Cilësia e dobët e gjumit të fëmijës vjen për arsye të ndryshme, si vapa, uria, urina, jashtëqitja, etja, sëmundja, ëndrra e këqija etj. Por disa foshnje vuajnë nga mankthi që i lë natën pa gjumë dhe kjo zë rreth 3% të numrit të tyre. Ndërsa të rriturit që vuajnë nga mankthi i natës arrijnë në 1%. Shumica e fëmijëve të prekur nga ky problem janë kryesisht të moshës 3-10 vjeç, ndërsa të rriturit me këtë problem janë të moshës 20-30 vjeç.
Mankthi shfaqet në të shumtën e rasteve brenda 2 orëve pas fjetjes. Fëmijët që vuajnë nga mankthi kanë disa simptomat, thirrja dhe qarja në gjumë, lëvizja e gjymtyrëve, ngritja nga krevat, shprehi të frikshme të fytyrës, djersitje, frymëmarrje e shpejtë, aritmi dhe skuqje të fytyrës. Ndonjëherë fëmijët mund të tregojnë nodnjë fragment të përjetimit në endërr, por nuk mund të kujtojnë procesin e mankthit gjatë natës.
Po përse vuajnë fëmijët nga mankthi?
1. Truri i fëmijës nuk është zhvilluar ende si duhet. Pjesa e nervave që kontrollon gjumin është ende e paformuar mirë. Prandaj, fëmijët kanë cilësi relativisht të dobët të gjumit, por që nuk duhet të shqetësoheni pasi ky është një fenomen normal gjatë procesit të rritjes së fëmijës. Me rritjen e vazhdueshme të fëmijës, këto simptoma do të zhduken gradualisht.
2. Elementët psikologjikë: shqetësimi, ankthi, tensioni i tepërt etj. Këto luhatje humori janë stimulime të përkohshme që vijnë nga mbiaktiviteti i ditës, filmat horror ose përrallat e frikshme para gjumit. Fëmijët në këtë moshë kanë aftësi më të fortë të gjuhës dhe të mendimit. Ata kanë dhe imagjinatë shumë të zhvilluar. Këto stimulime mund të shkaktojnë ëndrra të ndryshme gjatë natës si dhe shfaqjen e mankthit.
3. Fenomeni i vazhdueshëm i mankthit të natës mund të shkaktohet nga elementë të ndryshëm si ushqim i pamjaftueshëm, rritja abnormale e trurit, disharmoni mes sistemit nervor qendror, talamusit dhe hipofizës, probleme të sistetim endokrin, mungesë kalciumi etj.
4. Mankthi mund të shkaktohet edhe nga ethet, humbja e gjumit dhe disa ilaçe.
Nëse mankthi shfaqet shumë shpesh mirë është ta çoni fëmijën tek neurologu., i cili pasi të marrë informacionin e duhur për problemin mund t'ju kërkojë të bëni analizagjaku, elektroencefalogramë, elektrokardiogramë, etj.
Në të njëjtën kohë, mjeku mund t'ju bëjë disa pyetje si:
1. Kur u shfaq mankthi për herë të parë?
2. Në çfarë faze të natës ndodhi ai dhe sa zgjat?
3. Si është gjendja e përditshme e humorit.
4. A ka simptoma shoqëruese?
Masat për lehtësimin e fenomenit të mankthit përfshijnë shmangien e aktiviteteve të tepërta ditore, rregullimin e aktiviteteve të ndryshme. Duhet të përpiqeni të eleminoni ato fenomene që jua përkeqësojnë cilësinë e gjumit. Mund të përdorni bimë kineze për gjumin ose akupunkturën.
Nëse simptomat nuk janë të shpehsta dhe të dukshme, atëherë prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë. Me rritjen e fëmijës, këto simptoma do të zhduken gradualisht.
Gjatë ditës duhet t'u kushtoni vëmendje këtyre 3 problemeve.
1. Duhet të keni shprehi të shëndetshme të fjetjes. Për shembull, evitoni gjumin nën një mjedis me shumë dritë, sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e ajrosur mirë dhe mos flini me barkun plot. Këto shprehi ju ndihmojnë janë për të garantuar rritjen normale të trurit dhe cilësinë e mirë të gjumit.
2. Ulja e presionit psikologjik të fëmijës. Përveç elementeve fizike dhe trupore, prindërit duhet të përpiqen për heqjen e stresit të fëmijës. Për shembull, mund t'i jepni fëmijës ët lexojë tregime të përshtatshme apo të merret me aktivitete që ulin nivelin e stresit. Mund ta shoqëroni fëmijën dhe të diskutoni me të përpara se të bjerë për të fjetur, duke dëgjuar një muzikë të lehtë. Këto mënyra ndihmojnë së tepërmi në uljen e nivelit të mankthit gjatë natës.
3. Nxitini fëmijët të zhvillojnë aktivitete të ndryshme gjatë ditës, të cilat mund të përmirësojnë jo vetëm shëndetin e saj , por edhe nxitis ekuilibrin e neurotransmetuesve në tru. Nëse fëmijët bëjnë aktivitete të mjaftueshme gjatë ditës, do të lodhen në mbërmje dhe kështu do të flenë më shpejt dhe më mirë.
Disa prindërit mund të pyesin a është mankthi një ankth?
Në fakt, mankthi është i ngjashëm me ankthin, por këto dy fenomene ndodhin në orare të ndryshme dhe me simptoma të ndryshme. Mankthi ndodh në pjesën e parë të gjumit, ndërsa ankthi në pjesën e vonshme të gjumit. Përveç kësaj, mankthi shoqërohet me lëvizje të shumta dhe të forta të gjymtyrëve, e folur në gjumë etj., ndërsa gjatë ankthit nuk ka lëvizje të shumta të gjymtyrëve apo e folur në gjumë.
Nëse fëmijët vuajnë nga mankthi prindërit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Përveç kësaj, mundohuni mos shfaqni frikë apo pamje shqetësuese përpara fëmijës; mos i flisni fëmijëve për mankthin, mos i kritikoni ata, pasi këtë veprime mund të shtojnë ngarkesën emocionale të fëmijës. (Xu Guang)