vjeç, ndërkohë që specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri. I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur. Trajtimi i tij, sipas specialistëve, duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale, duke treguar më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.
Në Shqipëri është folur pak për autizmin dhe rastet e fëmijëve të ndjekur në mënyrë sporadike tregojnë për mungesë të informacionit në popullatë për këtë sëmundje, mosdiagnostikim të saktë, etj. Nëse prindi nuk e njeh dhe nuk e pranon situatën siç është, atëherë asnjë terapi nuk mund të funksionojë në përmirësimin e gjendjes, ndaj dhe është punuar shumë në drejtim të njohjes së autizimit, duke u përqëndruar tek prindërit dhe opinioni publik për ta pranuar këtë çrregullim. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i rëndë i funksioneve trunore (për rrjedhojë sjelljes njerëzore), shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra përsëritëse të tyre, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese".
Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës. Shenjat e hershme të sindromës së autizmit mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat më të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij. Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, në shumicën e rasteve janë hiperaktivë, por nuk përjashtohen rastet hipoaktivë.
Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike. Shenjat e hershme të autizmit lidhen edhe me çrregullimet e zhvillimit, që së bashku me ato gjuhësore, sipas mjekëve, janë shpesh motivi i parë i konsultimit, para çrregullimeve të sjelljes (mbyllja në vetvete, etj). Por, ka edhe simptoma të veçanta si vetëdëmtimi, që vëzhgohet ndonjëherë herët. "Sa më shpejt të identifikohet dhe sa më e lehtë të jetë si formë, aq më e mirë është ecuria e fëmijës", thonë mjekët, sipas të cilëve, në ndryshim nga e kaluara, fëmijët autikë sot kanë të ardhme.
Lidhur me përhapjen e këtyre çrregullimeve, raportimet vlerësojnë se në botë 3-4 fëmijë në 1000 vuajnë nga autizmi infantil. Autizimi prek më tepër meshkujt, sesa femrat e vlerësuar në raportin 4:1. Edhe pse për të kuruar simptoma specifike të autizimit ka barna, gjithnjë e më tepër specialistët flasin për teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri. Mjekësia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.
Sipas një studimi të fundit, "fëmijët e lindur para kohe janë dy deri tre herë më shumë të rrezikuar të shfaqin simptoma të autizmit, para moshës dyvjeçare, ndërsa shkaktarët e çrregullimeve që vështirësojnë komunikimin dhe ndërveprimin e fëmijëve me rrethin, mbeten të panjohura". Studimi hedh hipotezën se lindja para kohe nuk është e lidhur në mënyrë direkte me shfaqjen e autizmit, por shkaktari që nxit autizmin është njëkohësisht shkaktar i lindjes para kohe. Bazuar në të dhënat, nga 75 mijë të sëmurë me paaftësi, 10 për qind e tyre janë fëmijë, paaftësia e të cilëve mund të jetë fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetër. Ndërkohë, 14-20% e fëmijëve paraqesin në stade të ndryshme të jetës së tyre një çrregullim të shëndetit mendor.
Ndërsa, Kina numëron 10 milionë të prekur nga autizmi, ndër të cilët mbi 2 milionë fëmijë nën 14 vjeç. Specialistët që trajtojnë sëmundjen e autizmit shpesh bëjnë thirrje për ta njohur më mirë atë dhe për tu ardhur në ndihmë të prekurve dhe familjeve të tyre.
Vitet e fundit, përqindja e personave të prekur nga autizmi është rritur
ndjeshëm, madje sipas të dhënave zyrtare çdo vit në Kinë shënohen afro 200 mijë pacientë të prekur nga autozmi.
Në krahasim me vendet e zhvilluara, Kinës i mungojnë shumë profesionistët në fushën e autizmit. Logopedët dhe mjekët e riaftësimit janë të pamjaftueshëm përsa i përket numrit të madh të autistëve në vend. Ndaj duhet më shumë punë dhe pjesmarrje në veprimtarinë e trajtimit të autizmit, për nxitjen e shpejtë të sektorit të riaftësimit të të prekurve nga autizmi.