Sa mendime kalojnë në mendjen e një njeriu gjatë një dite? Nëse, do thonim 30 mijë, a do habiteshit? Çështja është si i përdorni ju këto 30 mijë mendime çdo ditë. Studimet mbi trurin dhe mendimet kanë arritur në përfundimin se 84-92% e mendimeve që kalojnë në kokën tonë çdo ditë janë po të njëjta me ato të djeshmet. Jo vetëm kaq, por 82-90% e mendimeve tona janë NEGATIVE.
Analistët theksojnë se humori juaj ndikon tek mendimet, dhe që ne i lejojmë ndjenjat dhe emocionet tona negative të na ndikojnë tek mendimet.
A ju ka ndodhur të ëndërroni për diçka, më pas mendja juaj kalon tek një kujtim i hidhur?
Autori dhe poeti amerikan James Allen thotë, "Çdo veprim dhe ndjenjë pasohet me një mendim."
Ralph Waldo Emerson tha, " Paraardhësi i çdo veprimi është mendimi".
Po ashtu shumë të tjerë kanë thënë se mendimet përcaktojnë fatin tonë.
Ja si të evitoni mendimet toksike nga koka:
1) "Kontrolloni" mendimet tuaja
Kjo ndoshta nuk është shumë e lehtë, por përpiquni.
Nëse mund të kapni mendimet tuaja në 30 sekondat e para, atëherë mund ta fshini apo ta evitoni atë përpara se të hyjë në kujtesën tuaj.
Mësoni si të refuzoni një mendim negativ përpara se t'ju zërë hapësirën e mendjes suaj. Nëse e arrini këtë qëllim, atëherë do ta zhvilloni këtë aftësi përditë e më shumë dhe brenda një periudhe do të jeni në gjendje të largoni mendimet negative, duke i zëvendësuar ato me mendime pozitive.
Ndalojeni mendimin negativ përpara se t'ju bëjë dëm.
2) Merrni një vendim
Studimet kanë arritur në përfundimin se çfarëdo që t'ju ndodhë në jetë, ju mund ta rigjeni përsëri lumturinë. Kërkimet treguan se 50 për qind e trurit tonë është gjenetike, 10 për qind varet nga rrethanat (si psh: puna ku punojmë, i martuar ose jo, mirëqënia etj) 40 përqind përcaktohet nga mendimet e zakonshme, ndjenjat, fjalët dhe veprimet. Me anë të këtij studimi përcaktohet se pavarësisht geneve, ju përsëri keni shpresë për të ndryshuar jetën dhe për të arritur lumturinë. A keni parë si disa njerëz të cilët edhe pse goditen nga fatkeqësitë, (humbja e një personi të dashur, humbja e vendit të punës, shembja e shtëpisë etj., përsëri ruajnë një qëndrim pozitiv ndaj jetës? Ndërsa të tjerët nuk e kalojnë lehtë…
Ju keni 3 zgjedhje për çdo mendim:
a. Kontrolloni mendimet dhe emocionet tuaj
b. Fshini mendimin negativ brenda 30 sekondave dhe zëvendësojeni atë me një pozitiv.
c. Analizoni mendimin
• Kujdes me mendimet. Mbani një ditar nëse mundeni. Mbani shënime dhe një historik të mendimeve tuaja.
• Kënaquni me gjërat në jetë dhe mendimet tuaja do jenë pozitive, qeshni më shumë.
• Mbani mend që keni një zgjidhje dhe potencialin për të ndryshuar mendimet tuaja.
• Praktikoni artin e falenderimit dhe mos u krahasoni me të tjerët si dhe mos prisni shumë nga ta se mund të mbeteni të zhgënjyer.
• Përsërisni pohime të shëndetshme çdo ditë si psh: (Jam i/e lumtur, Kam çdo gjë në jetën time, etj)
Si ta ndryshoni situatën:
Shkruani çdo mendim negativ apo toksik që mendoni gjatë ditës dhe ndryshojeni atë. Psh: Një mendim toksik është: "Dukem e shëndoshë çfarëdo që të vesh"
Zëvendësojeni atë me një të shëndetshëm: "Më pëlqen buzëqeshja ime dhe gëzimi që u dhuron të tjerëve".
Mos harroni që mendimet i kemi në 3 forma
1. Mendime të së kaluarës—Kujtimet
2. Mendimet e tanishme
3. Mendimet e së ardhmes—Ëndrrat
Pra, ka shumë rëndësi për mënyrën se si mendoni, nëse mendimet tuaja janë negative atëherë ju ia merrni vetes kontrollin ndaj asaj që bëni, ndërsa edhe do të filloni t'u besoni këtyre mendimeve negative. Ky qëndrim do të thotë që keni prirje për t'u dorëzuar lehtë.
Shumë prej nesh kanë tendencë të parashikojnë të ardhmen, krijojnë edhe vizione negative në kokën e tyre. Problemi me këto mendime është që ndikojnë fuqishëm në mendje dhe mund të duket që gjërat janë me të vërtetë ashtu. Nëse lejoni që t'ju dominojë stresi, kjo mund të ndikojë negativisht në sistemin tuaj imunitar, dhe do të sëmureni më lehtë. Është pikërisht stresi kronik shkaktari i 90% të sëmundjeve.
Disa të tjerët përpiqen të lexojnë mendjen e të tjerëve. E vërteta është që në fakt nuk keni lidhje se çfarë mendojnë njerëzit. Nëse ju shikon dikush, kjo gjë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po ju gjykon.
Fajësimi i të tjerëve - është joproduktiv pasi ju ikni nga përgjegjësia për dështimet ose sukseset tuaja. Kur nisni fjalinë me "ky është faji yt", mënyra e tillë e të menduarit është tepër e dëmshme. Mendimet negative ju bëjnë viktimë, por fakti është që në shumicën e rasteve pikërisht ju jeni ata që korrni atë që mbillni në jetë.