Çdokush kalon përmes etapave si lindja, moshimi, sëmundja dhe vdekja. Përjetimi i moshës së tretë është një fazë e pashmangshme. Si ta kalojmë priudhën e moshimit në mënyrë të shëndetshme?

Koncepti i moshimit

Shumë njerëz mendojnë se kur plakemi do të thotë që ka ardhur "koha e pavlefshme" dhe "faza e mërzitshme" e jetës. Ata kanë frikë për këtë periudhë. Por sipas të dhënave të vitit 2010 në Kinë, 83% e të moshuarve janë të mendimit se ata janë të shëndetshëm; 14% e të moshuarve pranojnë se kanë problemet shëndetësore, por mund të kujdesen për vetveten; vetëm 3% e të moshuarve thanë se kanë nevojë për ndihmë dhe shërbime të posacme nga të tjerët për jetën e përditshme. Në fakt, shumica e të moshuarve në Kinë gëzojnë një jetë të shëndetshme. Ata mund të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme dhe bëjnë shumë fiskulturë sidomos taiji.

Në ditët e sotme, të moshuarit kanë shëndet më të mirë dhe nivel më të lartë arsimor. Në vitin 1990, Organizata Botërore e Shëndetësisë paraqiti objektivin e jetës së shëndetshme për të moshuarit: nën sfondin e plakjes së popullsisë, duhet të përmirësohet cilësia e jetës së të moshuarve, nëpërmjet përpjekjeve të mbarë shoqërisë, duke krijuar një komunitet të shëndetshëm të moshuarish.

Vitet e fundit, në vendet e zhvilluara, është pranuar në përgjithësi dhe vënë në zbatim koncepti i komunitetit me të moshuarit e shëndetshëm. OBSH-ja theksoi se ky koncept duhet të përfshijë idetë komplekse si "aftësia e brendshme" dhe "mjedisi i jashtëm". Sot të moshuarit edhe pse me aftësi të kufizuara kanë kushte më të mira për të dalë nga banesa e tyre falë përmirësimit të infrastrukturës pa pengesë. Ata mund të integrohen më mirë në shoqëri.

Në mars të këtij viti, u publikua plani i të moshuarve të shëndetshëm, ku u shfaq ndryshimi i ideve të të moshuarve. Situata e fazës së të moshuarve lidhet ngusht me elementet e ndryshme të jetës, si lindja, arsim, zhvillimi i karrierës etj. Për shembull, varfëria e një personi të moshuar lidhet me lindjen e tij në fshat, humbjen e shkollimit në fëmijëri, punën e tepërt fizike që si pasojë i ka sjellë sëmundje kronike. Prandaj, përmirësimi i shëndetit të të moshuarve nuk duhet të zhvillohet vetëm në fazën e plakjes, por duhet të lidhen me proceset e ndryshme të jetës.

Mobilizimi i gjithë shoqërisë për të moshuarit

Cila është nevoja më e madhe e një të moshuari? Që të shoqërohet nga dikush. Fëmijët e të moshuarve duhet të kthehen më shpesh në shtëpi për të shoqëruar prindërit e tyre si dhe të kenë kontakte më të ngushta me ta përmes telefonit. Sektorët përkatës të qeverisë duhet të ngarkohen me detyrat e ruajtjes së të moshuarve nëpër formimit të rrjetit të kujdesjes. Qeveria mund të rekrutojë punonjës të posaçëm dhe të nxisë fqinjët, vullnetarër që të ruajnë të moshuarit në komunitet.

Qeveria duhet të hartojë sistemin e përsosur ligjor dhe sistemin e sigurimeve shoqërore, të cilat mund të ofrojnë shërbimet e gjithanshme të ruajtjes së të moshuarve, që përfshijnë shërbime kujdestarie afatgjata , organizimin e aktiviteteve të përshtatshme për ta etj.

Më 1 korrik të vitit 2013, qeveria kineze hartoi ligjet përkatëse, ku u paraqit koncepti i ndërtimit të mjedisit të përshtatshëm për të moshuarit. Me rritjen e moshës, funksionet e trupit të të moshuarve dobësohen gradualisht, por ata dëshirojnë një jetë të pavarur. Për të plotësuar dëshirat e tyre, nevojiten jo vetëm përpjekjet e familjes, por edhe infrastruktura pa pengesë. Prandaj, ashensorët, shkallët e posaçme etj, krijimi i një mjedisi dhe kulture shoqërore për respektimin e të moshuarve janë shumë të rëndësishme.

Në të kaluarën e shoqërisë bujqësore, shumë fshatarë punuar gjithë jetën. Sot, ka fazë pensioni, shumica e të moshuarve dëshirojnë të ndjekin jetë më të pasur me aktivitete. Me rritjen e përqindjes së të moshuarve, duhet të shtohene dhe shërbimet përkatëse publike ndaj tyre, për shembull, në mjetet transportuese, duhet të shtojmë ulëset e veçanta për të moshuarit. Në disa komunitete shoqërore, janë hartuar politika të ofrimit të pajisjeve publike ndaj të moshuarve në orare të posacme.

Rritja e përqindjes së të moshuarve nuk simbolizon probleme në të ardhmen

Duhet ta shohim nga ana pozitive fenomenin e plakjes së popullsisë. Nuk duhet t'i konsiderojmë të moshuarit si ngarkesë. Shumica e të moshuarve mund të kenë jetë të lumtur dhe mund të sjelli për shoqërinë aktuale energji pozitive dhe përvojë.

Në një shoqëri të ngrohtë, të moshuarit nuk do të bëhen grupe të ndaluara. Nën sfondin e sigurimeve të përsosura mjekësore e shoqërore, të moshuarit mund të gëzojnë lumturinë e fazës së vonshme të jetës.

Gjyshi Zhang është shumë entuziast dhe bujar. Ai ndihmon çdo person në vështirësi. Ai heq plehërat e mbetura në rrugët kryesore të kalimit në mëngjes dhe përshëndet me buzëqeshje çdo fqinj. Fëmijët e gjyshit Zhang nuk jetojnë me të, por e vizitojnë shpesh. Gjyshi Zhang ka një gjendje të mirë psikologjike, prandaj ai nuk ndihet asnjëherë vetëm.

Përvojat në vendet e ndryshme

Një grup i moshuar turistësh nga Australia vizitoi qytetin madhështor të Kinës Hangzhou, që është qyteti me kulturën tradicionale të çajit. Ata jo vetëm vizituan pikat e rëndësishme turistike, por gjithashtu morën pjesë në përvojën e vjeljes së çajit. Në qytetin Jingde të Kinës, ku prodhohet qeramika, këta të moshuarit nisën të formonin vetë qypa qeramike.

Në Britaninë e Madhe, është ngritur "Universiteti i të Moshuarve", ku janë vendosur trajnime të posacme për të moshuarit mbi 60 vjeç. Ata duhet të mësojnë drama të Shekspirit, të bëjnë intonime të ndryshme në bazë të skriptit dhe të analizojnë përmbajtjet e dramës. Këta të moshuar mund të japin një shfaqje dramatike të Shekspirit në zona të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Ndërsa në Japoni, të moshuarit u japin biçikletave. Mjedisi i komunitetit bëhet më i pastër. Të rinjtë respektojnë shumë kontributet e të moshuarve. Disa të moshuarit bëhen vullnetarë për ta ruajtur rendin e trafikut para shkollës, për të garantuar sigurinë e fëmijëve. (Xu Guang)