Nga sondazhet mbi fituesit e lotarive në Britani, shumica e përfituesve do të blejnë një shtëpi më të mirë, ndërkohë që vetëm 9% e tyre do të qëndrojnë në apartament. Pas fitimit të lotarisë, 68% e përfituesve duan të banojnë në vilë.
Përveç kësaj, me fitimin e një lotarie ndryshon dukshëm karriera e fituesve. Sa më shumë para që të fitojnë aq më shumë gjasa ka që ata të ndryshojnë karrierën e tyre.
Sipas sondazheve në Suedi, ndër personat që kishin fituar lotari, 12% e tyre e lanë punën, 24% raujnë vendin e punës por pa të drejtë rroge dhe 16% punojnë më pak orë gjatë ditës apo javës.
Personat që nuk janë menaxhues të mirë të parasë, edhe kur fitojnë një lotari ata mund të zgjidhin problemin e përkohshëm financiar. Shumica e fituesve nuk arrijnë ta ruajnë këtë pasuri dhe e shpenzojnë menjëherë.
Në vitin 1998, në Kanada, Gerald Garsvagen fitoi çmimin e parë të lotarisë "Super Nr. 7" me një vlerë prej 10 milionë dollarësh amerikanë. Pas kësaj ai organizoi një festë me miqtë, dnërkohë që të gjitha paratë e fituara i shpenzoi për 7 vjet.
Imagjinoni nëse këto 10 milionë dollarë do të ishin mbëedhur nga puna e mundimshme disavjeçare. A do ta shpenzonte Gerald Garsvagen këtë pasuri kaq shpejt dhe në këtë mënyrë? Sigurisht që jo.
Përse njerëzit kanë qëndrime të ndryshme ndaj parasë? Arsyet kryesore vijnë nga "llogaritë psikologjike" të ndryshme.
Pasuria e njëjtë me "llogari psikologjike" të ndryshme
Një person që merr pjesë në një koncert do të paguajë çmim bilete 200 juanë. Para nisjes, ai humbi një kartë telefonike prej 200 juanësh. Megjithëse u shqetësua shumë nga kjo humbje parash, ai do të shkojë në koncert. Nëse do të humbte biletën e koncertit me vlerën prej 200 juanësh, ai nuk do të kishte më dëshirë të blinte një tjetër biletë e kështu do ta linte.
Edhe humbja e kartës së telefonit dhe humbja e biletës së koncertit janë njlë humbje me të njëjtën vlerë parash. Por pas humbjes së kartës telefonike, ai do të vazhdojë pjesëmarrjen në koncert, por pas humbjes së biletës së koncertit, ai nuk do të marrë pjesë në koncert. Përse ndodh kjo?
Arsyeja kryesore vjen nga "llogaritë psikologjike" të shumta brenda trurit. Karta telefonike dhe bileta e koncertit janë grumbulluar në "llogari psikologjike" të ndryshme. Si rezultat, pas humbjes së kartës telefonike, në llogarinë e koncertit, shpenzimi është i pandryshuar me 200 juanë(që është çmimi i biletës), prandaj ai nuk do të kthejë këtë biletë për të pakësuar shpenzimin e koncertit dhe do të shkojë në koncert. Pas humbjes së biletës së koncertit, nëse blen biletën tjetër të koncertit, në llogarinë e koncertit, shpenzimi arrin në 400 juanë, që është tepër i shtrenjtë. Prandaj, shumica e njerëzve do të heqin dorë nga blerja e një tjetër bilete për koncert.
Reagime të ndryshme të konsumatorëve për mallra të ndryshme me vlerë të njëjtë, vjen kryesisht nga "llogaritë psikologjike" të ndryshme. Me të njëjtën logjikë, 1 milion dollarë i grumbulluar nga puna e mundimshme dhe 1 milion dollarë i fituar në lotari ndodhen në llogari të ndryshme psikologjike.
Për shkak të llogarive të ndryshme psikologjike, pasuritë shpenzohen në mënyrë të ndryshme. Pasuria e arritur me punë të mundimshme do të shpenzohet me shumë kursim, ndërsa pasuria e papritur që fitohet në mënyrë shumë të lehtë do të shpenzohet në mënyrë të shkujdesur. Si rezultat, njerëzit që fitojnë lotari do të organizojnë festa luksoze për miqtë dhe do të blejnë mallra të ndryshme luksi, duke e shpenzuar këtë pasuri të papritur brenda një kohe të shkurtër.
Sipas psikologëve, çdo njeri do të ndërtojë llogari të ndryshme psikologjike sipas arsyeve të ndryshme, për ta menaxhuar pasurinë e vet. Mënyra e bërjes së parave sigurisht që është një element i rëndësishëm për ndërtimin e llogarive psikologjike, prandaj ka ndikim të madh tek veprimet e konsumatorëve.
Shpenzimet e qejfit
Zonja Li shkoi për pazar dhe pa një artikull kozmetik me çmim rreth 300 dollarë. Ajo pëlqeu shumë këtë artikull, por nuk e bleu pasi iu duk shtrenjtë. Por për ditëlindjen, burri i saj ia dhuroi këtë artikull kozmetik, veprim ky që e gëzoi pa masë zonjën.
Megjithëse zonja Li e kuptoi se pavarësisht se kush e bleu këtë artikull kozmetik përsëri paratë janë të familjes. Përse ajo mund të ketë një ndjenjë të ndryshme psikologjike për shpenzim të njëjtë për arsye të ndryshme. Sipas psikologëve, nëse zonja Li do ta blinte vetë këtë artikull kozmetik ai do të hynte tek shpenzimet familjare për jetën e përditshme dhe prandaj zonjës ky shpenzim iu duk i lartë. Por, bashkëshorti i saj ia dhuroi këtë artikull kozmetik, i cili u përket shpenzimeve emocionale. Por shpenzimet emocionale janë të paçmuara, prandaj njerëzit do të pranojë me gëzim dhuratë shumë luksoze dhe nuk dëshirojnë të blejnë mallrat luksoze.
Për shkak të ekzistencës së "llogarive psikologjike", njerëzit e zakonshëm mund të shpenzojnë shumë shpejt pasuri të papritur, si shpërblimet, pasuria e dhuruar ose përftimet në lotari. Por nga ana tjetër, ata do të tregojnë shumë kujdes për pensionet, llogaritë bankare etj, duke u treguar relativisht konservatorë ndaj këtyre pasurive.
Sipas sugjerimeve të psikologëve duhet të planifikojmë llogaritë e ndryshme sipas përdorimit të ardhëm të pasurisë. Kjo është një mënyrë e mirë për të menaxhuar shpenzimet e ardhme. Për shembull, një llogari për shpenzimet mujore familjare, një llogari për studimet e fëmijëve, një llogari për pensionin etj. Nëse mund të planifikojmë me qartësi dhe të ta zbatojmë me rreptësi këtë plan, atëherë nuk do të kemi problem me shpenzimet jashtë kontrollit dhe do të kemi një jetesë të qetë dhe pa stres për anën financiare.(Xu Guang)