Vitet e fundit, Kina ka bërë përpjekje për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të shëndetit publik, duke lehtësuar procesin e trajtimit dhe duke parandaluar më efektivisht sëmundjet kronike. Deri tani, shërbimet shëndetësore parësore në Kinë përbëhen nga 12 programe, përfshi vaksinimin, trajtimin e shëndetit të moshës së tretë etj.
Ofrimi i shërbimeve shëndetësore falas është një sistem afatgjatë dhe bazë në fushën e shëndetit publik. Më 10 korrik, në Pekin, zv.drejtori i Shëndetit Bazë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Gao Guangming u shpreh në konferencën e shtypit se qysh nga zbatimi i programeve të shërbimeve të shëndetit publik në vitin 2009, më shumë banorë kanë përfiturar nga këto shërbime dhe janë vendosur më shumë programe shëndetësore.
"Nga viti 2009 deri në vitin 2016, numri i programeve shëndetësore u zgjerua nga 9 në 12. Shtimi i programeve favorizon rritjen e cilësisë së shërbimit tek të gjitha grupmoshat, parandalimin e sëmundjeve etj. Këto janë shërbime falas për të gjithë banorët. Në mbarë vendin, ekzistojnë mbi 710 qendra të shërbimit shëndetësor parësor, si organet e shërbimeve në komuna, bashki, qytete dhe fshatra."
Këto 12 programe shërbimi ofrohen ndaj të gjitha banorëve. Në këto programe, është theksuar administrimi i shëndetit për fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Gang Guangming shpjegon shërbimet konkrete ndaj banorëve:
"Për shembull, mundësimi i një dosje elektronike me informacionet shëndetësore të çdo banori; ofrimi i shërbimeve dhe vizitave mjekësore familjare për fëmijët nën 6 vjeç; vaksinimet falas janë pjesë e programeve të shëndetit publik. Sipas tabelës së vaksinimit, fëmijët nën 6 vjeç duhet të bëjnë 28 vaksina gjatë moshave të ndryshme. Gjithashtu ofrohen shërbime të ndryshme për nënat e reja dhe gratë shtatzëna për shëndetin e fëmijës si dhe për analizat para lindjes. Përveç kësaj, analizat rutinë të gjakut dhe të urinë janë falas për të moshuarit dhe ofrohen vizita mjekësore në shtëpi dhe shërbimet e përdorimit të ilaçeve ndaj pacientëve me hipertension, diabet, depresion, tuberkuloz etj."
Sipas të dhënave statistikore, deri në fund të vitit 2015, 76.4% e banorëve kanë dosje elektronike, 116 milionë të moshuari kanë përdorur sistemin e administrimit të shëndetit. Në vitin 2016, 91.6% e grave shtatzëna, 92.4% e fëmijëve nën 6 vjeç mbulohen nga sistemi elektronik i administrimit.
Sivjet, standardi i subvencionit të shërbimeve të shëndetit publik baze do të arrijë në 50 juanë për çdo person. Në Kinë, ka një popullsi prej mbi 1.3 miliardë. Sipas drejtorit të Qendrës së Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Fondeve Zhang Chaoyang, vitet e fundit, Kina ka shtuar gradualisht përkrahjen e fondeve ndaj programeve të shëndetit publik dhe ka forcuar administrimin e fondeve.
"Programet e shëndetit publik kanë shumë mbështetje nga qeveria, e cila garanton investimin e fondeve. Qysh nga viti 2009, filloi zbatimi i këtyre programeve në shkallë të gjerë, standardi i subvencionit qeveritar u rrit nga 15 juanë për person në 45 juanë për person në vitin 2016. Rezultatet e vlerësimit lidhen me fondet e përgatitura për vitin e tjetër. Ky është programi i parë i shëndetit publik që ndërton sistemin e vlerësimit afatgjatë në nivel kombëtar."
Siç njoftohet se puna e mëtejshme e programeve të shëndetit publik do të zhvillohet për të përmbushur kërkesat e banorëve. Përmirësimi i pajisjeve shëndetësore në komunë dhe përgatitja e specialistëve të shëndetit për shërbime në këto zona janë pjesë e rëndësishme e këtij misioni. Gjyshja Jiang në rrugën "Youyi" të zonës "Hexi" të qytetit Tianjin është mbi 60 vjeç sivjet. Ajo nënshkroi një marrëveshje me mjekun e familjes duke marrë shërbime të mira mjekësore.
"Vuaj nga hipertensioni. Sic e dimë kërkohet shumë punë pasi ka shumë procedura për të bërë analiza mjekësore në spitalet e mëdha, ku ka shumë pacientë. Por, tani në komunën time, ka dy qendra të kujdesit shëndetësor ngritur si pjesë e programeve të shërbimit shëndetësor në vend. Në këtë qendër, mjekët e familjes mund të bëjnë analiza mjekësore, të japin ilaçet e përshtatshme, dhe sugjerime për një stil të shëndetshëm të jetesës. Për shkak të shërbimeve të shkëlqyera nga mjekë e familjes, kam ndaluar përdorimin e ilaçeve për hipertension. Për 3-4 vite, nuk kam përdor asnjë ilaç dhe tensioni i gjakut është relativisht i qëndrueshëm."
Objektivi i përgjithshëm i reformës shëndetësore në Kinë është që çdo person të ketë mundësi të gëzojë shërbim shëndetësor cilësor. Siç bëri të ditur nga Komisioni i Planifikimit Shëndetësor Kombëtar, në të ardhme, do të nxitet hapja e dosjeve elektronike për banorët në zonat e thella, do të nxitet më shumë përdorimi i internetit, për t'u ofruar banorëve shërbimet bazë për një përmirësim më të mirë të gjendjes shëndetësore në vend. (Xu Guang)