Qumështi i gjirit të nënës është ushqimi më i mirë dhe më i shëndetshëm për beben. Ushqyerja me gji – gjëja më e natyrshme, por nuk është edhe gjithmonë pa probleme. Pas lindjes së bebes, çdo nënë dëshiron që të ushqejë me gji fëmijën. Por në jetën praktike, ushqimi me gji nuk është një punë e lehtë. Ka raste kur thithat futen brenda, duke e bërë të vështirë thithjen e qumështit nga bebja. Një tjetër problem është ai i pamjaftueshmërisë së qumështit dhe i dhimbjeve të pakëndshme – plagë, të çara dhe lytha në lëkurën e thimthave. Këto probleme mund të bëhen sfidat më të mëdha të nënës së re. Në këtë artikull, do të analizojmë vështirësinë e ushqimit me gji dhe si t'i trajtojmë këto sfida.
1. Çarja e thimthave
Vetëm 35% e foshnjave kanë shansin që të ushqehen me qumështin e nënës në mbarë botën, përqindje kjo më e ulët se standardi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 80%. Ky fenomen vjen për shkaqe të ndryshme. Çarja e thithave është një nga sfidat më të mëdha që zakonisht ndërprerin gjidhënien. Disa probleme të tjera të dhimbshme janë gjakderdhja, ulçera, mastiti apo infeksioni i indit të gjirit etj.
Specialistët sugjerojnë se nënat mund të bëjnë disa hapa për ta lehtësuar dhimbjen e gjirit:
Gjatë ushqimit me gji, nëna duhet t'i japë më parë foshnjës gjirin që i dhemb më pak, për të pakësuar forcën e thithjes në gjirin tjetër. Foshnja me gojën e saj mbulon pjesën më të madhe të areolës (rrethi i errët te thimthat), duke thithur thellë thimthën në gojën e saj;
Thithja bëhet në mënyrë ritmike, e fortë dhe me pushime të shkurtra;
Kur të rritet sasia e qumështit, mund të ndieni se si foshnja gëlltitet;
Përveç kësaj, mund t'ia ushqeni më shpesh fëmijën me gji për ta zbrazur qumështin e rezervuar në gji. Pas gjidhënies ilaçi më i mirë për majat e gjirit është vetë qumështi, prandaj mund ta përdorni këtë metodë për të evituar infektimin apo çarjet.
Nëse keni shumë dhimbje për shkak të sasisë së lartë të qumështi në gji dhe foshnja s'mund ta thithë atë, nëna mund të ndalojë gjidhënien për 24 orë dhe ta thithë qumështin nëpërmjet pompës së gjirit. Kjo është edhe një metodë efektive për të pakësuar inflamacionin dhe probleme të tjera.
2. Dhimbja e gjirit nga qumështi i tepërt
Dhimbja e gjirit nga sasia e lartë e pa nxjerrë e qumështit ndodh shpesh në javën e parë pas lindjes së bebes. Kur ndryshon niveli hormonal shtohet lëvizja e brendshme e gjakut tek gjiri dhe do të rritet sekretimi i qumështit në gji, prandaj gjiri do të zmadhet për shkak të rezervimit të qumështit. Për lehtësimin e dhimbjes së gjirit, nënat duhet të fillojë ushqimin me gji bebes sa më parë pas lindjes së bebes. Nënat që ushqejnë beben më shpesh hasen me më pak probleme. Nëse bebja s'mund të thithë plotësisht qumështin e nënës, nëna duhet të përdorë pompën e posaçme për thithjen e qumështit.
Nëse gjiri i nënës ngurtësohet, nëna duhet t'i japë më shpesh qumësht bebes, pavarësisht ditë apo natë. Gjatë ditës dhe natës, nëna duhet ta ushqejë foshnjën sa herë që ajo ka uri, duhet hequr steriotipi se foshnja duhet të pijë me orare të rregullta, thonë pediatrit.
3. Çrregullimet emocionale të nënës
Çrregullimet emocionale tek nënat e reja janë ndër problemet më të përhapura dhe më bezdisëse gjatë gjidhënies. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, 1/7 e femrave preken nga depresioni post natal (pas lindjes së bebes), sëmundje kjo që shfaqet në forma të ndryshme. Disa nëna me raste serioze të depresionit kanë madje mendime të dëmtojnë veten dhe beben. Specialistët sugjerojnë se familjarët duhet ta vënë theksin tek nëna në periudhën e ushqimit me gji. Kur zbulojnë se nëna e re po vuan nga depresioni pas lindjes duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Së pari analizohet situata e sëmundjes dhe pas bisedës me psikologun, mjekët mund të zbulojnë burimet e depresionit dhe të lehtësojnë fenomenet e kësaj sëmundje nëpërmjet metodave përkatëse. Në të njëjtën kohë, dashuria e vazhdueshme familjare mund të ndihmojë kthimin e nënës në jetën normale. Në hapin e tretë, nëse simptomat e depresionit të nënës nuk lehtësohen dukshëm, duhet që nëna të survejohet gjatë kohës që qëndron me beben, pra mos ta lini vetëm, e gjitha kjo për të parandaluar ndonjë ngjarje të papritur.
4. Stërvitjet e përshtatshme për rikthimin e linjave trupore
Pas lindjes së bebes, shumë nënat shqetësohen për përkeqësimin e linjës trupore. Disa nëna madje heqin dorë nga gjidhënia për shkak të frikës së dobësimit të gjirit. Por në fakt, ushqimi me gji nuk do të shkaktojë dobësimin ose rënien e gjirit. Nëse nënat e reja mund të bëjë disa stërvitje të lehta, gjiri i tyre do të ruajë fortësinë dhe linjën. Sekretimi i qumështit në gji mund të harxhojë energjinë e trupit, duke ndihmuar rinormalizimin e linjës trupore të nënës. Ushqimi me gji mund të forcojë edhe komunikimin mes bebes dhe nënës, duke shtuar dashurinë dhe afrimitetin. Ushqimi me gji është metoda efektive për paradanlimin e depresionit tek nënat e reja. Specialistët sugjerojnë se çdo nënë e shëndetshme mund të lëvizë në 24 orë pas lindjes së bebes. Pas 2-3 ditësh, nënat mund të bëjnë stërvitje lehtare, si tendosja e gjymtyrëve të sipërm etj. Pas një jave, nënat mund të bëjnë disa stërvitje për rinormalizimin e linjës trupore. Nënat mund të pyesin specialistët për stërvitjet e përshtatshme pas lindjes.
5. Përkrahja shoqërore
Periudha e ushqimit me gji është fazë e veçantë që lidhet me jetën e dy brezave. Prandaj, përkrahjet e vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për familjen e ardhme.
Nëna e re duhet të përballojë ndryshimin e rolit të saj, që është një procesi i përshtatjes. Gjatë këtij procesi, nëna mund të shqetësohet shumë dhe të përballojë sfida të ndryshme si depresioni, mbindjeshmëri etj. Sipas të dhënave, fëmijët mund të ndjejnë shumë humorin e nënës gjatë periudhës së gjidhënies. Kur nëna shqetësohet, fëmijët mund të ndiejnë këtë ndjenjë negative gjatë ushqimit. Prandaj, përkrahja familjare e shoqërore ndaj nënës është shumë e rëndësishme. Kur nënat kanë shëndet të ekuilibruar emocional, bebja e saj do të rritet shëndetshëm si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.(Xu Guang)