Prostatiti është një sëmundje e infektimit të gjendrës së prostatës që prek rreth 38% të burrave të moshës seksualisht aktive.
Nuk duhet ta ngatërrojmë prostatitin me prostatën e zmadhuar. Prostatiti nuk çon në kancer të prostatës.
Shkaktarët e semundjes janë ende objekt studimi, por dihet me saktësi se janë infeksionet bakteriale ato që janë përgjegjëse për disa tipe të prostatiteve.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e prostatitit janë ulja e imunitetit, stresi si edhe traumat lokale.
Disa nga shenjat e sëmundjes janë;
DHIMBJET: janë karakteristike në infeksionet e prostatës
Dhimbje në një apo edhe ne të dy testikujt.
Ndjenjë rendese ne zonen Perineale
Dhimbje rrëzë kofshëve
Djegie në majën e uretres, gjatë dhe pas urinimit.
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut me ndjenjën e zbrazjes jo të plotë të urinës
Kohëzgjatja e sëmundjes e bën pjesën më të madhe të pacientëve të kenë gjendje ankthi, po ashtu ata kanë një ulje të dëshirës seksuale.
Ereksion të dobësuar.Mund te kene shenja gjaku në spermë dhe ejakulacion te hershëm.
CRREGULLIMET URINARE: Mund të jenë prezente edhe në të sëmurët me Hipertrofi Benigne të Prostatës, po ashtu edhe tek të sëmurët që vuajnë nga prostatiti. Diferenca eshte se kjo shenjë eshte me e vonshme dhe e menjëhershme teë të sëmurët me prostatitis.
Mund të kenë ndërprerje gjatë aktit të urinimit.
Urinim te shpeshtë me sasi të pakët urine.
Ndjenja të shpeshta urinimi gjatë natës
Ndjenja e zbrazjes jo te plotë te fshikëzes së urinës.
PAMUNDESI RIPRODHUESE: Pacientet qe vuajne per nje kohe te gjate nga ky grup smptomash, zakonisht arrijne edhe në një ulje të aftësisë riprodhuese.
PROSTATITI BAKTERIAL AKUT
Prostati bakterial akut fillon menjëhere me temperaturë të lartë për disa ditë me dhimbje perineale, me dhimbje mesi dhe me çrregullime të rënda urinare.
I sëmuri duhet të drejtohet tek mjeku, i cili me anë të eksplorimit rektal, në keto raste konstaton se gjendra e prostatës është e fryrë, e zmadhuar, e nxehtë, e butë dhe e dhimbshme në prekje.
TRAJTIMI
Studimet e fundit dëshmojnë se përdorimi i alfa-bllokantëve dhe i antibiotikëve, si edhe kombinime të ndryshme të këtyre dy tipeve të medikamenteve kanë dhënë rezultate më të mira për përmirësimin e simptomave klinike. Trajtimi me vetëm anti-inflamatorë i këtyre patologjive, ka qene me rezultate më të dobëta.
Zakonisht, pacientët i nënshtrohen cikleve me antibiotikë dhe antiinflamatore, së paku për 15 ditë.
Mund të përdoren gjithashtu medikamente antispastike urinare, sidomos në raste të urinimit të pavullnetshëm.
Këto mjekime duhet të pasohen nga i sëmuri, duke përmirësuar stilin e jetesës, shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Duhet të bëjë nje jetë seksuale të rregullt.
Të kufizojë disa produkte ushqimore si çokollatat, vezët, frutat e thata, djathërat, etj.
Të kufizojë pijet si kafeja, caji, pijet e gazuara si edhe ato alkoolike.
Gjatë ditës duhet të pijë ujë se paku 2 deri ne 3 litra, por jo 3 deri në 4 orë përpara se të shkojë për të fjetur.
Të ndërpritet pirja e duhanit, sepse nikotina është irrituese për fshikëzën e urinës.
PROSTATITI BAKTERIAL KRONIK
Prostatiti bakterial kronik është një patologji qe haset në shumë pacientë, që kane nje infeksion të gjendrës së prostatës dhe te vezikulave seminale. Zakonisht jane konstatuar më shpesh bakteriet si Escherichia Coli, Staphylococcus Epidermidis etj.
TRAJTIMI
Pasi pacienti të kete bere disa ekzaminime mikrobiologjike ( mbjellje te urinës apo te lëngut spermatik), për të individualizuar agjentin mikrobial, duhet te filloje trajtimi me antibiotic dhe me produkte alfa-litike, anti-inflamatore, multivitamina, fermente laktike, etj.
PROSTATITI KRONIK ABAKTERIAL
Prostatiti kronik abakterial vihet re me rrallë. Keta te semure zakonisht kane veshtiresi ne urinim si edhe fluksin e urines se nxjerre e kane te dobet. Në ekzaminimin rektal, pacienti ka dhimbje te fortë në prekje të prostatës, por vetem në një anë.
KESHILLA PER PACIENTET ME PROSTATIT AKUT APO KRONIK
DIETA
Të konsumohen ushqime te ngrohta dhe në orare te rregullta.
Te eliminohen ushqimet pikante dhe mishi i derrit, pijet alkoolike, rrushi, domatet si edhe ushqime te tjera qe mund te acidifikojnë urinën si cokollatat, te konservuarat, speca djegese, qepet, lulelakra, brokoli si edhe pije te gazuara.
STILI I JETËS
Të evitohen sportet, qe potencialisht mund te traumatizojne gjendren e prostatës si edhe bicikleta, motocikleta, kalerimi.
Të bëhen shëtitje dhe te praktikohen aktivitete sportive relaksuese si noti, vrapime te lehta, gjimnastikë për relaksimin e trupit, etj.
Të evitohen aktivitetet sedentare apo në pozicion të ulur si p.sh. udhëtimi me makinë për një kohë të gjatë.
Të bëhet kujdes për higjenen personale dhe atë intime, sidomos për ata që vuajnë nga hemorhoidet, duke marre terapi mjeksore per kurimin e tyre.
Të behet nje aktivitet i rregullt seksual
Të mos vishen të brendshme dhe pantallona shumë të ngushta.