Lumturia është një gjendje shpirtërore e brendshme, ndërsa kënaqësia ka lidhje me plotësimin e dëshirave për gjërat e jashtme ... lumturia e vërtetë mund të ndikohet nga rrethanat, por ajo nuk është e varur nga to.
Lumturia shpesh shihet si maksimizimi i kënaqësisë, dhe disa imagjinojnë se lumturia e vërtetë vjen nga përmbushja e kënaqësive. Lumturia mund të vijë nga një peizazh i mrekullueshëm, nga leximi i një libri ose dhe nga aroma e një trëndafili, në një kohë kur kënaqësia është e varur nga rrethana, vendi apo momenti. Ajo është e paqëndrueshme për nga natyra, dhe ndjesia që ajo ngjall mund të shndërrohet në ndjesi neutrale apo edhe të pakëndshme.
Me fjalë të tjera, kënaqësia vjen nga jashtë, ndërsa lumturia vjen nga brenda. Shumë prej nesh e njohin kënaqësinë. Është ndjenja që na krijohet kur hamë patatina apo fast-food edhe kur e dimë që janë të dëmshme për shëndetin; Studiuesit e lumturisë shprehen se "Nëse diçka është burim lumturie, sa më shumë të merreni me të, aq më shumë do lumturoheni."
Ndërkohë që, një burim kënaqësie si psh: ngrënia e patatinave, sigurisht që pasi të hamë shumë do të na mërziten. Kjo vlen dhe për shumë gjëra të tjera si psh blerja e një telefoni. Sa më shumë ta përdorni aq më shumë do të doni ta ndërroni me një të ri. Lumturia pra është një gjendje shpirtërore që e ndjejmë kur çlirohemi nga çdo lloj materialiteti, kur jetojmë në të tanishmen dhe përjetojmë çdo moment të
saj, kur jetojmë me dashuri dhe kur në momentet më të hidhura mendojmë që mund të ndodhte edhe më keq.
Lumturia është diçka që të gjithë përpiqemi ta arrijmë.. Por, a mund ta blejë paraja lumturinë?
Ja se çfarë mendojnë njerëz të ndryshëm…
Susan (SHBA-ja)
"Po, mendoj se paraja mund ta blejë lumturinë nëse përdoret si duhet. Për shembull, nëse dikush bën bamirësi, ose lë punën dhe nis biznesin e tij ka më shumë kohë për të kaluar me familjarët – të gjitha këto çojnë në lumturi.
Megjithatë, Nëse përdoret në mënyrë të gabuar si psh: nëse dikush blen gjëra të shtrenjta vetëm për t'u dukur para të tjerëve –kjo është shenjë e pa lumturisë".
Në Kinë, ato që preferohen shumë nga të pasurit janë produktet e lëkurës dhe automjetet, sipas raportit të fundit nga Robb dhe Ipsos, ku thuhet se këto 2 produkte zënë rreth 20 për qind të shpenzimeve të milionerëve kinezë.
Mike (SHBA)
"Paraja blen shumë gjëra, por nuk mund ta blejë lumturinë. Kur blen një makinë të mirë, më pas kërkon një akoma edhe më të mirë. Dikur punoja në një punë me pagë tepër të lartë. Por lodhesha shumë dhe isha gjithmonë pa humor. Tani fitoj më pak, por jam i lumtur pasi kam kohë të bollshme për veten dhe për familjen, Nuk janë gjërat që na bëjnë të lumtur–ato thjesht na bëjnë të duam gjithnjë e më shumë dhe më të mira. E kam zbuluar sekretin e lumturisë- është të jesh i lumtur në marrëdhënien tënde apo të duash ato që ke. Mund të jesh i varfër dhe i lumtur, ose mund të jesh i pasur, por i mjerë. Preferoj më mirë të jem i varfër, por i lumtur".
Deborah (Francë)
Mendoj se mirëqënia të jep siguri dhe qetësi mendore, por jo lumturi. Nëse kam para mjaftueshëm për të paguar qiranë apo faturat, ushqimin, karburantin etj, nuk e vras mendjen, por nëse nuk kam, nis mërzitem dhe nuk ndjehem e sigurt. Më kaplon një gjendje ankthi. Por, kurrë nuk e kam lidhur paranë me lumturinë. Nëse kam shumë ose pak jam mirënjohëse për aq sa kam, ky është çelësi i lumturisë...mirënjohja.
Pse materialsitët janë shpesh të palumtur?
Ata nuk mund të arrijnë përmbushjen përmes gjërave materiale, pronës, rrobave moderne, makinave dhe festave të shtrenjta.
Sipas specialsitëve ka disa arsye për këtë. Thesari i tyre janë objektet materiale dhe nuk ushqejnë pasionet
Ata nuk ndihen të sfiduar nga objektet e tyre të reja me shkëlqim
Zotërojnë telefonin e fundit, po sfidat e vërteta të jetës vijnë nga përvojat si edukimi në një marrëdhënie ose qëndrimi në një kopsht. Këto gjëra mund t'ju japin shpërblimin më të bukur. Psh; Kur ne kemi shpenzuar para dhe kohë në natyrë, kemi përfitime shëndetësore, reduktim të stresit, etj.
Ata janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre ekonomike dhe kërkojnë gjithnjë e më tepër.
Po ashtu vuajnë nga varësitë. Sipas hulumtimeve, kënaqësia në blerjen e gjërave të reja është jetëshkurtër. Megjithatë, dëshira për kënaqësi të shkurtra bëhet një varësi.
Njerëzit materialist nuk e kuptojnë që fuqia e tyre e shpenzimeve nuk është në fakt si kontribuues në asnjë mënyrë për mirëqenien e tyre. Ata do të tronditen nëse do e dinin se të pasurit priren të kenë norma të larta të depresionit.
Materializmi ka qenë i lidhur me shumë marrëdhënie të pakënaqura. Këtu është rezultati i një studimi, i cili i përfshiu 1,700 çifte. Çiftet e pakënaqura ishin ata që kishin rezultate të larta materializmi. Kishte një mungesë korrespondence në dashuri. Çifte të lumtur ishin ata që kishin pasuri materiale më pak.
(Xu Guang)