Vështirësia e transportimit të personave me aftësi të kufizuar është një problem i madh. Një shkallë ose një rrugë kalimi mund të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për ta. Vitet e fundit, Kina ka marrë masa për heqjen apo pakësimin e këtyre pengesave. Në mentronë e qytetit Shijiazhuang, kryeqendër e provincës Hebei, personat me aftësi të kufizuar mund të lëvizin lirshëm, pasi u janë krijuar kushtet për transportimin e tyre.
Në fund të muajit qershor në këtë qytet nisi punën metroja. Gan Lu që doli jashtë me karrocë zgjodhi këtë metodë të re transporti. Në të kaluarën, ai doli jashtë me automjet privat ose motorçikletë elektrike. Por tani, ai preferon metronë pasi shtëpia e tij është shumë pranë stacionit të metrosë.
Pasi doli jashtë shtëpisë, Gan Lu shkoi me karrocë tek stacioni i metrosë dhe hyri në stacion nëpërmjet ashensorit pa asnjë pengesë. Brenda stacionit të metrosë, ai përdori rrugën e veçantë për personat me aftësi të kufizuar.
Gan Lu është shumë i lumtur për metronë e re.
"Jam shumë i lumtur me strukturën e metrosë së re. Mund të lëviz pa asnjë pengesë. U tregova edhe miqve të mi për këtë, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të lëvizin lirshëm përmes metrosë."
Sapo mori vesh për hapjen e metrosë së re, Gan Lu u lumturua pa masë. Ai së bashku me 6 miq të tjerë me aftësi të kufizuar shkuan me karrocë në çdo stacion të metrosë për të provuar ashensorin dhe shkallët pa pangesa. Një udhëzues është vendosur nga kompania e metrosë dhe në çdo stacion për të informuar të gjithë personat me afëtsi të kufizuar.
Gan Lu u paralizua pas një aksidenti dhe pas kesaj ngjarje fatkeqe në jetën e tij i ra dëshira për të dalë nga shtëpia.
"Në fakt, me që jemi mbi karrocë nuk dëshirojmë të bezdisim të tjerët për ta kaluar rrugën me pengesa. Nuk është një gjë e lehtë që të tjerët të shtynë karrocat tona. Kur ka struktura pa pengesa, mund të dalim jashtë më lehtë dhe kemi më shumë dëshirë ta bëjmë këtë gjë sidomos kur dimë që nuk do të hasim vështirësi për të lëvizur. Shumë miq jkanë hasur të njëjtat probleme dhe ata nuk donin të dilnin jashtë për shkak të sfidave gjatë rrugës."
Infrastruktura pa pengesa i solli Gan Lu-së jo vetëm lirinë, por edhe vetbesmin dhe shpresën për të jetuar. Me të dalë jashtë shtëpisë, Gan Lu kontaktoi më shpesh me shoqërinë dhe punoi shumë përmes aktiviteteve shoqërore për të ndihmuar personat e tjerë me aftësi të kufizuar. Gan Lu themeloi "Shtëpinë e Njerëzve me Aftësi të Kufizuar", për të ndihmuar të lënduarit të rikthehen në normalitet dhe të besojnë përsëri tek jeta.
Aksidentet janë një nga shkaqet kryesore të paaftësisë. Sipas një sondazhi në vitin 2016 ndaj personave me aftësi të kufizuar, 1/16 e kinezëve kanë probleme me paaftësisë, 9.57% e tyre ka ardhur në ose gjatë lindjes, ndërkohë që 74.67% e tyre janë dëmtuar pas lindjes dhe 15.75% e tyre u dëmtuan për arsyet e papërcaktuara. Këto elemente pas lindjes përfshijnë aksidente, sëmundje, fatkeqësi natyrore etj. Njerëzit me aftësi të kufizuar përballojnë sfidat më të madhe psikologjike. Gan Lu tha se ai e riemëroi "Shtëpinë e Personave me Aftësi të Kufizuar" si "Shtëpia e Shpresës", meqenëse njerëzit mund të shohin më shumë shpresë në këtë shtëpi. Strukturat pa pengesa janë një bazë materiale që sjell shpresë.
Projektimi i ndërtesave pa pengesa nisi nga shekulli i 20-të. Në vitin 1961, në SHBA, u hartuan "Standardet Pa Pengesa" të parat në botë. Më vonë, këto standarde u implementuan në vende të tjera si Britaninë e Madhe, Kanada, Japoni etj.
Në vitet 80, Kina nisi ndërtimin e infrastrukturës pa pengesa, të cilat u zhvilluan shumë shpejt. Në mars të vitit 1985, në "Seminarin mbi mjedisin shoqëror të njerëzve me aftësi të kufizuar", shumë organizata publikuan së bashku propozimin e "krijimit të mjedisit të jetës të favorshëm për njerëz me aftësi të kufizuar", i cili u bë projektligj në Asamblenë Kombëtare Popullore dhe Konferencën Konsultative Politike e Popullit Kinez. Në vitin 1989, u miratuan "Rregullat e Ndërtimit të Rrugës dhe Ndërtesave të Qytetit për Personat me Aftësi të Kufizuar", që është rregulla e parë për infrastrukturën pa pengesa. Në vitin 2012, nisi zbatimin e "Rregullave të Dizajnimit pa Pengesa" të reja.
Ding Yukun është një sipërmarrëse me aftësi të kufizuara në qytetin Shijiazhuang.
"Mund të hymë me karrocë në banka, supermarket etj, pa nevojë të ndihmës nga të tjerët. Kjo është ndjenjë shumë e mirë. Më duket sikur jam një individ normal që jetoj normalisht si të tjerët që kryejnë aktivitete të zakonshme."
Ding Yukun tani mund të ngasë makinë me patentë të posaçme për njerëzit me aftësi të kufizuar për të shkuar në krahinat e ndryshme të Kinës, falë përhapjes së strukturave pa pengesa në shumë rajone të Kinës.
Kryetari i Shoqatës së ersonave me Aftësi të Kufizuar të Provincës Hebei, Zhu Lijie u shpreh se në zonat rurale të provincës Hebei, po zhvillohen ndërtimet e infrastrukturës pa pengesa në familjet e fshatarëve.
"Po bëhet rindërtimi i infrastrukturës pa pengesa për familjet dhe kjo gjë mund të garantojë lirinë e një pacienti, pra të dalë vetë me karrocë pa u kufizuar të qëndrojë mbyllur brenda. Për shembull, u rindërtuan shkallë të posaçme, u rindërtua kuzhina në atë formë që është e përshtatshme për gatim për ata që janë ulur mbi karrocë."
Zhu Lijie tha se ristrukturimi në familjet e njerëzve me aftësi të kufizuar përfshin edhe përdorimin e teknologjive të reja.
Kushtet e jetesës së njerëzve me aftësi të kufizuar janë standardet e rëndësishme e qytetërimeve dhe simbolet e rëndësishëm i progresit shoqëror. Në kohët e sotme, cilësia e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuar po ngrihet hap pas hapi.(Xu Guang)