E ashtuquajtura "Fole e zbrazët" në moshën e mesme është një fenomen i njohur në Kinë. Specialistët kinezë sqarojnë se ky fenomen ndodh kur një çift i martuar në moshë të re (rreth moshës 20-vjeçare) sjell në jetë po në moshë të re një fëmijë. Kur rritet fëmija largohet nga familja në moshën 18-19 vjeçare për studime. Në këtë kohë prindërit do të përjetojnë ndjenjën e "folesë së zbrazët" ndoshta rreth të dyzetave. Pavarësisht se ky është njëfenomen i njohur në Perëndim, në Kinë edhe pse jo një çështje madhore, përsëri në disa familje largimi i fëmijëve sjell ndikim psikologjik. Le të analizojmë disa nga sfidat që hasen prindërit kur u boshatiset shtëpia.
1. Lidhja e ngushtë me fëmijën
Psikologët theksojnë se kur prindërve u largohen fëmijët në vende të tjera ata e vuajnë shumë, sidomos ata të cilët kanë varësi të fortë ndaj fëmijëve të tyre. Këta prindër do të kenë shumë të vështirë përshtatjen me situatën e re. Përmendim dy raste...
A. Djali i zonjës Liu gjeti një punë në një universitet në Nankin. Djali i largua dhe nisi jetë të re, por çifti ndihej bosh. Në të kaluarën, djali ishte gjithmonë i fokusuar tek jeta familjare. Kur djali u largua nga familja, ky çift nuk dinte si të vazhdonte jetën e ardhme dhe të dy bashkëshortët u zhytën në një gjendje të zbrazët psikologjike.
B. Zoti Sun është 48 vjeç. Pas diplomimit, vajza e vetme e tij u martua në një qytezë tjetër. Gjatë Festës Kombëtare të Kinës, vajza u kthye në shtëpi me bashkëshortin e saj. Pavarësisht se ky ishte një rast për t'u lumturuar, zoti Sun dhe gruaja e tij nuk u ndien të gëzuar. Sa më shumë që afrohej fundi i festës kombëtare, aq më shumë pikëlloheshin prindërit. Në natën e fundit të festës, çifti lotoi fshehurazi. Pas largimit të vajzës, zotit Sun dhe gruas së tij i mungonte shumë vajza ditë pas dite.
Kultura tradicionale kineze nxit psikologjinë e integrimit të marrëdhënies prind-fëmijë. Pas lindjes së fëmijës, megjithëse është prerë kordoni i kërhtizës që lidh beben me trupin e nënës, "kordoni i kërthizës psikologjike" mes prindërve dhe fëmijës nuk mund të pritet lehtë. Në fakt, marrëdhënia prind-fëmijë frocohet dita-ditës me rritjen e fëmijës. Dy breza nuk mund të ndahen në mënyrë të pavarur dhe mungon jo vetëm pavarësia psikologjike e fëmijës nga prindërit, por edhe opinioni i pavarur i prindërve ndaj fëmijës.
Përveç kësaj, fenomeni i fëmijës së vetëm në familjet kineze forcoi psikologjinë e integrimit të marrëdhënieve prind-fëmijës. Fëmija i vetëm në familje do të ketë më shumë varësi ndaj prindërve. Në të njëjtën kohë, fëmija bëhet fokusi i familjes. Nëse fëmija rritet dhe e mënjanon këtë varësi ndaj prindërve, ata do të kenë ndjesinë sikur e kanë humbur fëmijën. Shumë prindër madje ankohen se fëmijët e tyre nuk i merr malli për familjen dhe se nuk i telefonojnë.
2. Periudha e dashurisë së dytë mes prindërve
Ndikimet psikologjike të shkaktuara nga "foleja e zbrazët" në moshën e mesme janë të ndryshme tek gjinitë. Në përgjithësi, nëna është ajo që vuan më shumë shpirtërisht nga largimi i fëmijës.
A. Zonja Zhen 45 vjeç tha se pasi e dërgoi djalin në universitet, u kthye në shtëpi. Kur e hapi dyert e shtëpisë, s'mund të pushonte së qari. Në të kaluarën, tryeza e djalit ishte e mbuluar me librat, por tani ajo ishte bosh. Në të kaluarën, ajo pastroi dhomën e djalit çdo ditë dhe ankohej nga rrobat e shumta të tij të hedhura kudo. Tani, dhoma e djalit është shumë e pastër, por asaj nuk ia bënte zemra të hynte në atë dhomë bosh. Ajo u pikëllua pa masë...
