Në maj të çdo viti, Shoqata e Akupunkturës dhe Trajtimeve Neurologjike organizon një trajnim njëjavor për trajtimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze për mjekët gjermanë.
Në këtë trajnim mbi akupunkturën mbi 10 mjekë të rinj gjermanë dëgjojnë me vëmendje informacione mbi meridianët (kanale imagjinare të energjisë në trup). Profesorja Regina Schwanitz ka mbi 40 vjet që jep leksione në Gjermani për akupunkturën. Sivjet, ajo është 72 vjeç. Që prej prillit të këtij viti, ajo përfundoi detyrën si kryetare e Shoqatës së Akupunkturës dhe nisi punën si lektore mbi akupunkturën dhe analizës mjekësore.
"Teoria dhe përvoja praktike e mjekësisë tradicionale kineze janë të kundërta dhe të unifikuara. Por, mjekësia perëndimore është e ndryshme. A është A, B është B. Prandaj, është shumë e vështirë për ne që të kuptojmë konceptin e teorisë së mjekësisë kineze. Gjermanët preferojnë të mësojnë gjera më konkrete. Sot, nuk erdhën shumë njerëz. Zakonisht duhet të marrin pjesë të paktën 20-30 persona për leksionet mbi praktikën e akupunkturës dhe diskutime në grup."
Sipas rregullave një mjek gjerman duhet të përfundojë 200 orë mësimi akupunkture dhe pasi të përfundojë me sukses fazën e provës ai merr licencë dhe mund ta ushtrojë këtë profesion. Mjekët që morën pjesë në trajnimet mbi akupunkturën janë nga fusha të ndryshme përfshi ortopedinë, kirurgjinë etj. Ata vijnë për të mësuar teknikat e akupunkturës, për të pakësuar dhimbjet e pacientëve.
Mjeku Chrisoph Rehkamp në trajnimin e akupunkturës:
"Ilaçet e mjekësisë perëndimore, veçanërisht ato antibiotiku dhe pajisjet moderne si skanografi CT, kanë ndikime negative për organizmin. Nëse përzgjedhim akupunkturën dhe metodat e natyrës për efektet më të mira të trajtimit do të kemi më pak efekte anësore. Medikamentet perëndimore nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet. Është shumë e vështirë që të mësojmë mjekësinë tradicionale kineze, pasi konceptet e saj janë totalisht të ndryshme nga mjekësia perëndimore. Këto ndryshime vijnë nga diferencat kulturore Lindje-Perëndim."
Henrik Krieger është një mjek ortoped. Ai ushtron edhe akupunkturë për pacientët e tij.
"Patjetër, kam përdorur teknikat e akupunkturës për trajtimin e pacientëve të mi. Ky është qëllimi që marr pjesë nëkëtë trajnim. Kam praktikuar metodat e akupunkturës për dëmtimet nga sporti dhe dhimbjet kronike tek të moshuarit, dhe ka pasur rezultat të kënaqshëm. Sipas kërkesave, mjekët gjermanë duhet të studiojnë të paktën 200 orë mësim dhe të përfundojnë provimet, pastaj mund të praktikojmë metodat e akupunkturës ndaj pacientëve."
Profesori Liu Jing, kryetari i Institutit Europian të Mjekësisë Kineze ka punuar në Gjermani mbi 20 vjet me teknikat e akupunkturës. Ai tha se zhvillimi i mjekësisë kineze në vendet e huaja duhet të përputhet jo vetëm me kërkesat moderne, por edhe me kërkesat e lokalizmit. Në teorinë e filozofisë së mjekësisë kineze, janë theksuar edhe elementet e kohës, të mjedisit dhe të personit. Këto 3 elemente janë shumë të rëndësishme jo vetëm në procesin e kurimit, por edhe për zhvillimin e mjekësisë kineze në vendet e huaja.
"Lokalizimi është elementi më i rëndësishëm i zhvillimit të mjekësisë kineze në vendet e huaja. Për shembull, në Gjermani, organizatat e administrimit të profesionit luajnë rol shumë të rëndësishëm si dhe rolin vendimtar për zhvillimin e mjekësisë kineze. Prandaj, mjekësia kineze duhet të zhvillohet sipas kërkesave të organizatës administrative të mjekësisë dhe nën përkrahjen e shoqatës dhe grupet e akupunkturës. Para 10 vjetësh, kryetari i Shoqatës së Akupunkturës Gjermane Walburg Maric më tregon se tani, afro 50 mijë mjekët gjermanë po përdorin metodat e akupunkturës. Ky nuk është një numër i vogël. Këto arritje lidhen ngushtë me përpjekjet e shoqatave të akupunkturave të mjekësisë kineze në Gjermani."(Xu Guang)