B. Djali i zonjës Lin u largua për herën e parë nga familja. Në ditët e para, mamaja Lin u ndie bosh dhe e telefononte djalin çdo ditë. Më pas ajo vendosi ta telefononte të birin në darkë me video call që mos ta shqetësonte gjatë ditës, pasi djali ishte shumë i ngarkuar me studimet universitare. Sa herë që djali nuk arrinte të lidhej me të ose nuk iu përgjigjte telefonit, ajo e priste përpara komputerit deri në orët e vona të natës.
Po përse fenomeni i "folesë së zbrazët" në moshën e mesme ka kaq shumë ndikim psikologjik tek nëna? Arsyeja kryesore vjen nga periudha e dashurisë së dytë brenda martesës.
Pas largimit të fëmijës nga familja, fokusi i jetës së çiftit mund të transferohet nga fëmija tek bashkëshorti, për të përmbushur kërkesat shpirtërore. Si rezultat, çifti i moshës së mesme mund të hyjë në periudhën e dashurisë së dytë brenda martesës. Por pritjet psikologjike të çiftit janë të ndryshme. Në përgjithësi, gruaja ngarkohet me detyra më të shumta si psh me gatimin dhe edukimin e fëmijëve. Pas largimit të fëmijës, gruaja do të ketë një ndjenjë zbrazëtie më të thellë dhe duhet të ketë pritshmëri më të lartë për dashurinë e dytë me burrin e saj. Por jeta e burrit u ndikua më pak nga fëmijët dhe nuk kishte ndryshime të madhe me largimin e tyre. Mosha e mesme është periudha e artë në karrierën e një burri. Prandaj, ai ka pritshmëri psikologjike më të paktë për dashurinë e dytë brenda martesës.
Këto konflikte brenda martesës shkaktuan pakënaqësinë e kërkesave psikologjike të gruas. Zonja Fang u përball me këtë gjendje të vështirë. Djali ishte në një universitet në një qytet tjetër. Ajo shpresonte shumë të qëndronte më shumë kohë me bashkëshortin e saj. Por, ai ishte shumë i zënë me punë dhe nuk ia plotësonte dot kërkesën.
3. Ndërprerja e "kordonit psikologjik"
A. Arritja e pavarësisë
Një temë e rëndësishme në moshën e mesme është mësimi i përsëritur i pavarësisë. Prindërit duhet të arrijnë ndërprerjen e "kordonit psikologjik" dhe duhet të rindërtojnë pavarësinë shpirtërore. Duhet të planifikojnë jetën e tyre dhe të organizojnë aktivitetet sipas dëshirës.
Prindërit duhet të kenë përgatitje psikologjike para largimit të fëmijës. Duhet të kuptojnë se fëmija s'mund të qëndrojë me ta gjithë jetën. Pas largimit të fëmijës nga familja, prindërit duhet të mos komunikojnë me ta orë e sekondë, kjo do t'i ndihmojë ata të mësohen me distancën.
B. Kthimi në botën e çiftit
Në periudhën fillestare të largimit të fëmijës, çifti duhet të shtojë kohën e shoqërimit me njëri-tjetrin. Burri duhet të bëhet më mirëkuptues ndaj bashkëshortes së tij dhe ta shoqërojë e respektojë më shumë në këtë moment.
C. Femrat duhet ta mbledhin veten dhe të mbajnë qëndrim pozitiv
Nëna duhet të përpiqet të kuptojë që ikja e fëmijës në një vend tjetër për studime apo punësim është një fenomen i pashmangshëm që ndodh pothuajse në cdo vend të botës. Prandaj ajo duhet të mbajë një qëndrim më pozitiv pas largimit të fëmijës. Për shembull: Zonjë Zhou ishte një dashuruese e arteve dhe kur ishte e re pëlqente vallëzimin. Pas lindjes së vajzës, ajo ishte shumë e zënë me detyrat familjare dhe të përkujdesjes dhe rritjes së vajzës. Kur vajza shkoi në universitet, ajo mori pjesë në grupin e arteve të të zonës dhe nisi të vallëzojë përsëri në kohën e lirë. Ajo u ndie më e gëzuar në periudhën e "folesë së zbrazët" të moshës së mesme. (Xu Guang)